Lajme nga emisionet
-
Ministrja për Shtetin për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali e ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv tha se aplikimet janë hapur me datën 16 Maj dhe të interesuarit do të mund të konkurrojnë me idenë e tyre deri më 5 Qershor. Individët, sipas ministres vetëdeklarohen si Start Up në portalin e-Albania dhe më pas pajisen me pasaportën e startup-it
20 Maj 2022, 22:55 -
Sfidat dhe vështirësitë e një jetimi, aktivisti flet në Report Tv: S’kemi asnjë privilegj, strehimi problematika jonë më e madhe! Mesazhi? Mos u dorëzo
20 Maj 2022, 19:46“Mos u dorëzo”, ishte ky mesazhi i fortë që dha aktivisti i të drejtave të jetimëve, Sabail Gjyli.
-
Ish-prokurori Beci: Zgjerimi i krimit të organizuar shton politikanët e korruptuar! Nga çfarë duhet të kemi kujdes
20 Maj 2022, 18:46Ish-prokurori Eugen Beci tha sot në emisionin ‘Kontrast’ se goditja e tetë bandave kriminale erdhi si pasojë e bashkëpunimit të disa prokurorive në vend. Ai deklaroi se lufta ndaj krimit të organizuar duhet të jetë pa kompromis sepse në momentin që ndërrohet ‘shefi’, rrezikohet vetë shteti. Ish-prokurori i Krimeve të Rënda tha se metodat e reja të hetimit, siç është edhe ajo e bashkëpunimit me të penduarit, janë mjaft efikase.
-
Lorenc Vangjeli: Shumë deputetë flasin me programe 'encrochat'! Në Tiranë do të zbarkojnë prokurorë francezë, belg e holandezë
20 Maj 2022, 18:24Analisti Lorenc Vangjeli paralajmëroi në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV se shumë shpejt në Tiranë pritet të zbarkojnë prokurorë nga Belgjika, Franca dhe Holanda. Ai deklaroi se bëhet fjalë për akuza ndaj personazheve që përdornin metodat e encrochatit, pa e ditur se mund të përgjoheshin
-
Bejko në Report Tv: PD do të futet në izolim total nëse në krye vjen 'non grata'! Dyshja Berisha-Meta? Do bëjnë zhurmë, por jo opozitë reale, s'pengojnë dot Ramën
20 Maj 2022, 18:12Ish-anëtari i Këshillit Kommbëtar të PD, Roland Bejko tha në Report Tv se Partia Demokratike do të futet në izolim total nëse Sali Berisha do të vijë në krye të saj. Ai shpjegoi se një "non grata" nuk do të mund të pranohet kurrsesi nga ndërkombëtarët si kryetari i një partie dhe për rrjedhojë do të dëmtohet PD.
-
SPAK nuk kapi 4 personazhet më të kërkuar të botës së krimit/ Eksperti Softa: Operacioni u dekonspirua, të përgjohen celularët e policëve
20 Maj 2022, 14:22Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ishte i ftuar në Report Tv në emisionin "Sot Live në Shqipëri" nga Andi Kapxhiu për të folur për ngjarjet kriminale që janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit.
-
‘Pse nuk e mora gruan artiste’ Osman Mula rrëfen anën e panjohur të tij mes artit dhe familjes
20 Maj 2022, 11:47Mes një rrëfimi interesant ku artisti i njohur Osman Mula zbuloi shumëçka nga vetja, nuk mund të mungonte edhe një bisedë për bashkëshorten e tij.
-
‘Këmbë e flokë të gjata, shpartallonte rrugën’ Osman Mula rrëfen njohjen me Ledina Çelon dhe si arriti ta bënte të famshme
20 Maj 2022, 11:24Osman Mula, mjeshtri i magjisë skenike me një karrierë 45 vjeçare ishte në “Rreze Dielli” për të ndarë kujtimet e tij mes regjisë, muzikës e saksofonit.
-
Finalja e Conference League, Shefi i Rendit Publik: Në stadium do jenë 19.500 tifozë, kemi marrë masat! Ja rruga që do ndjekim tifozët deri në Air Albania
19 Maj 2022, 20:35Shefi i Rendit Publik Zef Laskaj tha se në Stadiumin Air Albania për finalen e Conference League do të jenë 19.500 tifozë.
-
Presidenti i ri, Beqiri në 'Repolitix': Opozita nuk është serioze në negociata! Çaça: Test për vullnetin e PS
18 Maj 2022, 22:02Opozita dhe maxhoranca kanë arritur dakordësinë për zgjedhjen e presidentit të ri, por anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Përparim Çaça thotë në Report Tv se ky është test për të parë vullnetin e Partisë Socialiste në këtë proces.
-
Zv.ministrja Fino: Mbështesim anëtarësimin e Suedisë e Finlandës në NATO! Negociatat? Shqipëria gati, problemi vetëm çështje e brendshme e BE
18 Maj 2022, 18:55Shqipëria mbështet kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për tu bërë pjesë e NATO-s. Zëvendësministrja e Jashtme Megi Fino tha në Report Tv se vendi ynë do të bëjë çmos për të çuar përpara procedurat e anëtarësimit.
-
‘Pa Gjurmë’ gjen nënën e zhdukur me vajzën 2-vjeçare: Nuk kthehem më, dy fëmijët e tjerë t’i mbajë vjehrra
18 Maj 2022, 18:05Lë pas dy fëmijë të tjerë dhe u zhduk me vajzën 2-vjeçare më 10 maj të 2022. Emisioni investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV gjen nënë e bijë në një fshat të Lushnjes.
-
Aplikimi në NATO, ambasadorja suedeze: I domosdoshëm për sigurinë! S'duam që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut për integrimin në BE
18 Maj 2022, 17:52Pas shumë e shumë vitesh si një shtet neutral, Suedia vendosi të aplikonte zyrtarisht për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake më të madhe në botë, NATO-s. Kjo erdhi si pasojë i mjedisit të pasigurt që krijoi Rusia pas pushtimit të Ukrainës, siç tha edhe ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad.
-
Palët arritën dakordësinë, Qafoku në Report Tv: Në fund, presidenti do të jetë i PS! Nuk do e humbë këtë shans
18 Maj 2022, 12:45Gazetari Roland Qafoku ishte i ftuar në Report Tv në emisionin "Sot live në Shqipëri" nga gazetari Andi Kapxhiu për zgjedhjen e presidentit të ri pasi për herë të parë sot u zhvilluan negociata mes PS dhe PD. Gazetari Roland Qafoku tha se pavarësisht dakordësisë mes palëve, mazhoranca nuk do e humbë shansin që presidenti të jetë i PS.
-
Pakti Rama-Basha në 2017, Haklaj: Shmangu luftën civile! Topollaj: Marrëveshje pazari! Presidenti? Gazetari: Negociatat false, Balla po bën show
17 Maj 2022, 22:45Pakti Basha-Berisha më 17 maji ishte një marrëveshje shumë pozitive sipas ish-deputetit Azgan Haklaj, pasi shmangu luftën civile. I ftuar në “Repolitix”, Haklaj tha se kjo marrëveshje e forcoi PD, pasi u fut në zgjedhje.
-
Kritikat e Ramës për SPAK, Petro Koçi në Report Tv: PS nuk mund të heshtë për krimet më të mëdha! Pse nuk hetohet Berisha për Kompleksin 'Partizani'?!
17 Maj 2022, 20:14Deputeti socialist Petro Koçi tha në Report Tv se PS nuk do të negociojë me Sali Berishën për presidentin e ri, por edhe për asnjë çështje tjetër, pasi sipas tij Berisha është një kartë e djegur. Ai u ndalu edhe në kritikat e Ramës për SPAK se përse nuk ka nisur një hetim për Sali Berishën. Koçi thotë se PS nuk mund të heshtë kur ngjarja e 21 Janarit, Gërdeci apo edhe privatizimi i Kompleksit Partizani nga Berisha janë sheshit.
-
'Java amerikane', zyrtarja e Ambasadës për Report TV: Aktivitete të shumta kulturore në Tiranë e gjithë vendin
17 Maj 2022, 19:10Kjo javë shënon javën e Amerikës. Amanda Robertson, zv.shefe e zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në ambasadën e SHBA, ka shpjeguar në një intervistë në Report Tv të gjitha aktivitetet që do të mbahen në kuadër të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës. Zyrtarja amerikane shprehet se do të ketë një sërë aktivitetesh duke filluar kinematografinë amerikane, ushqimi, koncerte me muzikë në Tiranë, por edhe në të gjitha qytetet e tjera.
-
Aksidentet rrugore, eksperti në Report Tv: Kemi shtim, shoferët nuk e dinë që makina është një ‘armë’! Juristi: Duhet të forcohet edukimi i qytetarëve për rregullat e qarkullimit
17 Maj 2022, 18:40Eksperti i sigurisë rrugore, Ergys Muzhaqi tha se automjeti në dorën e një shoferi të papërgjegjshme shndërrohet në një “armë” që mund të vrasë. I ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, eksperti deklaroi se kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm aksidentet në rrugë, ndërsa theksoi se në shumicën e rasteve faji ka qenë i shoferëve
-
Fati i PD në Apel, Shehu në Report Tv: PD e përcaktojnë njerëzit dhe jo letrat e gjykatës! Negociata për presidentin? Rama po luan komedi
17 Maj 2022, 17:55Ditën e sotme është hedhur shorti për caktimin e gjyqtarëve, që do të shqyrtojnë kërkesën e Ivi Kasos, ku i kërkon gjykatës që mos të pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt si palë, për vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu Rithemelimin si PD-së zyrtare. Lidhur me këtë zhvillim të fundit, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaroi në Report Tv se PD nuk e bëjnë letrat e gjykatës, por njerëzit.
-
Ankimimi i Alibeajt të statutit të Berishës, Bumçi te '5 Pyetjet': S'i shërben demokratëve, po mban ndezur konfliktin! Opozita të propozojë presidentin
16 Maj 2022, 22:45Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Aldo Bumçi në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv ka folur lidhur me ankimimin e Enkelejd Alibeaj në Gjykatën e Apelit, statutin e PD-së. Sipas tij, kjo nuk i shërben bashkimit të demokratëve, por mban "zgjuar" konfliktin.
