Lajme nga emisionet
-
I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, ish-deputeti i PD-së Arben Ristani u shpreh se gjykata nuk mund të zvarrisë një çështje e cila ndikon jetën politike. Sipas Ristanit çështja mbahet varur nga Edi Rama që të ndikojë tek zgjedhjet, ndërsa gjykata duhet të ishte shprehur, që në momentin kur presidenti dekretoi një datë për zgjedhjet e 14 majit. Ristani u shpreh se kjo tregon një rënie të sistemit ligjor në vend.
7 Nëntor 2022, 19:10 -
PD-ja e ndarë në zgjedhje, Duka në Report Tv: 6 marsi është mësim për ta! Ka ende kohë dhe mund të arrihet në konsensus
7 Nëntor 2022, 20:15Kreu i Partisë Agrare Ambinetaliste Agron Duka thotë për Report Tv se zgjedhjet e 6 marsit janë një mësim për Partinë Demokratike, një arsye se pse dy grupimet opozitare duhet të dalin me kandidatë të përbashkët.
-
Zhduket në shtëpinë e fqinjit! Vëllai në ’Pa Gjurme’: Nuk na hapën derën, diçka ndodhi në oborr...
7 Nëntor 2022, 19:18Zhdukja e papritur e Arnold Shkozajt nga shtëpia e fqinjit më 31 korrik, të këtij viti ka ngritur dyshimet tek familjarët për një rrëmbim të mundshëm për arsye trafikimi, pa përjashtuar as pistën e vrasjes. 31-vjeçari nga fshati Topojan i Përmetit doli nga banesa e tij herët në mëngjes rreth orës 08:00 pa njoftuar askënd, për të shkuar tek familja Tartari, fqinj me të.
-
‘Pa Gjurmë’/ Rrëmbimi dhe vrasja e Renato Hamzës ishte larje hesapesh?! E ëma: Vrasësit më telefonuan pasi groposën tim bir
7 Nëntor 2022, 18:56Emisioni investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV e nisi puntatën e parë të këtij sezoni të ri me detaje mbi zhdukjen e këngëtarit Renato Hamza. Pas zhvarrosjes së një skeleti në fshatin Babje të Librazhdit, pak ditë më parë, për të cilin ka dyshime se i përket ‘Renit’ të Elbasani, nëna e 29-vjeçarit pranon se i përkasin të birit.
-
Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Si të trajtojmë hemorroidet pa ilaçe e operacion brenda dy ditëve
7 Nëntor 2022, 12:17Në rubrikën ‘Bima dhe shëndeti’ me mjekun populllor Ylli Merja në Report TV diskutuam më tepër mbi kurimin e hemorroideve vetëm me bimë medicinale.
-
Pritet një javë plot supriza, parashikimi yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja cilat janë shenjat më të favorizuara (VIDEO)
7 Nëntor 2022, 11:17Në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologu i njohur Jorgo Pulla tregoi më tepër për parashikimin e yjeve këtë javë.
-
Nis sot sezoni i ri i ‘5 Pyetjet’ nga Ilir Babaramo, çdo të hënë në 21:00 në Report Tv! Debate dhe intervista mbi aktualitetin
6 Nëntor 2022, 11:16Rifillon sot në mbrëmje sezoni i ri i emisionit ‘5 Pyetjet’. Debatet e nxehta, intervistat me protagonistët e jetës publike shqiptare do jenë sërish në qendër të këtij emisioni që drejtohet prej 20 vitesh nga gazetari Ilir Babaramo.
-
Sot nis sezoni i ri i 'Repolitix' me Denis Mingën, çdo të martë e të mërkurë në 21:00 në Report Tv! Në fokus aktualiteti dhe ngjarjet kryesore të ditës
8 Nëntor 2022, 08:19Emisioni ‘Repolitix’ rikthehet sonte me sezonin e ri duke nisur nga 8 nëntor çdo të martë dhe mërkurë ora 21:00. Moderuar nga gazetari Denis Minga edhe këtë sezon ‘Repolitix’ do t’i kushtojë një hapësirë të konsiderueshme aktualitetit dhe ngjarjes së ditës.
-
Nis sezoni i ri i ‘Pa Gjurmë’ me Odeta Dumen, çdo ditë nga e hënë në të premte në Report Tv në orën 15:30! Dëshmi dhe fakte për dhjetëra të humbur
6 Nëntor 2022, 09:39Emisioni investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report Tv nis këtë të hënë me sezonin e ri, duke rezervuar plot surpriza. Çdo ditë, nga e hëna në të premte, nga ora 15:30 deri në orën 17:00 në shtëpinë e re, me një studio krejtësisht ndryshe 'Pa Gjurmë' sjell mjaft dëshmi dhe informacione për dhjetëra të humbur.
-
Nga ëndrra për t’u bërë shkrimtar të sfida me Edi Ramën! Bledi Mane rrëfen pa censurë: Më ka marrë malli për kërcënime
5 Nëntor 2022, 23:00Një kapele të kthyer mbrapsht dhe një top basketbolli në duar, kështu kishte zgjedhur të shfaqej Bledi Mane teksa e prisja për intervistën e parapërcaktuar për emisionin “N’kohë” në Report Tv. I njohur si personazh kontrovers, shpesh herë Bledi ka pasur edhe pasoja për shkak të deklaratave të tij. Sot, ai erdhi në një rrëfim ndryshe teksa u përballë me një sfidë basketbolli.
-
Me historinë e jetës së tyre u realizua filmi ‘Fluturat’! Lindita dhe Ritvana rrëfejnë në ‘Esencë’ mes emocionesh fëmijërinë në kampet e internimit
4 Nëntor 2022, 19:06Dy histori njerëzore u ndanë në studion e emisionit ‘Esencë’ në Report Tv. Lindita dhe Ritvana dy zonja që me historinë e jetës së tyre u realizua filmi "Fluturat" të regjisorit Bujar Alimani rrëfyen jetën e tyre në Kampet e Internimit. Lindita Ndreu i kaloi 30 vitet e para të jetës në kamp.
-
PD e ndarë në zgjedhje, debati në Report Tv, Nebil Çika: Berisha s’e donte bashkimin, do të justifikojë humbjen! Luan Baçi: Alibeaj po lufton partinë
4 Nëntor 2022, 18:08Përçarja në Partinë Demokratike dhe dështimi i negociatave për bashkim në zgjedhjet e ardhshme vendore ishin tema e debatit në ‘Studio Live’ sonte në Report Tv!
-
Çifti i famshëm i parukierëve rrëfejnë në ‘Rreze Dielli’ historinë e veçantë të dashurisë dhe çelësin e suksesit të një martese 30 vjeçare
4 Nëntor 2022, 13:08Gazmend dhe Suela Ujkashi janë çifti i parukierëve tepër të njohur, të cilët rrëfyen në “Rreze Dielli” historinë e tyre të dashurisë tepër të veçantë.
-
-
-
-
-
-
-
