Kosova & Rajoni

  • Gjykata Kushtetuese ka bërë publik vendimin e plotë lidhur me rastin e seancës konstituive të 17 korrikut, ku ka konstatuar se kjo seancë nuk është realizuar plotësisht dhe se zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve ka qenë jokushtetuese.VIDEO
  • Isa Mustafa: Jemi të gatshëm 
    të shkojmë në zgjedhje të reja

    Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se ngërçi politik i krijuar duhet të zgjidhet në Kuvend, me votë të deputetëve. Në një intervistë për “Epokën e re”, Mustafa ka vlerësuar se Qeveria gjithëpërfshirëse nuk e ka asnjë kuptim, as demokratik, as racional.

  • ​Brovina: Javën e parë të shtatorit
    mblidhet kuvendi i Kosovës

    Deputetja Flora Brovina thotë se vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, do të thirret javën e parë të shtatorit. Në aktgjykimin e Gjykatë Kushtetuese me të cilin i dha të drejtë PDK-së në kërkesën e saj lidhur me kushtetutshmërinë e seancës konstituive, thuhet mes tjerash se “seanca e 17 korrikut është e papërfunduar dhe se ajo duhet të vazhdojë me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve”.
     

  • Jahjaga:Kosova e përkushtuar për
    dialogun me Republikën e Serbisë

    Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua sot në Alpbach me zëvendëskryeministrin e Republikës së Sllovakisë, Miroslav Lajcak, me të cilin bisedoi për perspektivën evropiane të Kosovës dhe rajonit dhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë.

  • Babai merr fëmijën 8-vjeçar me vete
    në Siri, e ëma: Ma ktheni djalin

    Përfshirja e kosovarëve në Siri merr përmasa shqetësuese. Pranvera Abazi, 30 vjeç nga Prishtina, thotë se bashkëshorti i saj, Arbeni, kur shkoi në Siri para disa javësh, me vete dhe pa lejen e saj e mori edhe djalin, Erionin. Nëna bën apel t'i kthejnë djalin 8-vjeçar.

  • VIDEOLAJM/ Xhihadisti shqiptar
    flet për "luftën e shenjtë" në Siri

    Shfaqet në youtube një tjetër video e xhihadistëve shqiptarë në Siri. Nëpërmjet rrëfimit në shqip pohohet përplasja dhe masakra mes grupeve rivale Al Nusra me Ushtrinë e Lirë dhe së fundmi me ISIS. "A1 Report" ka investiguar rreth personazhit që dyshohet të jetë Sylejman Idrizi, nga Kumanova, i cili gjatë luftës në Maqedoni ishte vendosur në Fushë-Kosovë.

  • Oliver Ivanoviç nesër për herë të 
    ​parë para Gjykatës Themelore

    Lideri i Iniciativës Qytetare ‘SDP’ Oliver Ivanoviç, do të paraqitet të martën për herë të parë para Gjykatës Themelore në Mitrovicë, rreth aktakuzës e cila e ngarkon për vepra të rënda penale të kryera ndaj shqiptarëve gjatë vitit 1999 dhe 2000 në Mitrovicë.

  • Thaçi takohet me grupin politik '6+'
    'Bashkë për konstituimin e Kuvendit'

    Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me grupin politik paszgjedhor "6+", ku kanë biseduar për hapat e mëtejshëm për ndërtimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit.

  • Jahjaga-Ashton: Dialogu
    Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë

    Procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të vazhdojë. Kështu, kanë theksuar sot presidentja e vendit Atifete Jahjaga dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Catherine Ashton, gjatë një takimi që kanë zhvilluar në Austri.

  • ​Harrohet zhvillimi ekonomik 
    paraja e shtetit vetëm për paga

    Buxheti i vendit po shfrytëzohet vetëm për paga e mëditje dhe jo për qëllime zhvillimore. Kjo si pasojë e gjendjes aktuale politike dhe mosfunksionalizimi i institucioneve të vendit. Kështu vlerëson Visar Azemi nga KOSID.

  • I mbaron mandati, Williamson
    pasohet nga Kwai Hong Ip

    Kryeprokurori Clint Williamson nuk është më në krye të Taskë Forcës Speciale. Aktualisht në këtë post, si Ushtrues Detyre i Kryeprokurorit është Kwai Hong Ip.

  • Xhihadistët kosovarë s’i kap ligji!

    Xhihadistët kosovarë mund të vazhdojnë të shkojnë në luftë në Siri dhe Irak, duke e shfrytëzuar mungesën e ligjit që ndalon përfshirjen e qytetarëve në konfliktet e armatosura jashtë vendit.

  • A është ky xhihadisti kosovar
    Lavdrim Muhaxheri i vrarë ?

    Prej ditësh ka një kakofoni sa i përket lajmit për vdekjen e xhihadistit kosovar, Lavdrim Muhaxheri.  Një televizion kurd njoftoi se Muhaxheri ishte  vrarë, por shokët e tij menjëherë nxituan për ta përgënjeshtruar lajmin duke publikuar në rrjetet social foto për të.  KUJDES PAMJE TE RENDA

  • Krasniqi: Gjykata la veç një rrugë
    ​atë të shkuarjes serish në zgjedhje

    Kryetari i deritanishëm i Kuvendit, Jakup Krasniqi thotë se Gjykata Kushtetuese nuk i hapi rrugë zgjidhjes së ngërçit politik dhe institucional në vend. Tha se nëse vendimi i Kushtetuese mbetet vetëm kaq, edhe pas përgjigjes së plotë, nuk ka zgjidhje dhe kjo nuk i duhet Kosovës. 

  • ​Gjermania dhe Çekia mbështesin 
    ​axhendën evropiane të Kosovës

    Në kuadër të lobimit për agjendën evropiane të Republikës së Kosovës, gjatë kësaj jave në Pragë dhe Berlin, ministri i Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj, takuan përfaqësues të institucioneve të Çekisë dhe Gjermanisë.

  • Isa Mustafa: Gjykata nuk më
    nxorri as fitues e as humbës

    Lideri i LDK-së Isa Mustafa ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por në reagimin e tij ai më shumë e ka mbrojtur Vjosa Osmanin e cila e ka përfaqësuar koalicionin në Gjykatë. Sipas Mustafës vendimi i Gjykatës nuk ka nxjerrë as fitues e as humbës.

  • Flet Kushtetuesja: Zgjedhja e Isa
    Mustafës nga Blloku e pavlefshme

    jykata Kushtetuese ka vendosur rreth kërkesës së PDK-së. Sipas këtij vendimi kërkesa është e pranushëm dhe zgjedhja e Isa Mustafës, kryetar është e pavlefshme.VIDEO

  • Prishtinë-Beograd, Tahiri konfirmon
    "Dialogu do rifillojë më 4 shtator"

    Zëvendëskryeministrja kosovare Edita Tahiri ka konfirmuar se më 4 shtator në Bruksel do të mbahet takimi për marrëveshjen e menaxhimit të integruar të kufirit, ku do të diskutohet për ndërtesat e përkohshme në gjashtë pikëkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

  • Vritet agjenti kosovar në Siri?
    Reagon AKI: Lajm i pavërtetë

    Asnjë agjent nga Kosova nuk është vrarë në Siri. Ky është reagimi i  Agjensisë kosovare për Inteligjencë (AKI), pas lajmit në mediat e Kosovës se një agjent i infiltruar mes xhihadistëve ishte vrarë në Siri.

  • Lëvizja Vetëvendosje: Kërkesa
    e PDK-së është e pabazua

    Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje u ndal te dy dispozita të Kushtetutës që sipas saj dëshmojnë të kundërtën e parashtruesit të kërkesës dhe tregojë se kërkesa është e pabazuar. Ajo tha se Gjykata Kushtetuese mund ta bëjë vetëm konstatimin se a u bë propozimi nga grupi më i madh parlamentar, gjë të cilën mund ta vërtetojë te regjistrimi i deputetëve.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv