Lajme nga emisionet
-
31 Mars 2021, 23:33
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
56% e qytetarëve besojnë te vaksina kineze! 7% mendojnë se të gjitha janë njësoj
31 Mars 2021, 21:36 -
-
Rekord aplikimesh për naftë falas, Ekonomi: Korça dhe Fieri mbajnë vendin e parë! Solli formalizmin e Bujqësisë, 62 mijë fermerë me NIPT, do jepen 4.5-5 milionë litra karburant
31 Mars 2021, 13:55Në një interviste skype për Report Tv, ministrja Ekonomi tha se në Korça janë regjistruar 32 % e fermerëve për naftë falas dhe në Fier 27 %, ndërsa shtoi se ata kanë kohë deri në nëntor për të tërhequr sasinë e naftës së siguruar falas.
-
'Dekoroi torturuesin e sigurimit të shtetit', Çika për Report Tv: Meta të ndajë mendjen, është me xhelatët apo viktimat! Do ta bojkotojmë
31 Mars 2021, 12:27Ilir Meta nuk ka asnjë të drejtë të flasë për krimet e komunizmit pa e ndarë mendjen nëse është me xhelatët apo me viktimat. Ky është qëndrimi i fortë i kreut të Shoqatës Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika pasi kreu i shtetit dekoroi Mehdi Bushatin dje, një person i cili sipas ish-të përndjekurve ka qenë torturues i sigurimit të shtetit.
-
Report Tv dhe Piepoli sjellin sondazhin e 5 për 25 prillin! Nëse votohej sot PS fiton, PD e LSI nuk bëjnë dot shumicën! Ka surpriza në disa qarqe! Shqiptarët besojnë vaksinat ruse dhe kineze: Gati t'i bëjmë
31 Mars 2021, 09:36Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, kanë sjellë sondazhin e pestë për zgjedhjet politike të 25 prillit. Sipas rezultateve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot Partia Socialiste do të shpallej fituese, pasi do të votohej nga 47 deri në 51% e shqiptarëve. Sondazhi u transmetua në emisionin Repolitix të drejtuar nga gazetari Denis Minga. Disa qarqe kanë pasur surpriza si rezultati i PSD në Korçë apo rënia pikiatë e LSI në Durrës.
-
Zgjedhjet e 25 prillit, Qefalia në Repolitix: Modeli i fletës së votimit me numra më i thjeshtë! PD ka në listë kandidatë që nuk e përfaqësojnë të djathtën
30 Mars 2021, 22:18Deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht kandidat në qarkun e Tiranës, Xhemal Qefalia, tha se çështja është teknike, dhe sipas tij fleta e votimit me numra është më e thjeshtë. Sipas Qefalisë, fleta e votimit me emra do të ishte e mirë, pasi gjithkush do të përballej me emrin e tij, por për qarqe si Tirana apo Fieri që kanë shumë kandidatë krijon vështirësi
-
Kreu i dekriminalizimit, Stojani për Report Tv: Për Tom Doshin do të bëjmë verifikime jashtë vendit! Prokuroria e Përgjithshme: I kemi kërkuar ambasadës së SHBA informacione
30 Mars 2021, 14:21Prokuroria e Përgjithshme do të bëjë verifikim edhe jashtë vendit për kandidatin për deputet Tom Doshi. Lajmin e ka dhënë ekskluzivisht në një intervistë të dhënë për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta, Sokol Stojani, kreu i Drejtorisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Stojani është shprehur se duke qenë se Doshi ka jetuar shumë vite jashtë vendit do të duhet verifikim edhe në vende të tjera
-
Dallëndyshe Bici në Report Tv: PD ashpërson klimën politike se ka frikë nga humbja! Sulmi i zyrave të PS në Berat, të dënueshme
30 Mars 2021, 13:36Dallëndyshe Bici e cilësoi ashpërsimin e klimës politike në kohë fushate elektoral me deklarata apo edhe përplasjet e dhunshme duke thënë se kjo vjen si pasojë e frikës së PD pasi e di që është e humbur përballë PS-së.
-
Dashamir Shehi: PS po detyron administratën të mbledhë vota. Rama bën propagandë qesharake për një grusht vaksinash
29 Mars 2021, 22:49Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, akuzoi qeverinë se po detyron administratën që të mbledhin vota për PS-në. I ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", në "Report TV", Shehi u shpreh se administrata po mbledh firma, e se madje këto firma verifikohen më pas, për t'u siguruar se do të jenë votues të PS-së.
