Lajme nga emisionet
-
Periudha e errët e komunizmit u bë kryefjala e ditëve të fundit ku ish presidenti Ilir Meta figuronte si bashkëpunëtor i ish sigurimit të shtetit. Gjithë kjo ‘rrëmujë’ sipas analistit Ilir Demalia i cili ishte i ftuar sot në Studio Live në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ndodh sepse shoqëria shqiptare ende nuk e ka bërë ndarjen me regjimin e kaluar.
29 Korrik 2022, 18:41 -
Meta i rekrutuar nga Sigurimi? Vangjeli: Berisha, avokat që i bën dëm Ilir Metës! Dekriminalizimi, ligj kriminal
29 Korrik 2022, 18:19Për analistin Lorenc Vangjeli, ligji i dekriminalizimit është një nga më kriminalët që ka votuar ndonjëherë Kuvendi i Shqipërisë, duke mohuar kështu të drejtën e shenjtë të rehabilitimit që parashikon drejtësia. Në studion e 'Kontrats', duke u ndalur tek akuzat ndaj Ilir Metës si ish i rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit, Vangjeli tha se në rastin konkret Sali Berisha është avokat më i keq për ish-presidentin.
-
Xhaferraj në Report Tv: Basha ka fituar lirinë, u mor peng dhe u tërhoq zvarrë nga Berisha e Meta! S'kanë asnjë shans që ta sjellin opozitën në pushtet
29 Korrik 2022, 12:32Me largimin nga drejtim i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka fituar lirinë, pasi ishte marrë peng më së shumti nga Sali Berisha e më pak nga Ilir Meta. Kështu tha deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferraj, duke u përgjigjur në lidhje me rikthimin e Ilir Metës në jetën aktive politike, i cili ka sulmuar vazhdimisht Lulzim Bashën
-
Marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet, nismëtarja Gerarta Ballo në Report Tv: Po bëhen të gjitha përpjekjet që të firmoset para zgjedhjeve të 25 shtatorit
27 Korrik 2022, 20:11Që Shqipëria dhe Italia të arrinin deri përmbylljen e marrëveshjes shumë të rëndësishme për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve, një meritë të veçantë e ka edhe aktivistja shqiptare në Itali, Gerarta Ballo, e cila ishte e para që propozoi nismën përmes një peticioni online dhe insistoi vazhdimisht që kjo të bëhet realitet.
-
‘Paga e pedagogëve në nivel gjimnazi’, kreu i sindikatës së universiteteve në Report Tv: Nga qeveria nuk kemi marrë asnjë përgjigje, arrogancë
27 Korrik 2022, 19:07Edhe për një punim shkencor, pedagogët detyrohen të paguajnë nga xhepi i tyre, kështu u shpreh ndër të tjera Kreu i sindikatës së universiteteve, Sandër Kovaçi, i ftuar në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj në Report Tv
-
Çika në Report Tv: Mjeshtri Berisha ka përdorur dosjet e sigurimit të shtetit për shantazhe! Meta dekoroi pafund ‘shefa’ se e kishte detyrim
27 Korrik 2022, 17:57Ilir Meta por edhe Gramoz Ruçi kanë qenë emrat që janë përmendur nga gazetari Nebil Çika të ftuar në ‘Studio Live’ nga Arbër Hitaj në Report Tv si ish bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.
-
Gjendet Elderin Zamaku mbërrin me këmbët e veta në shtëpi/ E motra zbulon të vërtetën në ’Pa Gjurmë’!
27 Korrik 2022, 17:10Humbi kontaktet më 17 maj në Greqi gjendet Elderin Zamaku. Falë dëshmisë që mbërriti në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV zbulohet vendndodhja e 46-vjeçarit në Shqipëri. Puntatën e kësaj të mërkure dëshmitari solli në redaksinë e programit foton e Elderin Zamakut.
-
Turizmi në Shqipëri, kryetari i Shoqatës së Turoperatorëve (ATOA) në Report Tv: Për aq kohë sa do të ketë krizë, do të ketë më pak pushues
27 Korrik 2022, 15:26I ftuar në Report Tv, në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, kryetari i Shoqatës së Turoperatorëve (ATOA), thotë se shifrat e raportuara lidhur me numrin e turistëve që kanë vizituar vendin duhen interpretuar, pasi duhen marrë parasysh dhe partnerët e tjerë, si për shembull pronarët e hoteleve, të cilët janë ata që raportojnë të dhënat reale.
-
Historia e Arkivës së Shtetit, Bido: Edhe pse u themelua vonë, grumbulloi dokumentacione! Kodiku i Beratit, pasuria më e rëndësishme
26 Korrik 2022, 22:40Drejtori i Përgjithshëm i Arkivës së Shtetit, Ardit Bido foli për Report Tv në emisionin “Repolitix” me gazetarin Denis Minga lidhur me historikun e Arkivës së Shtetit.
-
Deputetja Xhixho në Report Tv: Në shtator do të kemi aksion agresiv politik kundër Edi Ramës
26 Korrik 2022, 20:12Deputetja Erisa Xhixho ka folur në “Studio Live” nga Arbër Hitaj për rikthimin e Ilir Metës në politikën aktive duke bërë me dije se në shtator do të ketë agresion aktiv politik kundër Edi Ramës.
-
Rikthimi i Ilir Metës në politikën aktive, Bardhi në Report Tv: Gënjen në akuzat për Bashën, troket në dyert e demokratëve për vota! Berisha po përplas PD me ndërkombëtarët
26 Korrik 2022, 18:17“Asnjë surprizë! Nuk shikoj se do të bëjë ndryshim thelbësor në aksionin opozitar.” Kështu e komentoi Gazment Bardhi rikthimin e Ilir Metës në politikën aktive me “Partinë e Lirisë”. Sipas Bardhit, ndryshimi i emrit nga LSI në Partia e Lirisë nuk do të ketë ndikim në frymën opozitare që supozon Meta të sjellë pasi mungon në vend.
-
Meta në krye të Partisë së Lirisë, Bushati për Report Tv: Nga LSI Meta u bë Liri Meta! Ndryshoi vetëm emrin, por jo mbiemrin
26 Korrik 2022, 13:17Ervin Bushati, ish-drejtor i Postës Shqiptare dhe ish-kryetar i PS-së në qarkun e Tiranës, ka komentuar rikthimin e Ilir Metës në jetën aktive politike në vend, ndërsa dje i ndërroi emrin erdhe partisë nga LSI në Partia e Lirisë. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Bushati tha se LSI ka ndërruar emër, por pronari është i njëjtë
-
-
-
Ndryshimet në qeveri, Blendi Klosi në Report Tv: Shkarkimi i Ahmetajt s'ka lidhje me hetimet e SPAK! Shteti po ndjek prioritetet
25 Korrik 2022, 22:07Ndryshimet në qeveri që u njoftuan ditën e sotme nga Edi Rama, sipas Blendi Klosit vijnë në kuadër të zhvillimeve të reja për vendin tonë. Duke qenë se janë vënë në vijë punët për rindërtimin pas tërmetit të nëntorit 2019, prioriteti i qeverisë është sfida me krizën e energjisë dhe çelja e negociatave.
-
Ilir Meta distancim nga Sali Berisha? Agim Baçi: ‘Non grata’ nga Britania mund të ketë ndikuar
25 Korrik 2022, 18:40Ilir Meta mund të ketë një lloj distancimi nga Sali Berisha për shkak se ky i fundit u shpall ‘non grata’ nga Britania e Madhe. Deklaratën e ka bërë publicisti Agim Baçi i ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv.
-
Lorenc Vangjeli: Shqipëria më e madhe se një skenë atentati apo ndërrim ministrash! Rama largoi Ahmetajn për ekuilibrat e brendshëm në parti
25 Korrik 2022, 18:16Për analistin Lorenc Vangjeli Shqipëria është një vend që prodhon shumë lajme dhe ky nuk është një lajm i mirë. Vangjeli tha se sido që të jetë hallet e shqiptarëve do të duhet të ishin lajmi më i rëndësishëm sesa një atentat apo ndryshimet e ministrave.
-
Berisha në listën e zezë të Britanisë, Bejko në Report Tv: E lë në errësirë PD! Do e shpallë Non Grata edhe Franca
25 Korrik 2022, 17:59Për anëtarin e kryesisë së PD-së, Roland Bejko Non Grata e Berishës nga Non Grata nga Britania e Madhe është një mesazh për mbështetësit e tij
-
'Jemi favorit për t'u kualifikuar', Duro flet për Laçin europian: S'mund të shkojmë deri në grupe, s'e prisja eliminimin e Partizanit dhe Tiranës
25 Korrik 2022, 14:49Trajneri i Laçit Shpëtim Duro nuk i trembet moldavëve të Petrocub në Kupat e Europës. Në intervistën për Report TV ai thotë se kurbinasit janë favoritë për të kaluar në turin e tretë të Conference League, ndërsa nuk pranoi ta cilësonte si objektiv kualifikimin në fazën e grupeve.
-
Kriza energjitike, masat që pritet të marrë Shqipëria, eksperti në Report Tv: Duheshin plane menaxhimi! TEC-et lundruese, shpresë për të ardhmen
25 Korrik 2022, 14:48Rritja e çmimit të energjisë ishte i pritshëm sipas ekspertit për energjinë elektrike, Lorenc Gordani.