Ekonomi
-
Ministri i Financave Ervin Mete mbajti fjalën e tij teksa theksoi rëndësinë e integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt Sistemit Europian të Pagesave (SEPA).
-
Lufta e Rusisë në Ukrainë goditi ekonominë dhe në Shqipëri, çmimet u rritën në ‘stratosferë’
28 Shkurt, 10:13Lufta në Ukrainë që u pasua me shtrenjtimin e naftës dhe të energjisë në shumë vende të botës, u ka shkaktuar miliona euro humbje familjeve dhe bizneseve shqiptare, për shkak të çmimeve stratosferike, që vijojnë të jenë të larta edhe sot
-
Programe mësimore nëpër shkolla për financat e kursimet! BSH miraton strategjinë e edukimit
27 Shkurt, 18:37Qytetarët shqiptarë kanë njohuri të ulëta financiare në raport me indeksin global. Për të rritur edukimin financiar Banka e Shqipërisë ka miratuar strategjinë 2024-2026, ku synohet që edukimi të nisë që në 9-vjeçare me orë mësimore për kursimin, të vijohet me një tekst të ri për gjimnazet mbi financat personale dhe me leksione në universitete për bankat, financat dhe ekonominë.
-
Bashkitë rrisin borxhet me 291 mln lekë! Nuk paguan investimet as shërbimet! Vora e Kavaja në vështirësi financiare
27 Shkurt, 18:08Borxhet e bashkive në vitin 2023 janë rritur me 291 milionë lekë sipas të dhënave të Ministrisë së Financave. Referuar të dhënave në fund të vitit detyrimet e papaguara të pushtetit vendor ishin rreth 5.7 miliardë lekë, dhe peshën më të madhe e mbajnë investimet dhe shërbimet e papaguara. Gjendja financiare më serioze është për bashkitë Kavajë dhe Vorë.
-
BERZH: Ballkanit Perëndimor i duhen 40 - 70 vite ose më shumë për të plotësuar hendekun me BE-në
27 Shkurt, 14:45Një studim i ri i BERZH mbi konvergjencën me standardet jetësore të BE vlerëson se Ballkanit Perëndimor do i duhen 40 – 70 vjet për të arritur plotësimin e hendekut të ndjeshëm që ka mes rajonit dhe Bashkimit Europian
-
Ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e huasë me BERZH
26 Shkurt, 17:45Shqipëria ka firmosur sot (26 shkurt) marrëveshjen e huasë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit.
-
Qeveria, referencë për shfrytëzimin e dhomave të hoteleve, eksperti: Vendim i nxituar! Presim rritje të turistëve me 15% nga 2023
26 Shkurt, 15:39Viti 2024 pritet të kapërcejë suksesin turistik të vitit që lamë pas dhe qeveria me ligj do tu caktojë hoteleve kapacitetin minimal të shfrytëzimit të strukturave akomoduese për të shmangur abuzimet, por për ekspertët ky është vendim i nxituar
-
Projekti 100 mln USD, hapet tenderi për Bypassin 1 Vlorë-Orikum
26 Shkurt, 14:24Tenderi për ndërtimin e Byspassit 1 Vlorë-Orikum, pjesë e projektit të rrugëve lidhëse lokale dhe rajonale, u hap në sistemin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
-
Skandali i rrugës Korçë-Ersekë, dyshimi i korrupsionit fillon gjithmonë nga firma që bën supervizionin dhe roli i ARRSH-së
24 Shkurt, 15:03Mbikëqyrësja e urës së shembur në rrugën Korçë-Erseke është kompaninë A & E ENGINEERING, me pronare Entela Çano, e cila me habi fitoi mbikëqyrjen e shumë punimeve të mëdha të kryera pothuajse gjithmonë nga e njëjta firmë ndertues. Domethënë, ndërtuesi dhe mbikëqyrësi bëhen, me pëlqimin e ARRSH-së, një lloj çifti fiks, kur për të garantuar punë cilësore duhet të jetë pikërisht e kundërta.
-
Shifrat/ Borxhi publik në vitin 2023 ra me 92.3 mln euro, por kostot e shlyerjes u rritën me mbi 223 milionë euro
23 Shkurt, 19:37Edhe pse borxhi publik vjet arriti në vlerën më të ulët të dekadës, referuar të dhënave të Ministrisë së Financave kostot e kthimit të borxhit u rritën. Afro 988 milionë euro është vlera e pagesave që ka bërë shteti për interesat dhe principalet e borxhit të marrë. Ndërsa në total borxhi publik vjet zbriti në 13.4 miliardë euro.
-
Ndotja e ajrit dhe mjedisit, drafti i ri rrit gjobat me 30%! Të gjitha masat që parashikohen për bizneset
23 Shkurt, 16:00Gjobat për bizneset që ndotin mjedisin dhe ajrin do të rriten me 30%. Ministria e Turizmit ka hedhur në konsultim publik dy projektligje për rritjen e gjobave me qëllim që të ulet ndotja në vend. Referuar drafteve gjobat për ndotësit do të fillojnë nga 690 mijë lekë deri në 2.6 milionë lekë në varësi të shkeljes. Ndërsa në ligjet aktuale gjoba maksimale është 2 milionë lekë.
-
-
Janari nis me rritje të ardhurash, u mblodhën 54 mld lekë! Ndikim pozitiv rritja e pagave
23 Shkurt, 15:08Viti 2024 ka nisur me performancë pozitive sa i takon të ardhurave të mbledhura. Ministria e Financave thotë se në janar janë arkëtuar 54.3 miliardë lekë, ose 4 miliardë lekë më shumë se në Janar 2023
-
Qeveria jep 385 mln euro për ndërtimin e Porto Romanos: Financimi domosdoshmëri, përshpejtohen procedurat
23 Shkurt, 14:49Brenda 3 vitesh buxheti i shtetit do të japë afro 385 milionë euro për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano. Në relacionin e rishikimit të buxhetit thuhet se fondet do të ndahen në 3 vite, dhe konsiderohet domosdoshmëri financimi i këtij projekti me rëndësi rajonale dhe impakt në ekonomi.
-
Shqipëria, pjesë e programit të tregut të përbashkët të BE-së, sipërmarrësit thirren të aplikojnë
22 Shkurt, 22:43Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njoftoi nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian, dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Programin “Programi i Tregut të Përbashkët për periudhën 2021-2027”
-
Eurostat: Shqipëria mes 10 shteteve me inflacionin më të lartë në BE
22 Shkurt, 16:42Jetesa në Shqipëri po shtrenjtohet më shumë se në vendet e BE, raporton EUROSTAT. Sipas zyrës statistikore të Bashkimit Evropian, në janar 2024 inflacioni në Shqipëri ishte 3.8% ndërkohë që mesatarja e BE ishte 3.1%. Referuar raportit me përjashtim të transportit gjithçka është shtrenjtuar.
-
Fasonët humbje 110 mln euro, Prençe: Garancia sovrane do na ndihmojë! Kërkojmë që interesi i kredisë të jetë 0% deri 1.5%
22 Shkurt, 15:35Pasi qeveria miratoi fondin prej 4 miliardë lekësh si garanci sovrane për bizneset fason për të dalë nga kriza, ky sektor ka kërkuar që norma e interesit të jetë nga 0 deri në 1.5%, shteti të garantojë 80% të kredisë si dhe bankat të mos kenë kërkesa mbi situatën e tyre financiare. Edvin Prençe tha për Report TV se sektori aktualisht është në vështirësi dhe se ka hequr 4500 punonjës nga puna
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës tejkalon në shifra Aeroportin e Beogradit
22 Shkurt, 13:29Rritja e vazhdueshme e fluksit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës thyen në mënyrë të vazhdueshme rekorde dhe këtë herë duke tejkaluar edhe aeroportin e Beogradit që për vite me radhë ka mbajtur vendin e parë në Ballkan.
-
Fasoneritë humbje 110 mln € prej rënies së euros, qeveria ju jep garancinë sovrane! Pro-eksport: Norma e interesit jo mbi 1.5%, shteti të garantojë 80% të kredisë
21 Shkurt, 16:31Kriza që përfshiu sektorin e tekstileve dhe këpucëve, i ka vënë kompanitë në kushte të vështira, disa kanë mbyllur aktivitetin e të tjerat kanë ulur numrin e punonjësve.
-
Arsyet pse fermerët janë në krizë, Rrapaj: Paketa fiskale ka probleme! Pilku: Rënie drastike e fondeve! Në Greqi protestë me traktorë para Parlamentit
21 Shkurt, 16:16Fermerët po përballen me vështirësi ndërsa shumë produkte të tyre bujqësore dhe blegtorale mbeten pa shitur. Ndonëse janë ngritur në protestë kërkesat e tyre kanë ndeshur me heshtjen e institucioneve.