Ekonomi
-
Në 4 vitet e fundit në Shqipëri mbi 10 mijë të huaj morën leje qëndrimi për punë, kryesisht në industrinë ushqimore dhe fasoneri. Megjithatë, ekspertët thonë se as kjo nuk e plotëson nevojën për punonjës, ndaj kërkojnë reforma për të frenuar emigrimin.
21 Shkurt, 15:44 -
Merret vendimi/ Porti i ri tregtar i ‘Porto Romanos’ me kosto 422 mln euro do ndërtohet me fonde të buxhetit të shtetit
21 Shkurt, 15:04Ndërtimi i portit të ri tregtar në Porto Romano do të bëhet me fonde të buxhetit të shtetit. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë ku nëpërmjet rishikimit të buxhetit është klasifikuar edhe burimi i financimit të këtij projekti. Në buxhetin fillestar burimi i financimit ishte i paspecifikuar.
-
Qeveria miraton garancinë sovrane 4 mld lekë për fasonët! Ndryshon buxheti 2024, rriten pritshmëritë për të ardhurat
21 Shkurt, 13:304 miliardë lekë do të vendosen në dispozicion të sektorit të fasonerisë në formën e garancisë sovrane. Këshilli i Ministrave ka rishikuar këtë të mërkurë buxhetin e shtetit duke rritur pritshmëritë për të ardhurat me 11 miliardë lekë, si dhe është caktuar buxheti i ministrisë së Ekonomisë, burimi i financimit të portit tregtar në Porto Romano dhe financimi për strukturat për mbrojtjen e mjedisit e turizmit
-
Pas tatimit te profesionet e lira, pritet shtrenjtim i tarifave të shërbimeve mjekësore dhe psikologëve! Do ketë rritje edhe nga avokatët dhe kontabilistët
21 Shkurt, 07:48Pas ndryshimit të taksimit për profesionet e lira rriten tarifat për marrjen e shërbimit nga psikologët pranë gjykatave dhe për kontrollet mjekësore në klinikat private.
-
Analiza/ Ra në 59.2% të PBB-së, pse zbriti borxhi ynë publik?
20 Shkurt, 15:16Borxhi që si shtet u kemi qytetarëve tanë dhe kompanive të huaja zbriti në 59.2% të prodhimit tonë kombëtar. Kaq ulët nuk ka qenë që nga viti i largët 2008. Borxhi na u ul, dhe pse shpenzuam më shumë në 2019-2022. Imagjinoni sa do ulej, po të mos kishte qenë tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe sulmi i Putin mbi Ukrainën!
-
Drafti/ Ligji i investimeve strategjike, afat deri në vitin 2027! Tabaku: Shkel konkurrencën! Braçe: Mos të lejohen investime me para ruse e kriminale
20 Shkurt, 14:52Komisioni i Ekonomisë diskutoi sot projektligjin për shtyrjen e afatit për investimet strategjike deri në vitin 2027, i cili ndryshon edhe vlerën minimale të investimit që duhet të jetë mbi 50 milionë euro. Kundër u shpreh deputetja e PD Tabaku me argumentin se cenohet konkurrenca. Socialisti Braçe kërkoi kushte strikte për të frenuar futjen e parave kriminale, në veçanti ruse e kineze
-
Zaloshnja: Produktiviteti dhe inflacioni, ndërthurja e tyre aktuale në Shqipëri
20 Shkurt, 09:06Produktiviteti është një tregues ekonomik që mat sasinë e Produktit të Brendëshëm Bruto të prodhuar mesatarisht nga çdo punonjës i një vendi. Ndërsa inflacioni është treguesi ekonomik që mat rritjen e çmimit mesatar të shportës së mallrave dhe shërbimeve të konsumuara nga familjet e një vendi.
-
Eksportet e mallrave në pikiatë, në janar u tkurrën me 29%! Forcohet importi, INSTAT: U blenë jashtë 60 mld lekë mallra
19 Shkurt, 19:01Viti 2024 ka nisur me rënie të fortë të eksporteve dhe me fuqizim të importeve në vendin tonë. Sipas të dhënave të INSTAT eksportet në muajin janar u ulën me 29%, me shkak kryesor zhvlerësimin e valutës, ndërsa importet shënuan rritje me 3.4%.
-
Bilanci i vitit 2023/ Buxheti mblodhi një rekord prej 6 miliardë euro, borxhi publik në vlerat më të ulta prej 2008
19 Shkurt, 11:02Afro 6 miliardë euro është vlera e të ardhurave të mbledhura nga buxheti i shtetit në vitin e kaluar, ku ndikim kryesor ka dhënë ecuria ekonomike, ecuria e pozitive e sektorëve të ekonomisë kryesisht turizmit, por edhe rritja e pagave dhe e punësimit. Ministria e Financave raporton se vjet borxhi publik zbriti në nivelin më të ulët që prej 2008-ës, ndërsa deficiti regjistroi vlerën më të ulët historike.
-
Forcimi i lekut 'faktor kyç' në uljen e inflacionit edhe për këtë vit! BSH: Rënia e valutave shkaku i tretë për uljen e eksporteve
18 Shkurt, 20:58Banka e Shqipërisë vlerëson se forcimi i lekut kundrejt valutave ka pasur kontribut të rëndësishëm në rënien e çmimeve në vend, por nga ana tjetër i konsideron si shkak kryesor për rënien e tregtisë së mallrave. Përpos pritshmërive në raport theksohet se kursi aktual i këmbimit do të vazhdojë i tillë përgjatë gjithë vitit 2024
-
Hapet thirrja për start up-et, Ibrahimaj: Financim deri në 9 mln lekë për idetë më të mira! Ja hapat që duhet të ndiqni
17 Shkurt, 12:39Për të ndihmuar sipërmarrjet e reja inovatore në Shqipëri, por edhe zhvillimin apo rritjen e mëtejshme të atyre ekzistuese, Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Agjencia e Startup Albania, hapën thirrjen për bizneset që duan të përfitojnë nga grantet prej 300 milionë lekësh të vëna në dispozicion për vitin 2024.
-
Mete: Për herë të parë ulëm borxhin publik nën 60%, Sejko: 2023 viti, me nivelin më të lartë të investimeve të huaja direkte
16 Shkurt, 10:20Tirana mikpriti sot mbledhjen e Konstituencës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB)
-
Rreziku i pensioneve, borxhi ndaj sigurimeve arriti në 214 mln euro, u zgjerua me 10% më 2023
16 Shkurt, 07:53Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore vijnë të parat në hierarkinë e pagesave të tatimeve dhe taksave nga individët dhe bizneset, por vit pas viti po vihet re një shthurje e përgjegjësisë për të kryer pagesat.
-
Banka e Shqipërisë: Vendi mund të përballet me valë inflacioni! Shkak konfliktet rajonale dhe mungesa e punëtorëve
15 Shkurt, 17:27Vendi mund të përballet me një tjetër valë inflacioni, për shkak të konflikteve rajonale, pasigurisë në çmimin e naftës e karburantit si dhe prej mungesës së punonjësve. Ky është vlerësimi i bërë së fundmi nga Banka e Shqipërisë, e cila parashikon që inflacioni të zbresë në 3% këtë vit, dhe se në rast nevoje do rrisin normën bazë të interesit.
-
Kuvendi i jep ‘ok’ hapjes së basteve sportive online! 72 pro, asnjë kundër, Braçe e Xhafaj abstenojnë! Aplikojnë për licencë kompanitë me 30% kapital të huaj
15 Shkurt, 13:25Kuvendi vendosi rikthimin e basteve sportive online, pas 5 vitesh të mbyllura. Do të jenë 10 kompani që do të licencohen për ushtrimin e këtij aktiviteti, me afat 10 vjeçar, ndërkohë që kushtet për ngritjen e sistemeve do të caktohen nga qeveria dhe do të kontrollohen nga Komisioni i Licencave. Që të marrin pjesë në garë kompanitë duhet të kenë ushtruar 3 vite aktivitet në vendet e BE në këtë fushë
-
Fatos Çoçoli: Investimet amerikane në Shqipëri- Sipas Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë, ato janë trefishuar në tre vitet e fundit
15 Shkurt, 08:24Sot që Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken viziton vendin tonë, Shqipëria dhe SHBA-të kanë forcuar ndjeshëm marrëdhëniet e tyre ekonomike dhe tregtare
-
‘Ekonomia’ miraton projektligjin për sigurinë kibernetike! Ngrihet qendra e monitorimit të sistemeve digjitale! Drejtori i AKCESK: Sulme masive nga Irani e Rusia
14 Shkurt, 19:37Sistemet elektronike të institucioneve kryesore me të dhëna sensitive të shqiptarëve, shtetërore apo private qofshin, do të monitorohem nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, me synim që të shmangen sulmet që mund të dëmtojnë sistemet e të marrin të dhënat. Projektligji kaloi në parim në Komisionin e Ekonomisë, ndërsa cilësohet si i domosdoshëm në një kohë kur Shqipëria po sulmohet nga hackera të financuar nga Irani e Rusia.
-
Kushtojnë shtrenjtë por ka dhe mijëra bosh, kush po i blen apartamentet në Tiranë?
14 Shkurt, 15:46Prej vitit 2017, shtrenjtimi i apartamenteve nuk ka ndalur, thuhet në një analizë të bërë mbi këtë treg nga Banka e Shqipërisë.
-
84% e qarqeve po tkurren, popullsia zhvendoset në Tiranë! Eksperti: Përqendrimi i ekonomisë në kryeqytet, po shpopullon qytetet, të shpërndahen investimet
14 Shkurt, 13:44Banorët e shumë qarqeve, po zhvendosen me shpejtësi në Tiranë dhe në Durrës, aty ku është përqendruar ekonomia. Pjesa tjetër e vendit, është boshatisur dhe sipas Ministrisë së Brendshme, 84 përqind e qarqeve po përballen me ulje të ndjeshme të popullsisë
-
Qeveria rikthen fondet për agroturizmin, kush përfiton? Zv.ministri i Bujqësisë: Konsultim i hapur gjatë majit! Kemi kërkuar asistencën e gjermanëve
13 Shkurt, 20:45Si çdo fushë e turizmit në Shqipëri edhe agroturizmi ka fituar një rritje të ndjeshme të turistëve vendas dhe të huaj gjatë 5 viteve të fundit, ku vetëm gjatë vitit 2023, ky sektor pati një rritje të ardhurash me 30%.