Lajme nga emisionet
-
Roland Bejko, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin 'Repolitix' në Report Tv duke thënë se Lulzim Basha është kërcënuar që të dorëzojë zyrën e selisë blu në 11 dhjetor. Kjo mesa duket shpjegon edhe deklaratën e pak ditëve të parë të kryedemokratit se është i përgatitur për çdo skenar në 11 dhjetor.
9 Dhjetor 2021, 22:00 -
Debat i ashpër në 'Studio Live' mes 2 demokratëve! Baçi: Vizita e Escobar, jo mesazh për Berishën! Në 11 dhjetor do shkarkojmë Bashën! Dhuli: Pasi të lërë presidencën, edhe Meta 'Non Grata'
9 Dhjetor 2021, 20:46Debati sot në 'Studio Live' ka qenë shumë i fortë mes dy demokratëve, të cilët që nga 9 shtatori janë rreshtuar në dy kahe të ndryshme, Luan Baçi mbështetës i Sali Berishës dhe Skerdjan Dhuli, në krah të Lulzim Bashës
-
Problemi me faturat e ujit në Elbasan, qytetari: E pagova me lekë borxh! Zv.administratori i UKE për Report Tv: Ata që nuk kanë mundësi do e paguajnë faturën me këste, s’ka kamatëvonesë
9 Dhjetor 2021, 20:44Përfaqësuesi i Ujësjellës Kanalizimeve në Elbasan ka ofruar zgjidhjen për të gjitha ata qytetarë të Shënkollit që janë detyruar të paguajnë për maujin tetor fatura marramendëse. Julian Dervishi, zv.administratori i UKE-së tha në Report Tv, se për qytetarët që nuk kanë mundësi të paguajnë faturën iu kanë ofruar atyre mundësinë e pagimit me këste dhe kamatëvonesa nuk do t’iu llogaritet. ‘Studio Live’ solli historinë e një banori në Shënkoll, i cili tregon se për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike është detyruar të marrë para borxh për të shlyer faturën.
-
Emocionuese/ Kartolinat para viteve ’90, si uronin shqiptarët dikur festat ? Shihni koleksionin e veçantë me mbi 3000 të tilla
9 Dhjetor 2021, 15:47Koleksionisti Shpëtim Sala solli në studion e “Rreze Dielli” një pjesë të koleksionit të tij të rrallë me mbi 3000 kartolina që i përkasin një periudhe mes viteve 1950 e më tej.
-
Escobar mbështeti Bashën, Nesturi: Ftesa për në Uashington, konfirmim se SHBA do të punojnë me të! Kongresi i Berishës, thjesht spektakël për të demonstruar forcën
9 Dhjetor 2021, 13:57"Simbolizëm i qartë" i konsideroi analisti Plator Nesturi deklaratat e Gabriel Escobar ditën e sotme pas takimit me kryedemokratin, i cili tregoi hapur se për SHBA, pavarësisht përpjekjeve të Berishës, Basha është kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend.
-
Bislim Ahmetaj në ‘Repolitix’: Berisha gaboi që vendosi Bashën në krye të PD! Artur Roshi: Ish-kryeministri komunist, s’ka të drejtë morale për të drejtuar PD-në
8 Dhjetor 2021, 22:1531 vite më parë më 8 dhjetor kulmoi lëvizja studentore që çoi në themelimin e partisë së parë opozitare në vend. Dita Kombëtare e Rinisë sot, si asnjëherë më parë, i gjeti demokratët të ndarë, mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Kjo ishte edhe tema e diskutimit këtë mbrëmje në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv. Të ftuar në studio ishin dy dhjetoristët, Bislim Ahmetaj dhe Artur Roshi, Aulon Kalaja, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD dhe gazetari Flogert Muça.
-
Tirana me plan veprimi për ndotjen akustike, drejtoresha Mile: 70% e zhurmave në kryeqytet vjen nga trafiku i makinave! Psikologia Jonuzi: Nisma shumë e mirë
8 Dhjetor 2021, 20:41Në blloqet e banimit në kryeqytet nuk do të jepen më leje zhvillimi aktivitetesh që gjenerojnë zhurmë, përfshirë edhe lavazhet, apo serviset e makinave, të cilat do të zhvendosen, si në çdo qytet perëndimor, larg zonave të banuara. Diana Mile, drejtoreshë e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës e ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se ndotja më e madhe akustike në kryeqytet shkaktohet nga trafiku i makinave si dhe kantieret e ndërtimit pranë zonave të banuara.
-
8 mijë euro qira në 'Air Albania' për 11 dhjetorin, Shehu në Report Tv: E paguajnë vullnetarët! Basha humbi shansin për të thirrur Kuvendin dhe një përgjigje për Gazment Bardhin
8 Dhjetor 2021, 19:088 mijë euro qira në 'Air Albania' ditën e shtunë për Kuvendin e 11 dhjetorit, do e paguajnë vullnetarët. Se cilët janë këta "zemërbardhë", nuk dihet, e megjithatë deputeti demokrat Tritan Shehu, edhe pse s'merret drejtpërdrejtë me anën administrative, theksoi se 'Foltorja' e Sali Berishës financohet "nga dëshira e njerëzve për ndryshim".
-
E pazakontë/ Nëna e dhunoi për ta prostituuar! 14-vjeçarja dëbohet nga shtëpia, merr burrë një 53-vjeçar
8 Dhjetor 2021, 17:35Një histori e pazakontë erdhi e rrëfyer këtë pasdite në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV. E dhunuar nga nëna e cila i kërkonte të dilte në rrugë dhe të prostituonte, Brisilda u dëbua nga banesa në moshën 14-vjeçare. E braktisur, adoleshentja nis bashkëjetesën në Tiranë me një burrë 53-vjeçar. Ata janë prindër të tre fëmijëve, që prej tre vitesh strehohen në një jetimore. Kunati e dëboi nga shtëpia, pasi bashkëshorti ndërroi jetë dhe sot 36-vjeçarja ka mbetur mes katër rrugëve.
-
’Pa Gjurmë’ gjen adoleshentin e zhdukur Saimir Pashaj, kamerat e sigurisë e kapin ‘mat’ në Sarandë
8 Dhjetor 2021, 17:29Një foto ekskluzive që mbërriti në redaksinë e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, zbuloi vendndodhjen e të riut Saimir Pashaj në qytetin e Sarandës. Imazhi i shfaqur në ekran u konfirmua edhe nga babai i 17-vjeçarit.
-
Ngjela në Report Tv: 11 dhjetori synon destabilizimin e Shqipërisë në interes të Moskës e Beogradit! Berisha rrezikon të arrestohet nga SPAK, SHBA ka diferencuar edhe Metën
8 Dhjetor 2021, 17:25Kuvendi i 11 dhjetorit për avokatin Spartak Ngjela synohet destabilizimi i Shqipërisë, në interes të Beogradit dhe Moskës dhe protagonist i kësaj nisme është Sali Berisha. Megjithatë, ajo se çfarë do të prodhohet të shtunën në 'Air Albania' për avokatin nuk do të jetë asgjë, as ndarjen e Partisë Demokratike, pasi në thelb e ka cilësuar si një lëvizje jashtë ligjore.
-
Lëvizja Studentore, debati në Report Tv! Mësuesja dhe sociologia: Të rinjtë e sotëm, pa ideale! Daci: Studentët e dhjetorit heronj, por roli i tyre përfundoi
8 Dhjetor 2021, 14:12Pas 31 vitesh nga ngjarja e 8 dhjetorit të 1990 që tronditi regjimin komunist, në cilën fazë gjendet rinia e sotme? A ngjasojnë me të rinjtë e viteve 90’? Si ka qenë forma e demokracisë 31 vitet e fundit? Dhe a i është përmbushur ëndrra studentëve të dhjetorit? Debati mes 3 të ftuarve në Report Tv.
-
Nutricionistja e njohur prezanton vajzën për herë të parë, ja emri i veçantë që i ka vendosur
8 Dhjetor 2021, 14:02Nutricionistja e njohur Matina Çobo në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv prezantoi për herë të parë vajzën, vetëm pak muaj paslindjes.
-
Përfaqësuesi i 'Foltores' Berisha në 'Repolitix': Më 11 dhjetor shkarkojmë Bashën dhe zgjedhim kryetarin e ri! Do marrim në administrim selinë blu
7 Dhjetor 2021, 21:50Përfaqësuesi i 'Foltores', Indrit Hoxha tha se nesër është takimi i fundit para datës së 11 të Kuvendit Kombëtar të PD. Ai deklaroi se 'Foltoret' do të vijojnë edhe pas Kuvendit ndërsa me dije se do të ketë dhe rreth 90 'Foltore' të tjera pas 11 dhjetorit. Sakaq, ai tha i prerë se më 11 dhjetor Basha do shkarkohet dhe do zgjidhet një kryetar i ri dhe do marrin nën administrim selinë blu.
-
Avokat Idajet Beqiri ngre dyshime: Arsyet pse është e vështirë të besohet se Adem Rusi është vetëvrarë! Shteti shqiptar indiferent! 2 shkaqet kryesore pse po vriten shqiptarët në Greqi
7 Dhjetor 2021, 19:32Avokat, Idajet Beqiri ka ngritur alarmin se shqiptarët po vriten në burgjet e Greqisë. Ndalur te rasti konkret, te rasti i Adem Rusit, që sipas mediave greke është vetëvrarë, avokati ngre dyshime që ngjarja nuk është ashtu siç raportohet e për këtë jep argumente.
-
Duka në Report Tv: Koalicioni opozitar nuk është më ekzistent! Me aq sa i ‘ka lënë në dorë’ Basha-Ramës edhe unë me ‘PAA’ do të kisha fituar zgjedhjet
7 Dhjetor 2021, 18:52Aleati i Lulzim Bashës, Agron Duka në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se tashmë nuk ekziston më një koalicion opozitar. Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, i cili u zgjodh deputet nga lista e Partisë Demokratike, tha se PD duhet të rishikojë marrëdhëniet me aleatët, kjo pasi sipas tij ka pasur zëra se ata nuk patën rezultate pozitive në zgjedhje, për të mbledhur vota
-
Dy kuvendet/ Bozdo në Report TV: 'Foltorja', aksion politik, është sfiduar lidershipi i Bashës! Analistja Gjikondi: Luftë personale mes kreut të PD dhe Berishës
7 Dhjetor 2021, 18:00Të ftuarit në studion e Report Tv, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Eno Bozdo dhe analistja, njëkohësisht edhe juriste, Brisida Gjikondi, ndanë mendime të ndryshme. Bozdo e quajti një aksion politik thirrjen e dy Kuvendeve, ndërsa Gjikondi tha se është një luftë personale mes Bashës e Berishës.
-
Kreditë e buta për të pastrehët, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë: Për 2021 mbeten edhe 300 aplikime të hapura, për vitin e ardhshëm nuk ka vendim
7 Dhjetor 2021, 13:48Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti ka dhënë detaje për Report Tv në lidhej me hapjen e aplikimeve për kreditë e buta për familjet dhe çiftet që duan të blejnë shtëpi. E ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Ruseti tha se për vitin 2021 kredinë e kanë përfituar 700 mijë qytetarë, ndërkohë tani janë hapur aplikimet edhe për 300 të tjerë.
-
Test droge për policët, ekspertët: Një efektiv përdorues bashkëpunëtor në krim, të ndiqen penalisht! T'i bëhet edhe administratës! Kreu i Sindikatës: Të trajtohen ankesat
7 Dhjetor 2021, 12:57Dy javë pas vendimit që policët t'u nënshtrohen testit të drogës, kanë dalë rezultate e para dhe mesa e kanë konfirmuar deri më tani burime për Report TV, në radhët efektivëve të Vlorës, Sarandës, Elbasanit dhe Shkodrës ka 30 persona që kanë rezultuar pozitivë.
-
Gratë shqiptare drejt obezitetit, nutricionistja në Report Tv: Ja si mund ta shmangim dhe disa këshilla për të matur peshën trupore në kushte shtëpie
7 Dhjetor 2021, 12:40Shqipëria renditet e treta në Europë për nivelin e lartë të obezitet të grave.