Kosova & Rajoni

  • Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka kujtuar 11 korrikun, Ditën e masakrës së Srebrenicës. “Në ditët si kjo duhet të kujtojmë se sa e rëndësishme është të ruajmë dhe të forcojmë paqen në rajonin tonë”, ka shkruar ai në “Facebook”.
  • Nuland godet opozitën:Marrëveshja
    e kufirit, problem i sajuar e artificial

    Ditën e sotme janë raportuar disa vështirësi qarkullimi dhe njëra prej tyre është ajo që po përjetojnë aktualisht qytetarët në zonën e Shëngjinit. “Kuvendi i Kosovës duhet që, gjatë kësaj vere, të gjejë zgjidhje sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë ndihmëssekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland në një intervistë për televizionin publik.

  • Kosovë, Nuland: Luftoni krimin dhe
    miratoni vijën kufitare me Malin e Zi

    Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland ka mbërritur në Kosovë dhe ka takuar Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Më pas është takuar edhe me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli  si dhe me kryeministrin Isa Mustafa.

  • Haradinaj: Të votohet kundër
    demakracionit me Malin e Zi

    Pavërësisht  thirrjes së nënsekretares sw  SHBA, Victoria Nuland  për miratimin e demokracionit e mbylljes kufitare me Malin e zi, kreu i AAK Ramush Haradinaj shkruan në rrjetin social facebook se votimi kundër ratifikimit të versionit aktual të Demarkacionit me Malin e zi, veç sa e forcon këtë përcaktim tonin.

  • Victoria Nuland mbërrin në Kosovë
     takon Presidentin Hashim Thaçi

    Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland ka mbërritur në Kosovë dhe ka takuar Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Më pas Nuland do të takojë kryeministrin Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi.

  • Kosovë, plagosi një 11-vjeçare
    dhe një polic, vritet nga policia

    Një person ka mbetur i vdekur pas një përleshje që ka pasur me disa pjestarë  të Policisë së Kosovës në qytetin e Gjilanit raportojnë mediat Kosovare. Ndërsa një pjestar  i policisë është në gjendje të rëndë nga plagët që ka marrë nga viktima.

  • Victoria Nuland nesër vizitë në
    Kosovë takon Thaçin e Mustafën

    Ndihmës-sekretarja e shtetit amerikan, Victoria Nuland, viziton nesër Kosovën, ku dhe do të takojë udhëheqësit shtetërorë. Axhenda nis nesër në mëngjes me takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe vazhdon me pritjen nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

  • Mustafa: Vizat, kushti i BE mbetet
    marrëveshja e kufirit me Malin e Zi

    Kushti që Kosova duhet të përmbushë për të përfituar liberalizimin e vizave, është marrëveshja e kufirit me Malin e Zi. Ndonëse ende nuk ka një datë se kur do të firmoset kjo marrëveshje, kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se Prishtina zyrtare do të veprojë sipas kërkesave të BE. 

  • Obama letër urimi Thaçit:Ramazani
    reflekton humanizëm dhe paqe 

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka marrë një letër urimi me rastin e Fiter Bajramit nga President i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama. Më poshtë mund të gjeni letrën ë plotë që President i Amerikës i ka dërguar Thaçit.

  • Futet në liqen për t'u freskuar
    mbytet 20-vjeçari nga Kosova / FOTO

    Ditëlindja e një 20 vjeçari nga Kosova ka rezultuar fatale për të. Ai ka humbur jetën pasi është mbytur në një liqen në Berlin të Gjermanisë. Behar Xheladini nga Podujeva i lindur më 28 qershor 1996, u fut në liqen për t’u freskuar, por nuk mundi të diltë më prej andej. 

  • Shqipëri-Kosovë, kontroll të 
    përbashkët në Vërmicë e Morinë

    Në pikën e kalimit të kufirit në Vërmicë, dy drejtorët e Përgjithshëm, atij të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe të Policisë së Shqipërisë, Haki Çako, nënshkruan procedurat e përbashkëta të kontrollit kufitar, në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë-Morinë, në territoret respektive.
     

  • Mustafa: Na mbetet neve t’u krijojmë
    mundësi qytetarëve të lëvizin lirshëm

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se pas rekomandimit për heqje të vizave nga komiteti për politikë të jashtme në Parlamentin Evropian, mbetet tek institucionet e vendit që të marrin hapin e duhur.  

  • Vizat,Komisioni parlamentit europian
    miraton propozimin për Kosovën

    Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën.Lajmi është bëri i ditur nga raportuesja  për Kosovën Ulrike Lunacek në një postim në tëitter.

  • Fajon: Marrëveshja për kufirin para
    pushimeve verore, ndryshe s'ka viza 

    Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, i tha Radios Evropa e Lirë se “nëse Kuvendi i Kosovës nuk e bën ratifikimin e marrëveshjes para pushimeve të verës, do të mund të rrezikojë votën në Parlamentin Evropian dhe të shtyjë gjithë procesin”.

  • Shqiptarët e Mitrovicës për herë
    të parë pas 17 vitesh falin namazin 

    Shqiptarët e veriut të Kosovës, 17 vjet pas luftës, për herë të parë kanë falur namazin e Bajramit të madh në Sheshin ‘Adem Jashari’ në ‘Lagjen e boshnjakëve’ në veri të Mitrovicës. 

  • PE shtyn në shtator liberalizimin
    e vizave për qytetarët e Kosovës

    Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, njëherazi raportuese e Bashkimit Evropian për liberalizim të vizave për Kosovën, ka njoftuar se votimi për rekomandim për liberalizim të vizave për Kosovën është shtyrë për shtator dhe se ky votim varet shumë nga ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

  • Mustafa në Samitin e Liderëve kërkon
     përkrahje për projekte zhvillimore

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili po zhvillon punimet në Paris. Kreu i ekzekutivit kosovar mori pjesë në takimin qendror të Samitit, ku ishin të pranishëm presidenti francez Hollande, kancelarja gjermane Merkel, kancelari austriak Kern, kryeministri italian Renzi, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Mogherini dhe kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë.

  • Isa Mustafa në Samitin e Liderëve 
    në Paris, kërkon liberalizimin e vizave

    Të hënën, Mustafa do të marrë pjesë në takimin qendror të Samitit, ku do të jenë të pranishëm presidenti francez François Hollande, kancelarja gjermane Angela Merkel, kancelari austriak Christian Kern, kryeministri italian Matteo Renzi, zëvendëspresidentja e KE-së, njëherësh përfaqësuese e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

  • Vuçiç: Nëse Serbia kthehet kundër
    BE mund të rihapet konflikti në Ballkan

    “Nëse Serbia kthehet kundër Bashkimit Europian, konflikti i vjetër mund të rihapej në Ballkan, por një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur”. Kështu shprehet kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç në një intervistë për prestigjiozen gjermane “Bild”.

  • Thaçi: Kosova e Serbia, të përmbushin
    pa kushte marrëveshjet e Brukselit

    President Hashim Thaçi ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përmbushin, pa kushte, detyrimet e tyre në bazë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Ai, në një intervistë për Beta, ka thënë se pret shpejt formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, e cila do të jetë multietnike dhe do të hap perspektivën e anëtarësimit në NATO, transmeton Koha.net.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv