Lajme nga emisionet
-
Tabaku nuk tha se mbështet komisionin e auditit të ngritur nga PD-së e Sali Berishës, por kërkoi që drejtësia dhe një investigim i pavarur nga të gjitha palët të japë një përgjigje të qartë në lidhje me këtë çështje që PD të dalë më kokën lart.
27 Shtator 2022, 13:27 -
Fitorja e Giorgia Melonit/ Berberi dhe Ballo: Do ndikojë te shqiptarët në Itali, te njohja e pensioneve dhe dhënies së nënshtetësive
26 Shtator 2022, 20:12Fitorja e Giorgia Melonit në Itali do të ketë ndikime edhe të komuniteti i shqiptarëve atje. Gazetari shqiptar që punon për ‘Corriere Della Sera’, Leonard Berberi dhe aktivistja shqiptare Geri Ballo tha se kjo fitore do të ketë pasoja negative te marrëveshja e pensioneve mes dy vendeve, si edhe procedurat e dhënies së nënshtetësive.
-
Reforma territoriale, Denaj në ‘Kontrast’: PS nuk është dakord me shtimin e bashkive! Vangjeli: Shqipëria e vogël për t’u ndarë në principata
26 Shtator 2022, 19:25Partia Socialiste është e qartë në qëndrimin e saj sa i përket reformës territoriale. Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Territoriale, Anila Denaj tha në emisionin Kontrast në Report Tv se nuk janë për shtim të numrit të bashkive dhe kjo sipas saj ka dalë në pah edhe gjatë dëgjesave me ekspertët.
-
Felaj: Kandidatët për deputet detyrim certifikatë nga Autoriteti i Dosjeve! Ish-spiunët e Sigurimit s’do kenë më mbrojtje! Dudushi: Nismë jo e sinqertë
26 Shtator 2022, 18:38Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj tha se më anë të propozimit, socialistët synojnë që të zhdukin mburojën e certifikatave Bezhani- Mezini, por të lejojë Autoritetin e Dosjeve që të verifikojë bazën e informacioneve që ka për të bërë transparencë se kush ka qenë ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
-
‘Koha e Rejës ka mbaruar, skuadra nuk i përgjigjet’! Rraklli analizon humbjen: Futbollistët s’e ndijnë më njësoj kombëtaren
26 Shtator 2022, 15:49Altin rraklli mendon se koha e Edy Reja-s në kombëtare ka mbaruar dhe shton se tani futbollistët nuk e ndiejnë më aq shumë fanellën e kombëtares.
-
-
-
Kriza energjetike, debati në Report Tv/ Bejtja: Qytetarët mund të jetojnë me më pak energji! Elezaj: Po vidhet barbarisht, Qeveria keqmenaxhon me dashje
26 Shtator 2022, 13:46Zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja dhe eksperti Eduart Elezaj patën përplasje mendimesh për vendimin e fashës për faturim me 42 lekë me TVSH për çdo kilovat që kalon mbi 800 KW/muaj duke qenë se e gjithë bota po përballet me krizë energjetike.
-
Fitorja e së djathtës në Itali, gazetarja Hila për Report Tv: Rezultati historik, sfida e Giorgia Melonit kriza ekonomike
26 Shtator 2022, 12:17Fitorja e qendrës së djathtë në Itali ishte një rezultat historik, megjithëse ndryshimi pritej! Kështu u shpreh në një intervistë për Report Tv nga Italia, gazetarja Ornela Hila, e cila komentoi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme në Itali
-
Deputeti socialist Fadil Nasufi flet ‘pa doreza’ në “N’kohë”: Berati shihet si ‘qokë politike’! Reforma territoriale, mbi baza profesionale e jo interesa partiake
25 Shtator 2022, 17:13Reforma territoriale për ndryshimin e njësive të qeverisjes vendore mund të negociohet me partinë Demokratike. Deputeti socialist Fadil Nasufi, gjatë një interviste në emisionin “N’kohë”, tha se ky aksion, duket më tepër si një qokë për PD-në. Duke folur për Beratin, Nasufi u shpreh plot rezerva për atë çka ka ndodhur në qytet nga politika ndër vite.
-
Aksident në aksin Shkodër-Hani i Hotit, plagosen rëndë dy persona! Një nga drejtuesit është oficer policie
24 Shtator 2022, 21:30Një aksident ka ndodhur në Shkodër mbrëmjen e sotme ku dy persona janë plagosur rëndë. Aksidenti ndodhi në aksin Shkodër – Hani i Hotit në afërsi të fshatit Shtoj.
-
Të hënën nis sezoni i ri i ‘Rreze Dielli’ në Report TV, publiku bëhet pjesë aktive e emisionit
23 Shtator 2022, 19:09Nga e hëna çel sezonin e ri emisioni i mëngjesit në Report Tv, “Rreze Dielli”. Moderatoja Androniki Kolka dhe Zonja Albana zbulojnë disa nga surprizat e programit më të dashur për shqiptarët.
-
Formohet 'Urdhri i inxhinierëve', deputetja Bozo për Report Tv: Projektligji jo politik, rregullon tregun! Hap rrugën për punë në Europë
22 Shtator 2022, 20:40Deputetja Luljeta Bozo, propozuese e projektligjit “Për Urdhrin e Inxhinierëve”, tregon për Report TV se urdhri nuk ka ngjyrime politike, por do të rregullojë këtë profesion.
-
Hetimet për aferën me privatizimin e ish-Kompleksit Partizani, Lorenc Vangjeli në 'Kontrast': Së shpejti do ketë të arrestuar
22 Shtator 2022, 19:02Shumë shpejt do të ketë arrestime për aferën e privatizimit të ish-Kompleksit Partizani. Ky ishte paralajmërimi që bëri analisti Lorenc Vangjeli në Report Tv me gazetarin Denis Minga. Pavarësisht kësaj, thotë se nuk do të preket Sali Berisha, i cili së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi priten të thirren për të dëshmuar në SPAK.
-
Salianji në 'Kontrast': Berisha po priste fjalën, u ul në karriget e PS se nuk e kishte të lirë vendin e tij! PD të bashkohet për zgjedhjet lokale
22 Shtator 2022, 18:16Sali Berisha, i cili zakonisht ulet në vendin e Luciano Boçit në Kuvend, ditën e sotme zgjodhi që të kalonte në radhët e socialistëve duke ngjallur jo pak diskutime. Ndonëse Berisha u shpreh se e bëri me qëllim për të dhënë mesazhin se demokratët, ndryshe nga socialistët, përcjellin interesat e qytetarëve, deputeti Salianji u shpreh se nuk donte të jepte një simbolikë, por thjesht po priste radhën për të folur.
-
Produktet 'Wudy' me baktere të rrezikshme, mjeku: Ja simptomat që shkakton tek ata që e konsumojnë! Deri më tani s'ka qytetarë të paraqitur në spital
22 Shtator 2022, 13:30Thirrjen e Autoriteti Kombëtar të Ushqimit për të mos i konsumuar produktet "Wudy' pasi i kanë rezultuar me bakterin e rrezikshëm “Listeria”, e mbështet dhe mjeku epidemiolog Rexhep Muja.
-
Afera e privatizimit të ish-Kompleksit 'Partizani', ish drejtori i klubit: Abuzim nga Berisha dhe dhëndri! Gati të dëshmoj në SPAK
21 Shtator 2022, 15:32Ashtu siç edhe Report Tv e ka faktuar me 3 investigime, ish drejtori i klubit Partizani, Isa Tare ka folur për aferën e privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’ duke thënë se ka gisht Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Në një intervistë për 'Report Tv' u shpreh se është i gatshëm të dëshmojë në SPAK.
-
Intervista e PLOTË/ Imeraj për dosjen e lobimit rus të PD: Basha s’dha një version të qartë ku i mori paratë! Do e rihapja çështjen! Muzin s’u pyet kurrë
19 Shtator 2022, 20:00Intervista e plotë e ish-kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj për dosjen e lobimit rus.
-
Zv. Kryetari i Partisë së Lirisë në 'Kontrast': Rama mësues vizatimi, që ka personalizuar politikën e jashtme! E ka bërë Shqipërinë si ‘Balonë tabake’
12 Shtator 2022, 20:21Zv. Kryetari i PL-së, Agim Nesho, duke folur në cilësinë jo vetëm të një opozitari, por edhe të një ish diplomati, është shprehur se Shqipëria ka gabuar në qëndrimet e saj në politikën e jashtme.
-
Parodistët e Vlorës për N’kohë: S’na kanë ftuar për t’iu bashkuar spektakleve humoristike! Vëllezërit Veshaj, i çuam ne në Tiranë
11 Shtator 2022, 13:23“Ne jemi në pension tani, por nuk e mendojmë dot veten larg kësaj skene këtu(Teatrit)”. Me këtë fjali të Afrimit, anëtarit të grupit të Parodistëve të Vlorës, kuptova pse ishin, janë dhe do të mbeten aq të suksesshëm, sepse në çdo grimcë humoristike kanë dhënë shpirtin.