Kosova & Rajoni

  • Seanca gjyqësore ndaj Fatmir Limajt në lidhje me akuzat për korrupsion kur ishte Ministër i Transporteve dhe Post-telekomit të Kosovës, është ndërprerë, për një arsye të pazakontë. Kjo pasi Limaj ka kërkuar shtyerjen e seancës, për arsye se kishte dhimbje dhëmbi dhe duhet të shkonte tek dentisti për kontroll.
  • Shërbimet e huaja sekrete: Lavdrim
    Muhaxheri është në Siri i paralizua

    Lavdrim Muhaxheri nuk është në Maqedoni, por qëndron i strehuar në Siri, në banesën e tij, në kushte të vështira shëndetësore. Ai është paralizuar dhe qëndron pa lëvizur. Kështu raportojnë Shërbimet Sekrete të huaja.

  • Kerry në Twitter:
    "SHBA aleate e fuqishme e Kosovës"

    Menjëherë pas mbylljes sëvizitës së tij në Kosovë, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka hedhur një status në Twitter duke e konsideruar viztitën e tij si një vizitëtë një shteti, SHBA-së, aleat të Kosovës.

  • VV përgënjeshtron policinë: Njësi
    anti-terroriste ishin në operacion

    Lëvizja Vetëvendosje hedh poshtë deklaratat e policisë se nuk ka përdorur armë gjatë operacionit të së dielës ku arrestoi ish liderin Albin Kurti dhe 90 aktivistë apo anëtarë të kësaj partie. Në një deklaratë për mediet, Vetëvendosje akuzon policinë për ushtrim dhune ndaj aktivistëve nëpërmjet përdorimit të njësisë për operacione speciale për veprime anti-terroriste.

  • Këshilltari i Mustafës, Havolli:
    Kryeministri nuk iu referua Kodhelit

    Këshilltari i Isa Mustafës, Sokol Havolli ka thënë se kryeministri nuk i është referuar deklaratës së ministres Mimi Kodheli nga mbledhja e Qeverisë. Havolli ka thënë për Indeksonline se Mustafa e ka pasur agjendën e ngjeshur gjatë tërë ditës dhe nuk ka pasur kohë dhe as qëllim t’i përgjigjet Kodhelit.

  • Kerry në Prishtinë: Mbështesim
    2 marrëveshjet e kundërshtuara

    Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në vizitën dy orëshe në Kosovë deklaroi se SHBA-të nuk mbështesin asnjë marrëveshje që cenon pavarësinë e Kosovës duke theksuar se dy marrëveshjet e kundërshtuara nga opozita me Serbinë dhe Malin e Zi kanë dhe mbështetjen e presidentit Obama.

  • Përplasja, deputetja e Mustafës
    mbron Kodhelin: "U keqkuptua"

     Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, në një intervistë telefonike për Report Tv, tha se delarata e ministres së Mbrojtjes shqiptare, Mimi Kodheli se Kosova duhet të mësojë nga gabimet e Shqipërisë, është keqkuptuar.

  • ​Isa Mustafa: S'kam nevojë
    për mësime nga Shqipëria

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar që Shqipëria të mos kalojë asnjëherë nëpër atë që është duke kaluar për momentin Kosova. “Uroj që në Shqipëri të mos ketë gaz lotsjellës”, ka thënë Mustafa, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, njofton Klan Kosova. Sipas tij, Qeveria me të cilën udhëheq nuk ka nevojë për mësime nga Shqipëria.

  • John Kerry nesër në Kosovë por
    e vetmja ndalesë do jetë aeroporti

    Sekretari i Shtetit, Jon Kerry, nesër gjatë vizitës në Kosovë do të takohet më kryeministrin Isa Mustafa, si dhe zëvendësit e tij Hashim Thaçi dhe Branimir Stojanoviq.Tashmë konfirmohet se shefi i diplomacisë amerikane do të qëndrojë në Aeroportin “Adem Jashari” dhe nuk do ta vizitojë Prishtinën.

  • Shoqëria civile në protestë në
    Tiranë: Mbështesim Albin Kurtin

    Përfaqësues të shoqërisë civile dhe partisë “Vetëvendojse” të Kosovës kanë protestuar sot në Tiranë, kundër arrestimit të liderit të Vetëvendojes, Albin Kurti. VIDEO FOTO
    Danaj: Serbisë 'i jepet' 1/3 e Kosovës
    Letra/Qose: Ambasadorë ndihmojeni!
    Kurti: Mustafa-Thaçi pazar me Serbinë

  • Gjermania dëbon në Kosovë
    ekstremistin 23-vjeçar nga Prizreni

    Të enjten e kaluar, Gjermania dëboi 41 shtetas të Kosovës të cilëve iu refuzua azili. Mes tyre ishte dhe Resim K., 23 vjeç, i cili është cilësuar si mbështetës i sulmeve terroriste.

  • Ministrja Mimi Kodheli në Kosovë
    "Mos i bëni gabimet e Shqipërisë"

    Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli teksa ishte në një vizitë zyrtare në Kosovë, ka deklaruar se Prishtina nuk duhet të bëjë gabimet që ka bërë Shqipëria, por duhet të shikojë me prioritet sfidat e saj drejt integrimit në strukturat euroatlantike.  FOTO  VIDEO

  • Ministrja Mimi Kodheli në Kosovë
    "Mos i bëni gabimet e Shqipërisë"

    Mimi Kodheli, Ministrja e Mborjtjes së Shqipërisë, ka apeluar që politika kosovare nuk duhet të bëjë gabimet që ka bërë Shqipëria. Lidhur me aktualitetin politik  atje, ajo ka theksuar se dialogu mes palëve duhet të bëhet në Kuvend e jo në rrugë.  FOTO

  • Rrugëtimi i 40 vajzave për në Siri 
    Çfarë i josh të përfundojnë në ISIS

    Në Zhegër të Gjilanit e njohin me emrin Merita, por në Siri ajo quhet Ummu Hamzaa. Merita Aliu ka 5 muaj që ka braktisë Kosovën, për të marr rrugën për në Siri. Në mëngjesin e 1 Korrikut, 27 vjeçarja kishte dal nga shtëpia e saj, me vetëm një qante në dorë, pa i treguar askujt se për ku është nisur.

  • Bombardimet e fundit në Siri
    Lavdrim Muhaxheri në Maqedoni

    Bombardimet e fundit të realizuara në Siri, dyshohet të kenë çuar në një rishpërndarje të terroristëve të ISIS në vende të ndryshme, mes të cilave edhe Maqedonia.

  • Sondazhi i Index Kosova: PDK
    e para, Vetëvendosje lë pas LDK

    Hulumtimi i rregullt i opinionit publik, i zhvilluar nga Index Kosova me 1,024 të anketuar në Kosovë në nëntor të këtij viti, zbulon se preferencat votuese të qytetarëve të Kosovës kanë ndryshuar në krahasim me zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2014.Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për Parlament të Kosovës do të mbaheshin nesër, për cilën parti do të votonit?”, 17% kanë deklaruar se do të votonin për PDK-në, 14% për Lëvizjen Vetëvendosje, 13% për LDK-në, 6% për AAK-në, 1% për AKR-në dhe 1% për Nismën, thuhet në pjesën e raportit që u është dërguar medieve, raporton gazeta "Telegraf".

  • Elma - vajza nga Mitrovica
    që u arrestua për terrorizëm 

    Familja e Elma Gjyshincës, nga Lagjja e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore, është tronditur rëndë nga ajo që i ka ndodhur. "Duke e njohur mirë, ajo nuk ka bërë asgjë nga ajo që thuhet”, thotë gjyshja e saj, Ismeta, duke qarë. “Se çfarë ka ndodhur atje, me burrin e saj, se si e ka kthyer ai kah vetja, unë nuk e di”, shton ajo

  • Kosovë, shkon në pesë numri i 
    deputetëve opozitar të arrestua

    Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar sot sërish një seancë në kushte të jashtëzakonshme. Pas arrestimit të ish-kreut të VV-së Albin Kurtit më 28 nëntor, deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë hequr dorë nga gazi lotsjellës për pengimin e zhvillimit të seancës. Pas këtij veprimi kryesia e Kuvendit përjashtoi deputetët e opozitës nga seanca, duke vijuar punimet pa praninë e tyre. Ndërsa policia me urdhër të prokurorisë arrestoi tre prej tyre. Tashmë numri i deputetëve të opozitës të arrestuar ka shkuar në pesë, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim. Amnesty International: Të hetohen veprimet e policisë. Lunacek: Arrestimi i Kurtit i papërshtatshëm
      VIDEO  FOTO

  • Kosovë, ndërpritet Kuvendi
    hidhet sërish gaz lotësjellës

    Ashtu sicc ishte paralajmëruar, edhe seanca e sotme plenare në kosovës ëhstë ndërprerë për shka se në sallë është hedhur gaz lotësjellës, pavarësisht se ishin marrë masa të rrepta sigurie. Gazi është hedhur nga deputeti Ismail Kurteshi. Pritet që seanca të mbahet në një sallë alternative të improvizuar.

  • Kosovë rikthehen 120 luftëtarë 
    të ISIS, shtohen masat e sigurisë

    120 shtetas kosovarë që kanë luftuar për Shtetin Islamik mendohet se janë kthyer në Kosovë. Mediat kosovare raportojne se ky kontigjent është kthyer përgjatë viteve 2011- 2015, ndërsa duke iu referuar organeve të sigurisë raportojnë se Sherbimi Informativ është vënë në lëvizje për të identifikuar dhe monitoruar këta persona.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv