Lajme nga emisionet
-
Deputetja e PD, Sorina Koti në protestën e 8 janarit dhunën e pa nga brenda selisë blu, ku sipas saj mbështetës të Bashës i kishin pritur demokratët që po protestonin në mënyrë të qetë me shkopinj bejsbolli dhe dyer të blinduara. Koti foli edhe për përjashtimet dhe pezullimet e 28 anëtarëve aktiv të PD, ku e cilësoi këtë vendim si më të gabuarin pasi bashkë me to partisë u ikin edhe votat që ata mbledhin nga simpatizantët e tyre.
12 Janar 2022, 13:45 -
COVID-19/ Ulqinaku në Report Tv: Infektimet ‘shpërthyese’ dhe fluks në qendrat shëndetësore, të shikojmë mundësinë për masa të reja! Mjeku: Vaksina 'arma' më efikase
12 Janar 2022, 13:41“Shpërthyese” e cilësoi situatën e COVID-19 ditët e fundit, Zv. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dritan Ulqinaku duke folur për Report Tv, ndërsa shtoi se Omicron tashmë është varianti mbizotërues në Shqipëri.
-
A ka një moshë të caktuar kur fëmija duhet të marrë telefon? Kjo është përgjigja e psikologes për prindërit në dilemë
12 Janar 2022, 12:55Fëmijët po bëhen të varur nga rrjetet sociale, duke shkaktuar edhe dëme në psikologjinë e tyre prandaj prindërit shpeshher janë në dilemë se kur duhet t'i lejojnë fëmijës se tyre mbajtjen e një telefoni.
-
U kallëzua për fshehje pasurie, Murrizi në 'Repolitix': Hakmarrje e ulët e tre ish-oficerëve të Sigurimit të Shtetit! Akuza për 60 mijë euro? Asnjë transfertë bankare, i hapur për prokurorinë
11 Janar 2022, 21:40Pas kësaj hakmarrje, thotë Myslim Murrizi qëndrojnë sipas tij Tonin Vocaj, Arben Dashi dhe Hekuran Bregu, të cilët i etiketon si komunistë dhe pa integritet. Murrizi sqaron se nuk është tagër i Policisë së Shtetit që të hetojë një deputet, pasi me këtë merret ILDKP-ja, pasi në vitin 2019 ka ai ka qenë deputet. Pas, meje shton Murrizi, policia të merret e të nisë hetimin për ish-deputetët e tjerë që kanë biznese
-
Kosova ndaloi prodhimin e kripromonedhave, ekonomisti: Do nxisë të rinjtë të largohen nga vendi, pajisjet po shiten në rrjetet sociale me gjysmë çmimi
11 Janar 2022, 21:10Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptomonedhave për shkak të krizës energjetike sipas ekonomistit Safet Gercalliu do të sjellë pasoja të mëdha në aspektin social. I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, ekonomisti tha se duke qenë se me prodhimin e kriptomonedhave Bitcoin merren kryesisht të rinjtë ky vendim do t’i nxisë ata që të largohen nga Kosova drejt vendeve të huaja.
-
Kreu i Bashkisë së Elbasanit e pranon në Report Tv: Janë rritur me 20% tarifat, por janë 16 mijë familje të përjashtuara
11 Janar 2022, 20:35Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja pasi pranoi se tarifa e pastrimit dhe ndriçimit është rritur me 20%, tregoi se nga ato do të përjashtohen 16 mijë familje.
-
-
Protesta e 8 janarit/ Jupi: Më fluturuan xhama e gurë para fytyrës! Pezullimi i mbështetëse të Berishës, kohë për të reflektuar! Bumçi: S'kishte dhunë! Tërhiqemi përkohësisht nga marrja e selisë
11 Janar 2022, 18:43Në një debat të ashpër në 'Studio Live' në Report Tv, anëtarja e Kryesisë, Taulanta Jupi dhe ish-deputeti Aldo Bumçi ndajnë mendime të ndryshme sa i përket protestës së 8 janarit.
-
Protesta në PD, Braho për Report Tv: Strategji e Berishës të mos mbyllej pa viktima! Përveç Alibeajt, në listë për t'u vrarë ishin Bardhi, Salianji e 2 të tjerë
11 Janar 2022, 18:12Në protestën e Sali Berishës në selinë e Partisë Demokratike, përveç deputetit Enkelejd Alibeaj në listë për tu vrarë ishin edhe 4 persona të tjerë, mes tyre deputetët Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji. Kështu ka deklaruar ish-deputeti Spartak Braho në Report Tv, por sipas tij kjo tragjedi nuk ndodhi falë ndërhyrjes së Policisë.
-
Humbi kontaktet prej 15 vitesh, Sokol Mali nga burgu i Sigurisë së Lartë në Itali kërkon ndihmë në ’Pa Gjurmë’ të lidhet më familjen e tij në Vlorë
11 Janar 2022, 17:40Sokol Mali është një shqiptar i dënuar me 15 vite në një burg të Sigurisë së Lartë në Itali, i cili kërkon ndihmë për t’u lidhur me familjen e tij në Vlorë.
-
’U përpi’ nga flakët kur ishte në djep, drama e vogëlushes Çiko nga Gramshi! Shfaqet imazhi i dhimbshëm, prindërit apel për ndihmë
11 Janar 2022, 17:35Një zjarr i madh, si pasojë e një shkëndije elektrike ra në shtëpinë e familjes Zhupani në vitin 2015, në fshatin Bletëz të Gramshit. Banesa u shkrumbua dhe prej vitesh ata jetuan në qiell të hapur.
-
Kapllanaj rrëfen në Report Tv dhunën në selinë e PD: Po na rrezikohej jeta, policia u vonua 40 minuta! Nesturi: Protesta e 8 janarit dogji çdo urë bashkëpunimi mes Berishës dhe Bashës
11 Janar 2022, 13:35Agron Kapllanaj, i cili ka qenë edhe në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PD, komentoi përjashtimin e Sali Berishës, anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit dhe pezullimit të disa deputëve. Ndër të tjera Kapllanaj rrëfeu sulmin ndaj selisë së PD të shtunën e 8 janarit ku theksoi se policia u vonua 40 minuta ndërsa shton se rrezikohej jeta e personave që ndodheshin brenda selisë.
-
Basha e pezulloi, Këlliçi për Report Tv: Me vendimin për përjashtimet pushkatoi politikisht elitën e PD! Distancohem nga dhuna, nuk ndalemi pa e nxjerrë nga zyra
11 Janar 2022, 13:26Deputeti demokrat dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi e cilësoi “pushkatim politik të elitës së PD” vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga PD.
-
Si të ruani freskinë e lëkurës edhe pas të 30-tave? Dermatologia për Report Tv: Kjo rutinë e thjeshtë do t’ju ‘shpëtoj’ nga rrudhat dhe imperfeksionet
11 Janar 2022, 12:35Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ dermatologia Brunilda Bardhi tregoi rutinën që duhet të ndiqni dhe këshilla për të pasur gjithmonë një lëkurë të freskët dhe rinore.
-
Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit: Basha rekrutoi kriminelë nga Kosova dhe Maqedonia për protestën! Na sulmuan kur hymë në katin e parë me regji të Bardhit
10 Janar 2022, 22:36Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Mimoza Hajdarmataj ka hedhur akuza ndaj kreut të PD, Lulzim Basha se ai kishte rekrutuar persona me precedent penal nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut për protestën e 8 janarit.
-
Bamir Topi në ‘5 pyetjet’: Basha pa karakter, PD-ja e vdekur politikisht! Largimi i Berishës në kohën e duhur do kursente përplasjet! Kriza në selinë blu mund të zgjidhet në dy mënyra
10 Janar 2022, 21:25Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, komentoi situatën në Partinë Demokratike, përplasjet Berisha-Basha dhe protestën e dhunshme e ish-kryeministrit të shtunën e 8 janarit. Topi deklaroi se situata nuk duhet të degjenerojë, pasi PD është një parti e shumë veprave.
-
Shqiptarët preferojnë emrat e huaj, zv.dekania e Filologjikut: Orientimi drejt Europës, telenovelat faktor ndikues për përzgjedhjen
10 Janar 2022, 20:06Sipas një raporti të fundit nga INSTAT rezulton se në 10 vitet e fundit asnjë nga 10 emrat më të përdorur në vendin tonë nuk është shqiptar. Pedagogia Elsa Skënderi thotë në Report Tv se shqiptarët kanë prirje për të ‘përqafuar’ emrat e huaj, kjo për shkak të tendencës së viteve të fundit pasi duan të nxjerrin në pah anën europiane.
-
Vangjeli jep lajmin në 'Kontrast': Shumica e deputetëve 'të heshtur' të PD kanë komunikuar me Berishën
10 Janar 2022, 18:53Analisti Lorenc Vangjeli tha sot në 'Kontrast' se në Partinë Demokratike pritet një betejë edhe më e madhe sesa ajo për pronësinë e selisë. Sipas tij, Basha dhe Berisha tashmë do të përplasen se kush do të ketë shumicën e deputetëve demokratë pas tyre
-
Tritan Shehu akuza të forta Bashës: Brenda në seli kishte fondamentalistë të armatosur nga 'Vëllazëria Myslimane'
10 Janar 2022, 18:40Deputeti demokrat Tritan Shehu ka hedhur sot akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës, sa i përket fortifikimit që ky i fundit i bëri selisë së PD-së para 8 janarit
-
Protesta e dhunshme në PD, analisti Çela: Më 8 janar Basha dhe Berisha humbën! Çollaku: Brenda selisë blu kishte njerëz të inkriminuar
10 Janar 2022, 18:17Protesta e dhunshme në selinë e Partisë Demokratike për analistin Erlis Çela nuk prodhoi asnjë fitues pasi Berisha humbi reputacionin e ndërsa sipas tij Basha nuk ishte përse të bënte rezistencë. Ndërkohë, gazetari Basir Çollaku tha në Report Tv se brenda selisë së Partisë Demokratike ditën e protestës kishte njerëz të inkriminuar të cilët kanë dhunuar mbështetësit e Berishës.