Kosova & Rajoni
-
Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur dje në Durrës. Një familje nga Gjilani i Kosovës, 3 anëtarët e saj, kanë humbur jetën. Dyshohet paraprakisht se mund të jenë helmuar nga ushqimi.
8 Maj 2021, 22:46 -
‘Rikthehet’ ekstremisti serb, Sheshel kërcënon Kroacinë: Nëse ndërtoni bazë ushtarake në Kosovë, do ta sulmojmë me raketa
8 Maj 2021, 22:35Shtimi i forcave kroate në kuadër të KFOR-it në Kosovë dhe keq lajmi i dhënë në media se ministri i Jashtëm kroat Radman ka folur për ngritjen e një kampi ushtarak në Kosovë për stabilitet të rajonit, ka acaruar jo vetëm presidentin serb Aleksandar Vuçiç, por edhe liderin e radikalëve serbë, kriminelin e luftës Vojislav Sheshel.
-
Mali i Zi merr vendimin: Turistët që infektohen me COVID do të mjekohen falas
8 Maj 2021, 18:32Teksa po finalizohen protokollet shëndetësore Qeveria atje ka vendosur që të sigurojë turistët e huaj që do të infektohen me COVID gjatë qëndrimit të tyre në vend, se do të trajtohen falas dhe të gjithë shpenzimet kalojnë në llogari të shtetit.
-
Përmirësohet situata epidiomologjike në Kosovë, raportohet një viktimë nga Covid-19 dhe rritet numri i të shëruarve
8 Maj 2021, 16:26Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën një person, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që nga fillimi i pandemisë në 2.203.
-
Ministrat e BE-së takim më 10 maj, diskutime për situatën në Ballkanin Perëndimor
7 Maj 2021, 21:17Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor në një takim më 10 maj. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë një ndër pikat kryesore të bisedimeve.
-
Kurti: Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë
7 Maj 2021, 17:05Në miratimin e programit qeverisës 2021-2025, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se me Serbinë do të bëhet dialog parimor për normalizimin e marrëdhënieve dhe ka theksuar edhe njëherë vendosmërinë e qeverisë së drejtuar nga ai për të paditur Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut.
-
Situata e COVID-19, humbet jetën foshnja 1-vjeçare në Prishtinë
7 Maj 2021, 15:36Situata epidemiologjike në Kosovë ka filluar të tregojë shenja të përmirësimit, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 170 raste të reja duke bërë që të arrijë në 106,192 të infektuar nga fillimi i pandemisë.
-
Debate për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK, ekspertët flasin për 'DW': S’ka logjikë të mbahen në paraburgim 5 vite
6 Maj 2021, 20:35Zyrtarë nga qeveria e Kosovës dhe presidenca thonë se Kosova nuk mund të dalë garante për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Ekspertët juridikë thonë të kundërtën
-
Përplasje për Gjykatën Speciale në Parlamentin e Kosovës/ Ministrja e jashtme : PDK, fajtore për krijimin e saj! Tahiri-Gërvallës: Je turpi i diplomacisë!
6 Maj 2021, 12:06Përplasjet për Gjykatën Speciale në Kosovë kanë bërë që të pezullohet seanca parlamentare. Deklarata e Ministres së jashtme Gërvalla së Gjykata është krijuar nga PDK, ka nxitur reagime të ashpra tek deputetët demokratë, të cilët kanë kaluar edhe në sulme personale.
-
Zoran Zaev: S’e duam anëtarësimin në BE nëse kërkohet të heqim dorë nga gjuha dhe identiteti jonë
6 Maj 2021, 11:17Edhe pse anëtarësimi në BE është një nga prioritetet e qeverisë së tij, kryeministri Zoran Zaev ka refuzuar që për hir të anëtarësimit të heqë dorë nga gjuha dhe identiteti maqedonas. Një deklaratë e tillë vjen pas mosmarrëveshjeve të shumta me Bullgarinë, e cila po mban peng nisjen e bisedimeve.
-
Lufta kundër COVID-19, Kroacia i dhuron Kosovës 10 mijë vaksina
6 Maj 2021, 11:02Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlić Radman, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë ka deklaruar se Kroacia do ta ndihmojë Kosovën me 10 mijë vaksina anti-Covid. Ministri kroat ka thënë se kjo vizitë do t’i shërbejë përmirësimit të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.
-
Shefi i diplomacisë kroate viziton sot Kosovën, në fokus dialogu me Serbinë dhe stabiliteti i rajonit
6 Maj 2021, 08:23Sot në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Grlic-Radman. Fillimisht ministri kroat do të pritet nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla me të cilën do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media
-
Serbia do të paguajë qytetarët që vaksinohen kundër COVID-19
5 Maj 2021, 21:18Serbia ka premtuar t'i paguajë qytetarëve deri në 25 € nëse ata vaksinohen kundër COVID-19. Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se nisma do të shpërblente qytetarët për "përgjegjësinë" e tyre kundër koronavirusit
-
Kroacia: Nuk mund të japim garanci për lirimin e Hashim Thaçit
5 Maj 2021, 20:58Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, tha të mërkurën se nuk ka ofruar garanci për lirimin e përkohshëm të ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili po mbahet në Hagë nën akuzat për krime lufte.
-
17-vjeçari nga Kosova abuzohet seksualisht një javë: Dy burra më hoqën vetullat dhe më veshën si femër
5 Maj 2021, 19:11Dy burra, 29-vjeç dhe 37 vjeç, dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 17-vjeçar nga një fshat i Prishtinës, për rreth një javë, në një banesë në lagjen “Ulpiana” në kryeqytet. Siç pohon 17-vjeçari, para policëve hetues, gjatë atyre ditëve dy të dyshuarit i kanë gjetur klientë meshkuj për shërbime seksuale – që kushtonin nga 15 deri në 30 euro. Por, fillimisht e kanë grimosur dhe veshur me rroba të grave. I mituri thotë se ditën e parë të njohjes kanë kryer marrëdhënie seksuale me të.
-
-
COVID-19 në Kosovë, 153 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit
5 Maj 2021, 15:18Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar me koronavirus 153 persona dhe janë raportuar 4 viktima.
-
Qeveria e Kosovës nuk garanton lirimin me kusht për të akuzuarit në Hagë
5 Maj 2021, 14:30Kosova nuk mund të shërbejë si garantuese për lirimin me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ngase garancia nuk kërkohet nga shteti amë, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
-
Varhelyi: Pandemia përfundon pasi të vaksinohemi të gjithë
5 Maj 2021, 14:23"Pandemia do të përfundojë vetëm pasi të gjithë të jemi vaksinuar”, ka deklaruar kështu komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi, pas takimit të mbajtuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
-
Padi kundër Serbisë për gjenocid?! Vuçiç: U kërkoj shqiptarëve të mos e bëjnë këtë!
5 Maj 2021, 13:11Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha sot se paralajmërimi i Kosovës për të dorëzuar një padi për gjenocid kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë është paralajmërim që nënkupton fillimin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.