Kosova & Rajoni
-
Liderët e tri partive opozitare në Kosovë, Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, pas një takimi kokë më kokë, kanë komentuar në një dalje për mediat, ngarjet e së shtunës në Prishtinë. Sipas tyre, prezenca e qytetarëve në manifestimin paqësor ishte dëshmi se marrëveshjet me Serbinë e Malin e Zi janë anulluar. 29 Nëntor 2015, 21:22
-
Avokatja e Kurtit paraqet sot
29 Nëntor 2015, 11:58
ankesë në Gjykatë për arrestiminGjatë ditës së sotme avokatja e deputetit Albin Kurti, Hedije Ademi pritet të dorëzojë ankesën ndaj caktimit të masës së paraburgimit për deputetin Kurti. Ademi ka bërë të ditur për mediat kosovare se ankesën, sipas ligjit, ka të drejtë që ta parashtroj brenda 24 orëve pas marrjes së vendimit për paraburgim dhe si të tillë, ajo ka thënë se ankesën do ta dorëzoj gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës.VIDEO/Situata në Kosovë në 4 orë
Opozita manifeston paqësisht -
Albin Kurti letër nga burgu kundër
29 Nëntor 2015, 17:52
nënshtrimit qeveritar ndaj SerbisëNjë ditë pas arrestimit të tij nga Policia e Kosovës, ish-lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti shprehet kundër nënshtrimit qeveritar ndaj Serbisë. Në një letër të shkruar nga Burgu i Tuzit, ku Kurti ndodhet aktualisht teksa i referohet fushatës së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESKO, thotë se asnjë ministër a zëvendësministër i Qeverisë së Kosovës nuk doli kundër ‘Zajednicës’ së Serbisë!
Protesta e opozitës, Qeveria: Nuk bëjmë presion mbi institucionet
Arrestohet Albin Kurti, policia hyri me forcë në selinë e Vetëvendosjes -
Jahjaga: Partitë politike t'i rikthehen
29 Nëntor 2015, 16:27
dialogut, jo zgjidhje me dhunëPas ngjarjeve të një dite më parë në Prishtinë, ku u arrestua ish-lideri i vetëvendosjes dhe dhjetra aktivistë, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga për mes një deklarate për mediat u ka kërkuar partitve politike të rikthehen në tavolinën e dialogut dhe të gjejnë zgjidhje me mjete politike e jo përmes dhunës. Ajo çka bie në sy është fakti që Jahjaga në deklaratën e saj nuk ka komentuar mbi arrestimin e Albin Kurtit.
-
Protesta e opozitës, Qeveria: Nuk
29 Nëntor 2015, 14:04
bëjmë presion mbi institucionetQeveria kosovare ka reaguar pas protestës së opozitës dhe arrestimeve në rradhët e aktivistëve të vetëvendosjes. Kabineti i Mustafës megjithatë kritikon ashpër politikat e vetëvendosjes në Kuvend dhe në rrugë, të cilat sipas tij cënojnë sigurinë në vend.
-
Tensionet, Vasili: Duhet dialog
29 Nëntor 2015, 12:48
Majko: Kurti politikan konfliktualEdhe politika shqiptare ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në Kosovë duke theksuar se përshkallëzimi i konfliktit nuk i shërben askujt duhet dialog për zgjidhjen e problemit që eksziton. Vasili: Duhet dialog. Ndërkohe Pandeli Majko: Kurti është deputet konflikutal, Ai merr kuptimin e plotë të një politikani, veç kur është në burg.
-
Gjykata në Kosovë jep masën 30
28 Nëntor 2015, 21:41
ditë paraburgim për Albin KurtinGjykata e Prishtinës me kërkesë të Prokurorisë së Kosovës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për deputetin Albin Kurti. Deputeti i VV-së në ndodhet në prokurorinë Themelore në Pallatin e Drejtësisë.
-
Arrestimi i Kurtit, Braçe: Në burg
28 Nëntor 2015, 18:06
për bindje politike! Koha e PrishtinësDeputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe është i pari dhe që ka reaguar për arrestimin e deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti nga Policia e Kosovës dhe të dhjetëra aktivistëve të tjerë të kësaj force politike. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai i quan pamje të tmerrshme mësymjen e policisë në selinë e Vetëvendosjes në Prishtinë.
-
Arrestohet Albin Kurti, policia
28 Nëntor 2015, 15:40
hyri me forcë në selinë e VV-sëIsh-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar këtë të shtunë në selinë e kësaj partie, ku Kurti ishte strehuar pas pjesëmarrjes në manifestimin paqësor të opozitës në Prishtinë. Policia po ashtu ka arrestuar pas përleshjes me ta edhe dhjetra aktivistë të Vetëvendosjes të cilët ishin mbledhur pranë godinës së VV-së. Mes të arrestuarëve janë edhe disa deputetë të Vetëvendosjes.
VIDEO/Arrestimi i Albin Kurtit
FOTO
VIDEO/Momenti kur policia mësyn në selinë e VV
Arrestimi i Kurtit, Braçe: Në burg për bindje politike! Koha e Prishtinës VIDEO/Situata në Kosovë në 4 orë
Opozita manifeston paqësisht -
Opozita në Kosovë, manifestim
27 Nëntor 2015, 14:45
paqësor në Ditën e PavarësisëKosova ka festuar dhe protestuar në të njëjtën kohë në 103-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Me mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova dhe trojet e tjera shqiptare mbushën sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, gjatë manifestimit paqësor të opozitës kosovare. Liderët e ozpoitës njëzëri protestuan në shenjë kundërshtimi ndaj dy marrëveshjeve, atë të bashkësisë së komunave me shumicë serbe si dhe marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Përveç pankartave dhe famuljve shqiptarë, ajo çka ra në sy ishte mungesa e flamurit të Kosovës.
FOTO
-
"Vend i sigurt", Gjermania i refuzon
27 Nëntor 2015, 14:52
azil kosovarëve, kthen 60 persona60 shtetas kosovarë janë depërtuar nga Gjermania, ndërsa ishin duke kërkuar azil në këtë vend. Kjo masë e Berlinit ka ardhur me vonesë për shkak të mungesës së dokumenteve nga ana e azilkërkuesëve.
-
Samiti i Bërdo-Brionit, Nikoliç e
26 Nëntor 2015, 16:42
Jahjaga nuk i flasin njëri-tjetritSamiti i Bërdo-Brionit që u mbajt në Kroaci dhe Slloveni, mblodhi së bashku presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pas përfundimit të këtij samiti, ku merrte pjesë dhe zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, presidentët e Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë nënshkruan një deklaratë.
-
Deputetja britanike: Nëse do BE-në
26 Nëntor 2015, 12:47
Serbia e detyruar të njohë Kosovën"Serbia do të detyrohet që të njohë shtetin e Kosovës dhe kjo do të ndodhë përpara se ajo të anëtarësohet në Bashkimin Europian". Kjo ka qenë deklarata e bërë nga deputetja britanike Karen Lamli.
-
Majko në Kosovë: Festa e 28
24 Nëntor 2015, 13:40
Nëntorit na fton të reflektojmëKryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli priti në një takim ish-kryeministrin e Shqipërisë dhe deputet i Partisë Socialiste, Pandeli Mjako. Në këtë takim zyrtar, njëkohësisht edhe midis miqsh, u evokuan kujtimet e përbashkëta të kohës së Luftës çlirimtare dhe këmbyen ide për gjendjen në rajon dhe tejkalimin e situatës në Kuvendin e Kosovës.
-
"Le Iene" në Kaçanikun jo vetëm
24 Nëntor 2015, 11:22
të Lavdrim Muhaxherit: Qyteti i ISISGazetarët e emisionit investigati "Le Iene" kanë bërë një reportazh për xhihadistin më të kërkuar në botë me origjinë nga Kosova, Lavdrim Muhaxherin, i cili shfaqet në video duke prerë koka të "pa feshë". Gazetarët italianë kanë shkuar në Kaçanik dhe kanë marrë prononcime me kamera të fshehura nga vëllai dhe motra e Muhaxherit. Motra: Më tha se ka ikur të luftojë për Allahun - "por Zoti lart e di më së miri". Faiku, është një tjetër banor i Kaçanikut i cili rrëfen se për të kthyer dy djemtë e tij nga Siria, ka shkuar deri në Aleppo, por nuk ka mundur të bidesojë më ta.
-
Kosovë, opozita dorëzon
23 Nëntor 2015, 19:00
peticionin tek PresidentjaPërfaqësues të tri subjekteve opozitare në Kosovë kanë dorëzuar te Presidentja Atifete Jahjaga peticionin me mbi 200 mijë nënshkrime të qytetarëve që kundërshtojnë marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe dhe marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
-
Kurti: Pushteti e ka degraduar
21 Nëntor 2015, 21:35
Republikën në një Principatë!Në intervistën ekskluzive dhënë KTV-së, Albin Kurti, nga arratia, thotë se qeveria dhe opozita nuk janë palë të barabarta, pasi që “ata e kanë kapur Republikën dhe e kanë degraduar në një Principatë”.
-
"Kundër qeverisë", 30 ditë para -
20 Nëntor 2015, 19:27
burgim për 17 protestuesit e opozitësGjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim ndaj 17 të arrestuarve të ditës së mërkurë. Masa e paraburgimit do të ketë një kohëzgjatje prej 30 ditësh.
-
VIDEOLAJM / Polici serb dhunon
19 Nëntor 2015, 21:33
gazetarin e "Blic" në KosovëGjatë protestës së djeshme të opozitës në Kosovë, policia ka ndërhyrë brutalisht dhe ndaj një gazetari. Bëhet fjalë për Labinot Balaj, që punon për gazetën “Blic” në Kosovë. Balaj ndonëse nuk kundërshtoi forcat e policisë, pësoi lëndime në kokë nga goditjet e policëve, veprim për të cilin shprehu keqardhje edhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni.
-
Gjakovë, çelet Zyra Rajonale
19 Nëntor 2015, 18:45
e Zhvillimit Shqipëri-KosovëMe një ceremoni zyrtare, është hapur sot në Gjakovë Zyra Rajonale për Zonën Ndërkufitare të Zhvillimit Shqipëri – Kosovë e FSHZH. Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila e ka vlerësuar çeljen e kësaj zyre si shumë të domosdoshme dhe të rëndësishme, ku do të ofrohet mundësia e veprimeve konkrete për aktivitete të përbashkëta.