Lajme nga emisionet
-
Për ish-ministrin e Financave, ish-anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, aktualisht President i Institutit për Mirëqeverisjen, kjo krizë e fundit energjetike dhe çmimesh është kriza e dështimit të Qeverisë së Edi Ramës.
8 Tetor 2021, 18:15 -
Kriza energjetike, Salianji për Report Tv: S'vjen nga rritja e çmimeve ndërkombëtare, por nga keqmenaxhimi e korrupsioni në këto 3 institucione! Mbështesim qytetarët në çdo formë, dhe me protesta
8 Tetor 2021, 14:00Nënkryetari i PD, Ervin Salianji, në një intervistë për Report Tv, Salianji tha se kriza energjetike nuk vjen nga rritja e çmimeve të karburanteve në tregun ndërkombëtar, por nga keqmenaxhimi dhe korrupsioni që ndodh në institucionet e energjisë OSHEE, KESH dhe OST. Salianji tha se 7 pikat e PD do të ulin pjesën më të madhe të barrës që i ngarkohet familjeve, ndërsa shtoi se opozita do të mbështesë çdo formë presioni që zgjedhin qytetarët ndaj qeverisë, qofshin protesta dhe çdo gjë tjetër.
-
Parodistët e Vlorës i kërkojnë falje publike bashkëshorteve, kjo është arsyeja
8 Tetor 2021, 13:54Parodistët e Vlorës, si rrallëherë kanë treguar më tepër edhe edhe për jetën e tyre familjare
-
Parodistët e Vlorës, rrëfejnë historinë si u krijua grupi dhe tregojnë ‘çelësin’ që i mbajti gjithmonë të bashkuar
8 Tetor 2021, 13:11Në një intervistë në emisionin 'Rreze Dielli' ata tregojnë momentet e tyre më të bukura në skenë dhe jashtë saj si katër shokë që i bashkoj arti përgjithmonë.
-
-
Repolitix/ Kriza energjetike, Qefalia: Qeveria do paraqesë nesër masat mbrojtëse! Malko: Me këtë krizë, Rama i dha dorë Bashës të largojë vëmendjen nga Berisha
7 Tetor 2021, 22:07Replikat mes Ramës dhe Bashës për krizën energjetike, por edhe lufta brenda PD dhe mungesa e fjalës së Berishë në foltoren e Kuvendit kanë qenë pjesë e debatit në emisioni Repoltix.
-
Burri i kërkoi marrëdhënie poligame, shokon gruaja me shami: Pranova lidhjen, por jo dhunën! 43-vjeçarja çon pas hekurave babain e 8 fëmijëve
7 Tetor 2021, 18:10’U njohëm në xhami dhe zbatova parimet e islamit edhe pse e dija se ai e kishte një grua’. Kështu e nis rrëfimin e saj Etleva Sorra në emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report TV.
-
Si të minimizojmë plakjen e fytyrës? Laura Xhaxhiu zbulon sekretin e 'rinisë së përjetshme': Kjo metodë sfidon edhe botoxin
7 Tetor 2021, 11:35Laura Xhaxhiu do të binte në kontakt me këtë metodë rreth 2 vite me parë, në një nga udhëtimet e saj ne Bali, Indonezi.
-
Rritja e çmimeve, ekonomisti Alban Zusi: Bëhet nga shtete të fuqishme, qeveria s'ka në dorë t'i ndalojë! Duhet të zëvendësohen produktet e importit me prodhim vendas
6 Tetor 2021, 18:57Sipas Zusit qeveria shqiptare nuk ka në dorë që të mos lejojë rritjen e çmimeve, por duhet të fillojë që nga java e ardhshme që të fillojë zbatimin e paketës që ka parashikuar për frenimin e krizës ekonomike. Zusi tha se nëse punohet me një program të qartë për të zëvendësuar importet me prodhimin vendas, ne hapim vende të reja puna, rrisim rrogat dhe shtojmë eksportet
-
Moti ‘vishet’ me karakteristikat e vjeshtës! Meteorologjia për Report Tv: Shijoni rrezet e diellit, nga sot pasdite nis shiu, bien temperaturat në të gjithë vendin
6 Tetor 2021, 12:10Rrezet e diellit do të mund t’i shijojmë edhe pak, pasi siç theksoi edhe meteorologjia, Adiola Bani për Report Tv shumë shpejt ato do të zëvendësohen nga reshjet e shiut.
-
Ikën Veliu, eksperti i kriminalistikës në ‘Repolitix’: E shkarkuan! Opinionisti Meçaj: Largimi s’lidhet me performancën e tij, por me raportin me opozitën
5 Tetor 2021, 23:05Largimi i Ardi Veliut nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm në Policinë e Shtetit, për ekspertin e kriminalistikës, Ervin Karamuça por edhe për gazetarin Sokol Bregu është shkarkim nga detyra dhe jo dorëheqje siç u paraqit nga qeveria.
-
Kërkohet nga policia për vrasjen në Lezhë, avokati zbulon gjurmët e Albert Kacës! Babai i viktimës: Ish-kunati e vrau pas divorcit
5 Tetor 2021, 18:40Ngjarja e 21 shtator 2019 që tronditi qytetin e Lezhës, ku ish-kunati Albert Kaca aksidentoi për vdekje 38-vjeçarin Ylli Mena u rikthye në vëmendje pasditen e kësaj të marte në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report. Prindërit e viktimës Preng dhe Mrikë Mena dy vite më pas kërkojnë drejtësi. Edhe pse Gjykata në Lezhë la masën e sigurisë ’arrest me burg’, deri në përfundim të hetimeve për këtë ngjarje, Albert Kacajeton është ende në arrati, që nga momenti kur u largua nga vendi i ngjarjes.
-
Më mirë beqarë apo i martuar? Debat në ‘Rreze Dielli’, psikologia: Meshkujt shqiptarë janë poligamë! Sociologu Tushi:Duhet të flasim dhe për ‘mëkatet’ e femrave
5 Tetor 2021, 14:00Të martuar apo beqarë është një ndër debatet më të shpeshta që ndodh jo vetëm në shoqërinë tonë por kudo në botë. Ndërsa martesa shpesh konsiderohet si një hap shumë i rëndësishëm në jetën e gjithkujt. Kampe nga të dyja anët tregojnë të mirat e të qënit beqarë ose të martuar.
-
'Black out' i rrjeteve sociale/ Psikologia për Report Tv: Vërtetoi se jemi të varur nga teknologjia! Fotografja: Kisha stres si do promovoja punën! Eksperti: S'na janë vjedhur të dhënat
5 Tetor 2021, 13:51Mosfunksionimi i rrjeteve sociale ditën e djeshme për 6 orë mund të shihet si një eksperiment social global, se sa të varur janë njerëzit në ditët e sotme nga teknologjia. Mes territ informativ se çfarë po ndodhte, askush nuk e mohon dot, se përgjatë atyre orëve, gjithsecili prej nesh i ka kontrolluar herë pas here, Facebook, ëhatsApp apo Instagram, nëse janë rregulluar apo jo. Report Tv është ndalur të pyesë edhe qytetarët se si e përjetuan, ku ishin të ndarë në mendimet e tyre. Disa prej qytetarëve e kanë parë në një aspekt pozitiv, e ndërsa disa të tjerë si "katastrofë".
-
Situata në veri, ministri i Brendshëm i Kosovës për Report Tv: E qetë, marrëveshja po zbatohet me përpikëri! Prioritet zgjidhja afatgjatë
5 Tetor 2021, 13:49Lidhur me situatën aktuale dhe zbatimi i marrëveshjes në terren ka folur për Report Tv, Ministri i Brendshme Xhelal Svecla. Ai theksoi se marrëveshja po zbatohet me përpikmëri dhe se janë “luftuar” tashmë të gjitha problemet që u shfaqën.
-
Lobimi rus, Ristani në '5 pyetjet': Kjo dosje është një pikë e errët e Bashës! Prokuroria më vuri para provat e çështjes, por më pas e mbylli në mënyrë të çuditshme
4 Tetor 2021, 23:07Në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Ristani tregoi se prokurori i vuri para provat, ku ishte deklarata e lobistit amerikan dhe deklarata publike e Bashës që kur bashkoheshin tha Ristani të linin të kuptoje se në fakt janë përdorur para pa burime të pastra për lobimin.
-
Rritja e çmimit të energjisë, eksperti i ekonomisë në '5 pyetjet': S'ka logjikë, burimet tona energjitike mbështeten mbi 90% në ato hidrike, jo nga ekonomia botërore! Kriza e shkaktuar nga keqmenaxhimi
4 Tetor 2021, 22:53Për ekspertin e ekonomisë, Zef Preçi, nuk ka argument logjik financiar për të rritur çmimin e energjisë elektrike, që u paralajmërua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. I ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Preçi tha se ne varemi nga 'Perëndia', pra nga sasia e reshjeve që bien dhe jo nga ekonomia botërore, për shkak se burimet tona energjitike mbështeten mbi 90% në burime hidrike.
-
Propozimi i PS për shtyrjen e afateve të vettingut, Alibeaj në '5 pyetjet': Do votojmë pro çdo iniciativë në interes të qytetarëve
4 Tetor 2021, 22:34Teksa PS ka kërkuar bashkëpunimin e PD për votimin e ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të institucionit të vettingut për gjyqtarët që ende nuk e kanë kryer këtë proces, ende nuk ka një përgjigje të qartë nga demokratët.
-
Harxhi në Report TV: As 7 pikat e Bashës as Rama nuk zgjidhin krizën energjetike, duhet një politikë afatgjatë në këtë sektor
4 Tetor 2021, 18:31Shqipëria nuk mund të dalë nga kriza energjetike e as me propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha, as me qeverisjen e Kryeministrit Edi Rama. Kështu ka deklaruar në studion e ‘Report Tv’, ish-kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi. Sipas saj, 7 propozimet e Bashës kanë karakter të majtë dhe kriza nuk mund të zgjidhet me subvencione.
-
Trondit në ‘Pa Gjurmë’ 35-vjeçarja gramshiote: Fëmijët m’i hiqte nga gjoksi me dhunë, për mua mbante një plumb të fundit
4 Tetor 2021, 17:40Një letër e dërguar në adresë të emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, puntatën e 21 shtatorit nga Fatbardha Latifi në "Rubrikën e Letrave" na preku të gjithëve. Kjo histori na çoi në një fshat të thellë afro 1 orë gjysëm larg qytetit të Gramshit, në Duzhë, ku ndër rreshtat e kësaj letre 35-vjeçarja ishte munduar të rrëfente historinë e jetës. Atë të dhunës nga ish-bashkëshorti, ndërsa kërkon ndihmë.