Lajme nga emisionet
-
Zonja Rakacolli garanton se deri më tani nuk ka pasur asnjë efekt anësor nga vaksinat e kryera. Sipas saj fushata e vaksinimit është një nga fushatat më mirë të organizuar.
1 Maj 2021, 19:36 -
Etjen Xhafaj në ‘Pa Protokoll’: Problem, numri i lartë i votave të pavlefshme në zgjedhje! Shabani: Sistemi i gabuar zgjedhor na la pa mandat
30 Prill 2021, 22:41Endri Shabani, kryetari i Partisë Nisma Thurje, që nuk arriti të sigurojë asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit, bëri fajtor sistemin zgjedhor në vend. Shabani tha në emisionin “Pa Protokoll” se nëse vendi do të kishte sistem proporcional kombëtar sot Nisma Thurje do të kishin një deputet në Kuvend. Ndërsa Etjen Xhafaj tha se problematikë e këtyre zgjedhjeve ka qenë numri i lartë i fletëve të pavlefshme të votimit.
-
Nisma Thurje asnjë mandat në zgjedhje, Soko: Dolëm forcë e parë ndër forcat e reja, vota u deformua, Basha të japë dorëheqjen! Më erdhi keq për Bushatin
30 Prill 2021, 18:45Partia "Nisma thurje" nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit, por sipas kandidatit të saj Pano Soko ajo doli forcë e parë ndër forcat e reja që kandiduan. Ndërsa hodhi akuza për blerjen e votave përmes disa mënyrave përfshirë këtu edhe legalizimet, Soko theksoi se ka dhe disa kandidatë të panjohur që kanë thyer herësin.
-
E pazakontë, kërkohej prej më shumë se 1 muaji, ‘i humburi’ telefonon live në ‘Pa Gjurmë’: Më ka marr malli, hajde më merrni
30 Prill 2021, 16:31Rezultonte i humbur që prej 18 marsit të këtij viti, Bledar Salinja telefonon papritur live në emisionin “Pa gjurmë” në Report Tv. Prej ditësh ai kërkohej në program nga ish-bashkëshortja dhe djali i tij, ndërsa këtë të premte surprizoi jo pak familjarët por edhe vetë moderatoren Odeta Dume, ndërsa u drejtua në vetën e parë.Ai tha se ishte mirë dhe se nuk kishte humbur.
-
Bushati në Report Tv: Beteja, jo vetëm për të larguar Bashën, por rithemelimi i PD-së! Nuk duhet të ngelet peng i së shkuarës
30 Prill 2021, 14:00Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, në radhët e demokratëve janë shtuar zërat për largimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha. Ish-anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike në një intervistë për Report Tv tha se kjo është një betejë jo vetëm për largimin e Bashës, por është një hap për të rithemeluar PD dhe për t’i dhënë vendin një opozitë përballë një Rame që është shumë i pushtetshëm
-
Shkarkimi i Metës/ Ralf Gjoni në Report Tv: Kuvendi mund të mblidhet të martën, nuk marr pjesë në proces farsë! Nëse Basha nuk jep dorëheqjen PD përfundon si LSI
30 Prill 2021, 13:09Për deputetin Ralf Gjoni e gjithë kjo përplasje mes Ilir Metës dhe mazhorancës që ka njoftuar shkarkimin e Presidentit, është thjesht një gjë personale mes Ramës e Metës. Ai thotë se nuk do të merrte pjesë në votim në këtë proces.
-
Njihuni me recetat nostalgji më të shijshme dhe të thjeshta që gatuanin amvisat para viteve '90
30 Prill 2021, 10:52Lefteri Gjosha autore e librave me receta të ndryshme tradicionale në një intervistë nostalgji në emisionin “ Rreze Dielli” risjell në kujtime receta të vjetra shqiptare mjaft të shijshme.
-
-
-
Mori pak vota, Ahmetaj për Berishën: E ka mbyllur ciklin në politikë, duhet të kishte ikur që në 2013! Dorëheqja e Topallit mesazh për Bashën që të largohet
29 Prill 2021, 21:35Ndonëse ka qenë ndër themeluesit e PD, sot ish-kryeministri Sali Berisha nuk renditet te më të votuarit e kësaj partie, madje atë e kanë lënë në hije edhe figura shumë të reja që po futen në politikë. Kryetari i "Grupimit ‘90”, Bislim Ahmetaj duke folur për votat preferenciale të kandidatëve dhe renditjen e ish-kryeministrit Sali Berisha te më pak të votuarit në PD, në emisionin Repolitix në Report Tv tha se ai është një personalitet me cilkël të mbyllur në politikë dhe se sipas tij duhet të mos kishte kandiduar por të ishte tërhequr që në 2013.
-
Pa Gjurme/ Zhduket nga Zvicra Irid Kola, prindërit: Në burg nuk ndodhet, nuk e dimë çfarë i kanë bërë djalit
29 Prill 2021, 17:11Dy vite u panë vetëm në skype, prej më shumë se një muaji nuk ia dëgjojnë më as zërin. Me brengën e një nëne dhe frikën për fatin e djalit të humbur, Natasha Kola iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë, në kërkim të Irid Kolës, i cili humbi gjurmët nga Zvicra më 22 mars të këtij viti. Kërkesa e prindërve drejtuar ambasadës zviceriane nuk zbuloi gjurmë të elbasanlliut, ndërsa emri i tij nuk figuron në asnjë burg.
-
Ide brilante për të ngjyrosur vezët e pashkëve me lëngun e perimeve të ndryshme
29 Prill 2021, 12:45Jemi pak ditë larg festimit të Pashkëve, por zbukurimi i vezëve nis disa ditë më parë.
-
‘Më la shtatzënë, prindërit e tij më thanë e kemi një nuse në shtëpi! Drama e vajzës nga Poliçani
28 Prill 2021, 17:07Ndodh edhe kështu, ndërsa vjen të kërkojë ndihmë në emisionin ’Pa gjurmë’ për djalin e tij dy-vjeçar, zbulohet jeta e dyfishtë e Arjan Lukës. 31-vjeçari ka qenë i ftuar në program, në shkurt të një viti më parë, bashkë me të shoqen, por këtë të mërkurë në emisionin ’Pa Gjurmë’ u mësua një tjetër detaj nga jeta e tij.
-
Divorcohet me gruan në Ceki duke shkëputur lidhjet me të birin, në kushtet e depresionit zhduket Sajmir Shijaku (VIDEO)
28 Prill 2021, 13:31Sajmir Shijaku është 51-vjecari nga Tirana i cili doli nga shtëpia mëngjesin e datës 27 shkurt të këtij viti, por që nga ai moment nuk dihet asgjë më për fatin e tij.
-
‘Nuk dua të vdes, nuk dua të lë fëmijët jetim’/ Drama e 44-vjeçares nga Librazhdi, prek mijëra qytetarë (VIDEO)
28 Prill 2021, 13:29Në studion e emisionit “Pa Gjurmë”, në Report Tv u trajtua historia e dhimbshme e nënës së 3 fëmijëve nga Librazhdi, e cila prej një viti është dignostikuar më kancerin e gjirit dhe nuk ka mundësi financiare të paguajë mjekimet
-
E divorcoi burrin 10 vite më parë, i kërkon ‘Pa Gjurmë’ t’i gjej ish-partnerin e saj (VIDEO)
28 Prill 2021, 13:25Bledar Salinja, 47- vjecari nga fshati Bistrovicë i Urës Vajgurore rezulton i zhdukur që prej datës 18 mars të këtij viti.
-
Si të largojmë aromën e pakëndshme të gojës? Stomatologia Imelda Ruçi: Hiqni dorë nga mënyrat tradicionale, nuk kanë efekt
28 Prill 2021, 12:16Aroma e pakëndshme e gojës është një problem që prek një pjesë të madhe të njerëzve dhe ka një sërë shkaqesh që e sjellin atë.https://shqiptarja.com/video/ja-si-mund-ta-shmangim-aromen-e-pakendshme-te-gojes
-
Yoga dhe teknikat e saj për reduktimin e dhimbjeve të lindjes tek nënat e reja, ja si mund të stërviteni në kushte shtëpie
28 Prill 2021, 11:21Helga Cacani trajnere Yoga tregoi teknikat që duhet të përdorin nënat shtatzanë gjatë periudhës së fundit të shtatazanisë por jo vetëm që ta lehtësojnë këtë proçes.
-
E diela e zgjedhjeve, moti nesër me diell e temperatura të larta
24 Prill 2021, 19:35Dita e nesërme, kur shqiptarët do të votojnë, duket se do të favorizohet edhe nga moti. Pas javësh me mot të paqëndrueshëm e temperatura e të ulëta, kjo e diel do të na sjellë më në fund pranverën.
-
Ori Nebiaj në 'Pa Protokoll': Votimi elektronik ruan fshehtësinë e votës! Qytetarët të votojnë të qetë
23 Prill 2021, 22:10Ori Nebiaj, e 18 në listën e PD për Tiranë dhe mbulon njësinë 10, ka siguruar qytetarët se fshehtësia e votës gjatë votimit dhe numërimit elektronik në këtë njësi është e garantuar. Gjatë një interviste në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, Nebiaj tha se votimi elektronik në këtë njësi është një risi që PD e kishte kërkuar më ngulim dhe se shpreson që në të ardhmen kjo të shtrihet në të gjithë vendin.
