Kosova & Rajoni
-
Greva e minatorëve të Trepçës
21 Janar 2015, 10:21
rëndohet gjendja e tyre shëndetësoreVazhdon greva e më shumë se 700 minatorëve në horizontin e tetë të Minierës së Trepçës në Stantërg mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është rënduar.
-
Trepça, Mustafa: Nuk negociojmë
21 Janar 2015, 09:47
me askënd për asnjë pjesë të vendit“Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç po tenton ta bartë krizën ekonomike të Serbisë në Kosovë”. Kështu e ka komentuar Isa Mustafa vendimin për minierën e Trepçës, duke theksuar se ai është marrë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës dhe jo nga Serbia.
BE: Ekzistojnë disa opsione për Trepçën, situata duhet të qetësohet
Thaçi: Trepça s'diskutohet me asnjë, Vuçiç: Ne të gatshëm për bisedime
Ngujohen minatorët e Trepçës 24 orë afat qeverisë për t'i sqaruar
Raportuesi i PE për Serbinë McMiller: Trepça, jo kusht për dialog
-
Kryetari i Graçanicës Vladeta Kostiç
20 Janar 2015, 21:56
rezulton ende deputet i SerbisëVladeta Kostiç, ka fituar zgjedhjet për kryetar të Komunës së Graçanicës, si kandidat i Listës Serbe, zgjedhje këto që u mbajtën më 18 janar 2015. Por, në ueb faqen zyrtare të Parlamentit të Serbisë, ai ende figuron si deputet i Parisë Progresiste Serbe, të kryeministrit Aleksandar Vuçiç.
-
BE: Ekzistojnë disa opsione për
20 Janar 2015, 21:25
Trepçën, situata duhet të qetësohetBashkimi Evropian i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë, që të qetësojnë situatën dhe të gjejnë një zgjidhje pasi për Trepçën ka disa opsione zgjidhje. Deklarata është bërë nga zëdhënësja e Bashkimit Europian e ngarkuar me çështje të Ballkanit Perëndimor Maja Koçijançi.
Raportuesi i PE për Serbinë McMiller: Trepça, jo kusht për dialog
-
Jep dorëheqjen Jakup Krasniqi
20 Janar 2015, 18:40
“Faleminderit atyre që më besuan”Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë NISMA, Jakup Krasniqi, ka dhënë dorëheqje nga ky post. “Tërhiqem nga deputeti i Kuvendit, për t’i liruar vendin një deputeti tjetër”,- ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
-
Deklarata e ministrit serb të Kosovës
20 Janar 2015, 17:49
Protesta masive kundër JabllanoviçE gjithë Kosova është përfshirë nga protesta masive që kërkojnë shkarkimin e ministrit serb Aleksandër Jabllanoviç nga qeveria e Kosovës. Kjo kërkesë vjen pas fyrjes që ai u bëri rreth tre javë më parë një grupi protestuesish në Gjakovë duke i quajtur “egërsira”.
-
Raportuesi i PE për Serbinë
20 Janar 2015, 15:48
McMiller: Trepça, jo kusht për dialogMediat Serbe i kanë kushtuar një rëndësi të madhe çështjes së minierës së Trepçës duke analizuar vendimet e Kuvendit të Kosovës e situatën e parë nga këndvështrimi i BE. Sipas B92 raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë deklaron se normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës luan një rol të rëndësishëm në procesin e negociatave për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
VIDEO
-
Thaçi:Trepça s'diskutohet me asnjë
20 Janar 2015, 12:43
Vuçiç:Ne të gatshëm për bisedimeZv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, tha se “çështja e Trepçës, nuk do të diskutohet me askënd sepse është pasuri e Kosovës”. Ndërsa kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia është e gatshme që të bisedojë për kombinatin Trepça dhe se kjo çështje mund të ngrihet në dialogun me Kosovën në Bruksel.
-
Ngujohen minatorët e Trepçës
20 Janar 2015, 11:41
24 orë afat qeverisë për t'i sqaruarMinatorët e Trepçës kanë ndërprerë punën sot në mëngjes dhe sipas mediave kosovare mësohet se janë ngujuar në njërin prej galerive të minierës në Stantërg. Sipas tyre, minatorët kanë ftuar drejtuesin e kësaj ndërmarrje dhe kërkojnë prej tij sqarime shtesë lidhur me zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës.
VIDEO
-
Presidentja Jahjaga takim historik
20 Janar 2015, 11:28
me Papa Françeskun në VatikanPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është nisur për në Selinë e Shenjtë në Vatikan, për të takuar Papa Françeskun në një audiencë private.
-
PE: Qeveria e Kosovës të nisë
20 Janar 2015, 08:36
me urgjencë reformat për vendinNë draft, Parlamenti Evropian shprehë keqardhje për numër aq të madh të ministrave dhe zëvendësministrave si dhe për numër aq të vogël të femrave në struktura qeveritare.
-
Trepça, pronësia e paqartë, qeveria
19 Janar 2015, 21:00
e opozita "përplasen" në KuvendKuvendi i Kosovës të hënën në mbrëmje, me procedurë të shpejtë ka miratuar ligjin për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë se tyre, në mënyrë që t'i hapet rrugë riorganizimit të kompleksit metalurgjik “Trepça” që gjendet në Mitrovicë.
-
"Dorëzohet" Jabllanoviç, u kërkon
19 Janar 2015, 16:43
falje nënave që janë ndier të fyeraMinistri për kthim dhe komunitete në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç, ka kërkuar falje për deklaratat që i ka bërë më 6 janar të këtij viti ndaj protestuesve në Gjakovë.
-
Kosova shtyn për nesër votimin
19 Janar 2015, 12:54
për Trepçën, Beogradi kërcënonQeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për ndryshimin e ligjit për ndërmarrjet publike e menjëherë pas saj, Kuvendi i Kosovës vendosi të shtyjë votimin e saj për ditën e nesërme.
VIDEO
-
Kosova heq barrierat e privatësisë
19 Janar 2015, 11:54
përgjimet kryhen pa urdhër gjykateKushdo mund të bëjë një përgjim në Kosovë pa pasur nevojë që të marrë një urdhër të posaçëm nga gjykata. Kuvendi i Kosovës do të shqyrtojë sot Projektligjin për Përgjimin e Komunikimeve Elektronike.
-
Zgjedhjet në Graçanicë, Vladeta
18 Janar 2015, 21:45
Kostiç zgjidhet kryetar komuneVladeta Kostiç i Listës Serbe është zgjedhur kryetari i ri i Komunës së Graçanicës në Kosovë. Në zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme Kostiç ka arritur të fitojë pa balotazh duke marrë në total 65 % të votave të banorëve të Graçanicës, duke lënë pas kandidatin tjetër Nenad Rashiç me rreth 32 % të votave.
-
Procesi i Berlinit vazhdon në mars
18 Janar 2015, 16:31
Mediat: Do të mbahet në PrishtinëBE dhe Prishtina po përgatisin samitin e ardhshëm ministror të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku do të diskutohen projektet konkrete të investimeve në infrastrukturë rajonale, vazhdim ky i iniciativës së kancelares Angela Merkel në Berlin.
-
Sërish protestë kundër Jabllanoviç
18 Janar 2015, 15:45
'Kërkojmë drejtësi për krimet serbe'Disa qindra vetë në fshatin Krushë e Madhe afër Rahovecit në Kosovë, kanë protestuar sot kundër ministrit për kthim dhe komunitete në qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç.
-
Të rinjtë serbë:Vuçiç të kërkojë falje
18 Janar 2015, 13:11
për krimet e Serbisë në KosovëNjë organizatë joqeveritare e të rinjve serbë, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), i ka dërguar qeverisë së Serbisë dy kopje të dy raporteve të OSBE-së, ku dokumentohen krimet që Serbia ka kryer në Kosovë.