Ekonomi
-
70 mijë fermerë parashikohet të mbështeten nga skema kombëtare për këtë vit. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj tha se risi është subvencioni me 30 mijë lekë për çdo hektar të mbjellë me bimë aromatike, si dhe dhënia e parave në llogari për fermerët që marrin naftë pa taksa. Blegtorët do të marrin 10 mijë lekë për çdo krerë lopë dhe 1200 lekë për çdo dhi apo dele
6 Mars, 13:49 -
Analiza e Fatos Çoçolit: NATO, Kuçova dhe ekonomia jonë
5 Mars, 20:00Shqipëria, e katërta në botë për rritjen e investimeve të huaja, pas anëtarësimit në NATO. NATO shpenzoi 50 mln euro në Kuçovë, por ekonomia jonë merr katërfishin
-
Kostot e prodhimit dhe ndërtimit u rritën, u ulën çmimet e produkteve të importit
5 Mars, 18:20Kostot e prodhimit për të gjitha industritë nga ajo nxjerrëse, përpunuese e deri tek energjia janë rritur në fund të vitit 2023. Sipas INSTAT, edhe ndërtimi është shtrenjtuar, por nga ana tjetër në tremujorin e fundit vjet kanë rënë çmimet e importit, duke dhënë sinjale që bizneset vendase po i blejnë më lirë mallrat jashtë vendit.
-
Projektligji për turizmin/ Tërhiqet qeveria, qytetarët që japin dhoma me qira s’do regjistrohen si biznes! Ulet dhe gjoba
5 Mars, 16:50Personat që lëshojnë dhoma me qira vetëm gjatë verës, nuk do ta kenë detyrimin të regjistrohen si biznes në QKB, por vetëm ata sipërmarrës që kanë hotele, bllok apartamentesh apo struktura të tjera akomoduese. Komisioni i Veprimtarisë miratoi me ndryshime projektligjin për Turizmin, ku parashikohet ulja e gjobës për bizneset që nuk deklarojnë disa të dhëna kryesore për turistët.
-
Ligji i investimeve strategjike, afati shtyhet deri në dhjetor 2024, Tabaku: S’keni lënë gjë pa dhënë me këtë ligj! Braçe: S'kishim ç’të jepnim, i kishit dhënë ju para 2013-ës
5 Mars, 15:13Komisionet parlamentare kanë rrëzuar propozimet e deputetit të PS-së Eduard Shalsi për të rritur vlerën e investimit për të fituar statusin strategjik dhe ndryshimet e disa kushteve e kritereve në ligjin e investimeve strategjike.
-
Raporti konfidencial: Kushtoi 130 milionë euro, si u la të degradohej vetëm për 13 milionë euro TEC-i i Vlorës
5 Mars, 11:13Dy raporte konfidenciale zbulojnë se KESH ka lënë në gjumë letargjik prej 10 vitesh një pasuri që mund të riparohej me një faturë prej 13 milionë eurosh. Që kur është ndërtuar dymbëdhjetë vjet më parë, TEC-i i Vlorës i ka ngarkuar shqiptarët me një faturë rreth 200 milionë euro, pa funksionuar asnjë ditë të vetme.
-
Vihet në funksion bursa e përbashkët energjetike Kosovë – Shqipëri
5 Mars, 11:11Shqipëria dhe Kosova do të kenë një bursë të përbashkët për energjinë elektrike, për konkurrencë më të drejtë dhe çmime të besueshme. Përfshirja në Alpex, bursa shqiptare e energjisë elektrike e themeluar në vitin 2020, u inaugurua të hënën në një ceremoni në Prishtinë.
-
Miratohet projektligji për turizmin, 200 mijë lekë gjobë kush nuk deklaron numrin e vizitorëve! PD kundër: Regjim policor! Ministria: Formalizon sektorin
4 Mars, 20:57Partia Demokratike votoi kundër projektligjit për Turizmin, në komisionin e Ligjeve, me argumentin se gjobat e përcaktuara për bizneset janë abuzive dhe sipas tyre do të detyrojnë bizneset të mbyllen. Ndryshimet e propozuara nga qeveria për regjistrimin e të gjitha strukturave akomoduese pavarësisht kapacitetit të tyre, sipas Enkelejd Alibeaj do të dëmtojnë ecurinë e sektorit.
-
Kostot e ndërtimit në fund të vitit 2023 u rritën me 4%! INSTAT: Ndikoi energjia elektrike dhe rritja e pagave
4 Mars, 16:50Tregu i pasurive të paluajtshme mund të përfshihet nga një valë tjetër shtrenjtimi, nëse i referohemi raportit të INSTAT i cili thotë se kostot e ndërtimit janë rritur edhe në tremujorin e fundit të vitit 2023.
-
Investimet Strategjike deri në fund të 2024, jo në 2027! 'Ligjet' i thonë ‘jo’ ndryshimeve të tjera, Bushka: Brenda vitit drafti final! Ja qëndrimi i opozitës
4 Mars, 15:35Afati i ligjit të investimeve strategjike do të shtyhet deri në fund të këtij viti dhe jo deri në 2027. Afati ri u miratua në Komisionin e Ligjeve i cili nuk pranoi asnjë ndryshim tjetër të propozuar për këtë ligj me argumentin se brenda vitit qeveria duhet të sjellë draftin e ri të unifikuar për investimet e huaja dhe ato strategjike. Por shtyrja e afatit për PD-në është e papranueshme pasi ky ligj sipas tyre është korruptiv, klientelist dhe në dëm të interesit publik.
-
Analiza/ Bujqësia shqiptare ‘peng’ e financimit të munguar! BB: Duhet garanci sovrane! Titujt e pronësisë po pengojnë zhvillimin e sektorit
3 Mars, 14:38Zhvillimi i sektorit bujqësor në Shqipëri po pengohet nga mungesa e financimit, mungesa e titujve të bujqësisë, fragmentimi i tokave dhe infrastruktura e ulët në ujitje. Në një analizë të Bankës Botërore thuhet se Shqipëria duhet të miratojë skema garancie sovrane për të rritur financimin e sektorit si dhe të përmirësojë infrastrukturën ujitëse
-
10 mijë lekë në muaj, qeveria mbush llogaritë bankare të 300 individëve në Tiranë, Përmet e Peshkopi! Zbulohet projekti pilot për të nxitur pagesat dixhitale
2 Mars, 09:53Qeveria do mbushë llogaritë e 100 individëve me një vlerë prej 10 mijë lekësh në muaj me qëllim që të këto para ti shpenzojnë në platforma dixhitale.
-
Qytetarë e biznese pesimistë, bie me 2.6% besimi në ekonomi! BSH: Rënie në të gjithë sektorët, përveç ndërtimit
1 Mars, 19:10Besimi në ekonomi ka rënë në shkurt me 2.6% në raport me muajin janar. Banka e Shqipërisë thotë se përveç ndërtimit, të gjithë sektorët e tjerë përfshirë edhe konsumatorët janë pesimist për të ardhmen ndikuar prej situatës ekonomike, çmimeve dhe mungesës së punonjësve.
-
576 mijë shqiptarë në rrezik varfërie, rreth 20.6% e popullsisë së vendit! INSTAT: I varfër konsiderohet kush merr më pak se 35 mijë lekë në muaj
1 Mars, 18:33Sipas shifrave 20.6% e qytetarëve janë në rrezik varfërie, dhe kufiri për të qenë i tillë referuar INSTAT, është konsumi ditor më pak se 11 dollarë dita. Të ardhurat mujore për frymë që konsiderohen në kufi me rrezikun e varfërinë janë rreth 350 dollar muaj.
-
Bizneset Saudite kërkojnë rritje tregtie me Shqipërinë! Denaj: Ejani investoni në agroturizëm e bujqësi! Gonxhja: Kemi potencial në energji e teknologji
1 Mars, 17:21Qeveria fton sipërmarrësit e Arabisë Saudite të rrisin investimet e tyre në Shqipëri, në fushën e turizmit, teknologjisë, energjisë dhe bujqësisë. Në një takim të mbajtur në Tiranë, vetë bizneset saudite kërkuan rritje të shkëmbimeve tregtare me sipërmarrjen vendase, pasi sipas tyre ka shumë potencial të pazhvilluar.
-
BE 6 mld euro për rajonin, Çoçoli: ‘El Dorado’ e mundësive, ja marrëveshjet e rëndësishme! Aliaj: Problem, mungesa e projekteve nga Shqipëria
29 Shkurt, 20:05Ekspertët kanë diskutuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv lidhur me risitë që solli për Shqipërinë samiti që u mbajt sot në Tiranë mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së me qendër Planin e Rritjes Ekonomike me 6 miliardë dollarë për rajonin.
-
200 mijë lekë gjobë kush nuk deklaron numrin e vizitorëve! Zv/ministrja e Turizmit: 4500 struktura informale po presin pushues
29 Shkurt, 15:44Të gjitha strukturat akomoduese në vend, që presin turistë duhet të jenë të licencuara pavarësisht numrit të dhomave që kanë. Në komisionet parlamentare ka nisur diskutimi i projektligjit Për Turizmin i cili synon të ulë informalitetin në sektor, që po dëmton konkurrencën. Zëvendësministrja Vilma Bello tha se janë mbi 4500 struktura të paregjistruara që operojnë në vend
-
AMF nis zbatimin e udhërrëfyesit për regjimin europian të mbikëqyrjes në sigurime, çfarë parashikohet të ndodhë
29 Shkurt, 12:16Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunimin me Bankën Botërore dhe mbështetur nga Sekretariati Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO) ka nisur implementimin e udhërrëfyesit për regjimin europian të mbikëqyrjes në sigurime, Solvency II
-
2200 euro m te rruga e Durrësit, 4000 brenda qendrës së Tiranës! Bumi i ndërtimeve nuk po frenon shtrenjtimin e banesave
29 Shkurt, 11:58Apartamentet në vend po kushtojnë më shumë vit pas viti, dhe ky shtrenjtim nuk po ndalet pavarësisht bumit të ndërtimeve. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin e kaluar janë miratuar mbi 1600 leje ndërtimi me sipërfaqe mbi 2.1 milionë metër katror. Numri i lejeve të dhëna nga bashkitë u rrit me 12% vjet në raport me vitin 2022
-
Në janar u dha më shumë kredi, u tërhoqën 23.3 mld lekë! U rritën kursimet në lekë u ulën në valutë
28 Shkurt, 18:46Bizneset dhe qytetarët kanë tërhequr 23.3 miliardë lekë kredi në muajin e kaluar, vlera më e lartë e regjistruar prej 2016. Nga ana tjetër muajin e kaluar është rritur edhe vlera e kursimeve. Në këtë fillim viti raportohet për forcim të pozitave të lekut.