Ekonomi

  • Ishte parashikuar që në 15 tetor të zhvillohej procesi i hapjes së ofertave nga 4 kompani të cilat kanë shprehur interes për marrjen me koncesion të mirëmbajtjes së rrugës së Kombit, por burime nga Ministria e Transporteve thanë për Shqiptarja.com se kompanitë kanë kërkuar specifikime më të mira nga ana e ministrisë.
  • Studimi: Vetëm 0.8% e kompanive
    në Shqipëri, janë shoqëri aksionere

    Një studim i “Open Data Albania” zbardh se vetëm 0.8% e sipërmarrjeve në Shqipëri janë shoqëri aksionere ndërkohë që tregu dominohet tërësisht nga subjektet Person Fizik, të cilat përbëjnë 78% të totalit. Sipas ODA, për vitin 2014 pjesën më të madhe të subjekteve punëdhënëse e përfaqësojnë ato me 1 deri në 4 të punësuar me rreth 89.77% të totalit të përgjithshëm, ndërsa pjesën më të vogël e paraqesin subjektet me 50 e më shumë punonjës me rreth 1.31% të totalit të tyre. 

  • Legalizimet, ALUIZNI miraton 1.108 
    familjet që marrin tapitë në Tiranë
    PDF/Lista me emrat e lejeve në Tiranë

    Gazeta print Shqiptarja.com publikon emrat e 1,108 peronave në kryeqytet të cilëve u është miratuar leja e legalizimit dhe që duhet të kryejnë veprimet përkatëse për marrjen e pronësisë mbi truallin. 

  • Intervista/ LSI, Spahiu: Ashpërsimet 
    rrisin çmimin e korrupsionit

    "Është shumë më efektive që të dënosh dikë me gjobë të përshkallëzuar sesa ta fusësh në burg për çdo gjë"- kështu është shprehur Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në një intervistë për shqiptarja.com , Përparim Spahiu i cili i konsideron si zgjidhje të gabuara ashpërsimet e Kodit Penal ndaj shkeljeve tatimore e doganore të biznesit.

  • Reforma e tatimeve, burg për 
    evazion?Biznesmenët në revoltë 

    Projektligji i propozuar nga qeveria kundër evazionit tatimor shkakton kundërshtime të forta nga tregtarët.Flasin Përparim Spahiu Gjergj Buxhuku dhe Sherefedin Shehu. Përmes një deklarate zyrtare administrata tatimore ka paralajmëruar të gjithë tatimpaguesit për përshkallëzimin e kontrolleve tatimore, të cilat tashmë do të kryhen përmes përzgjedhjes në bazë risku. 
    Buxhuku: Në rrezik nisma po nuk u ndryshuan politikat sociale

  • Crown Agents nuk largohet,mbetet
    e përkushtuar ndaj Shqipërisë

    Pas supozimeve të disa mediave mbi punën e Crown Agents dhe zëvendësimit të saj nga një kompani gjeorgjiane e quajtur Reformatics ka reaguar për mediat Crown Agents. Pavarësisht zërave se puna e Crown Agents ka dështuar, kjo e fundit thotë se Ministria e Financave vazhdon të vlerësojë punën dhe përpjekjet që ato po bëjnë.

  • Rikthehet rritja e huave të këqija
    shkojnë në 460 milionë euro

    Pas një rënieje të ndjeshme të treguesit të huave të pakthyera me afat në banka në tremujorin e dytë, sistemi bankar nuk ka arritur të përmirësojnë ritmet në korrik e gusht.
    Të dhënat e fundit të Shoqatës së Bankave tregojnë se në fund të muajit gusht huat me probleme mbetën në 21% të totalit, njësoj si në korrik.

  • Ferrari teston veten në bursë

    Më 21 tetor Ferrari do të kuotohet zyrtarisht në bursë. Sergio Marcchione dhe i gjithë grupi kanë nisur punën intensivisht me investitorët.  Dokumenti zyrtar me të gjitha informacionet e ofertës publike fillestare është dërguar ditën e premte te Autoriteti Amerikan i Kontrollit të Tregjeve.

  • “Hileja” e biznesit: Në shtator 2 herë
    më shumë kupona, me gjysëm çmimi

    Në shtator janë lëshuar mbi 39.300 kuponë, ose 2.2 herë më shumë se shtatori i një viti më parë, ndërkohë që vlera mesatare e një kuponi tatimor ka zbritur nga 3400 lekë në shtatorin e dy viteve më parë, në më pak se 1500 lekë aktualisht…

  • Bono thesari apo depozita? 
    Interesat në nivele minimale

    Bonot e thesarit kanë shënuar këtë javë një tjetër rekord në rënie, duke ngritur pikëpyetje te të gjithë ata qytetarë që e shohin tregun e letrave me vlerë si një mënyrë për të përfituar diçka nga kursimet e tyre.

  • Lehtësi investitorëve/ Italianët 
    "zbulojnë" bujqësinë shqiptare

    Nuk janë vetëm sipërmarrësit shqiptarë ata që kanë kthyer sytë nga bujqësia, si sektori i të ardhmes. Kosto e reduktuar me 10 herë e fuqisë punëtore, taksat pesë herë më të ulëta, klima, lehtësia për të siguruar ujitjen po fillojnë të tërheqin edhe investitorët italianë.

  • Dhoma Amerikane e Tregtisë:
    Taksat po falimentojnë biznesin

    Dhoma amerikane e tregtisë deklaron se ashpërsimi i masave për shkeljet tatimore rrezikon të falimentojë biznesin. Sipas saj ligji për procedurat tatimore miratuar në Kuvend pak ditë më parë ka efekt penalizues dhe nuk do të korrektojë gabimet.  VIDEO

  • Rama: Hetim ndërkombëtar sipas
     Kushtetutës, konsulencë e huaj

    Debati për aferën korruptive të CEZ ka acaruar dhe ka ngjallur mjaft debat në seancën e sotme plenare. Kryeministri Rama ka folur në lidhje me aferën e CEZ-it, për të cilën nuk ka përjashtuar pjesëmarrjen e hetuesve ndërkombëtarë por brenda kuadrit kushtetues.

  • Investimet në turizëm e ekonomi
    Ahmetaj: Kemi ende shumë punë 

    Shtimi i vendeve të punës dhe rritja ekonomike janë fokusi i investimeve të huaja në Shqipëri. Për këtë arsye USAID dhe SIDA po investojnë 6 milion dollarë në  turizëm e bujqësi. Megjithatë ministri Ahmetaj ka pranuar se ka ende shumë për të bërë në vendin tonë.  VIDEO

  • Inflacioni kaloi mbi nivelin
    e 2 përqindëshit në shtato

    Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi të dhënat e Indeksit të Çmimeve të Konsumit për muajin Shtator 2015. Sipas këtyre të dhënave rezulton se inflacioni në këtë muaj ishte 2,2%, ndërkohë që në Shtator 2014 qendronte në nivelin prej 1,5%. 

  • "Bankers": Firma e auditit do
    të zgjidhet brenda muajit teto

    Nëshkruhet marrëveshja për auditin dhe AKBN dhe Ministrinë. Kompania “Bankers Petroleum” bën me dije se ka firmosur termat e referencës me Agjencinë Shqiptare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Ministrin e Energjisë për të angazhuar një auditor ndërkombëtar si palë të tretë për të asistuar në zgjidhjen e çështjes së auditimit të pakonkluduar të kostove të rikuperueshme.

  • Nishani në Sofje: Të forcojmë
    bashkëpunimin ekonomiko-tregta

    Forcimi i bashkëpunimit ekonomiko-tregtar ishte kryefjala e bisedimeve mes Presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe homologut të tij bullgar, Rosen Plevneliev. Gjatë fjalës së tij Nishani tha se politikanët dhe qeveritë e të dyja vendeve duhet të krijojnë lehtësira për bizneset. 
    VIDEO

  • Investitorët e huaj: 51% nuk shohin
    klimë të favorshme për të bërë biznes

    Më shumë se 50% e investitorëve të huaj në Shqipëri shprehen se sistemi gjyqësor ndikon negativisht në klimën e biznesit. Gjithashtu ndryshimi  herë pas here i sistemit të taksave dhe korrupsioni në administratën tatimore janë probleme të tjera shqetësues për këta investitorë.
    VIDEO

  • Raporti, FMN ul pritshmëritë
    Rritja ekonomike 2.7% nga 3%

    Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur pritshmëritë për zhvillimin ekonomisë shqiptare. Sipas FMN, rritja e PPB të Shqipërisë për 2015, nuk do të jetë 3%, sa parashikimet në fillim të këtij vit, por afërsisht 2.7%.  VIDEO

  • Kodi i ri, ja kush rrezikon
    punën në shtet dhe në privat

    Çdo punonjës mund të kërkojë të drejtat e tij, duke filluar nga marrja e orëve pushim gjatë punës deri tek respektimi i kontratës. Punëmarrësi mund të rishikojë kontratën. Ja rastet kur mund të fitohet çështja në gjykatë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv