Kosova & Rajoni
-
Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji ka dhënë sot një mesazh në kuadër të Pashkëve Katolike. Ai u shpreh se duhet të lutemi që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve të mund të fitojë që të gjithë të bashkuar të mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë
9 Prill 2023, 10:50 -
Të shtëna me armë në Kosovë, humb jetën fëmija 5-vjeçar! U qëllua në oborrin e shtëpisë së tij
8 Prill 2023, 22:26Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot pasdite në Vushtrri, ku një fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën, raporton gazeta Sinjali.
-
Daçiç lobon kundër pavarësisë së Kosovës në Azi, a e shkeli marrëveshjen?
8 Prill 2023, 18:46Lobimi kundër Kosovës në njërën anë, mungesa e draftit për Asociacionin në anën tjetër janë vetëm dy nga problematikat që tashmë kanë dalur në terren e që po shihen si potencialisht shkelje të marrëveshjes së dakorduar ndërmjet palëve.
-
Kosovë/ Një ekip 'misterioz' menaxhues do të paraqesë statutin e Asociacionit
8 Prill 2023, 13:49Për rreth dy javë, Ekipi Menaxhues do ta prezantojë draft-statutin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kjo do të ndodhë në kuadër të dialogut politik për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, i cili udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
-
A zhvillohet proces i rregullt zgjedhor pa Listën Srpska në Kosovë?
8 Prill 2023, 13:36Lista Srpska deklaroi, se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në veri më 23 Prill. Për kryeministrin Kurti refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje është “shenjë e kontrollit të Beogradit".
-
VIDEO/ Ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga fton të rinjtë të bëhen pjesë e ‘Muza Competition’: Të tejkalojmë kufijtë fizik, por edhe politik
8 Prill 2023, 12:26Ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, fton të gjithë ata që kanë pasion modën, artin dhe elementët tradicionale që të bëhen pjesë e MUZA Competition, edicioni i 2-të. Ky konkurs, bashkon tradicionalen dhe modernen dedikuar të rinjve në fushën e modës, një projekt i organizuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon.
-
Tensione në veri të Kosovës, arrestohet qytetari serb që sulmoi efektivin! Policia: Nuk pranoi të nënshkruante dokumentin për hyrjen në Kosovë
8 Prill 2023, 07:52Një qytetar serb në Jarinje është shoqëruar në polici sepse ka sulmuar një efektiv në veri të vendit pasi iu kërkua dokumentacioni për të hyrë në Kosovë. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 16:30.
-
SHBA mirëpret vendimin e Serbisë për stërvitje të përbashkëta ushtarake
7 Prill 2023, 21:26Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) mirëpresin vendimin e Serbisë për të organizuar një stërvitje ushtarake me partnerët e saj globalë të paqes. Kështu ka thënë Ambasada e SHBA-së në Serbi për Radion Evropa e Lirë (REL).
-
Vuçiç e përsërit: Lista Serbe s’do marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës! Me politikanët serbë do dalim me platformë të përbashkët
7 Prill 2023, 16:17Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pas një takimi me disa përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës, më 7 prill, ka deklaruar se pas shtatë ditësh do të dalë me “konkluzionet e përbashkëta” në lidhje me zgjedhjet në veri të Kosovës dhe “të gjitha ngjarjet e ardhshme”.
-
Mesazhi i Abazoviç për Kurtin: Askush s'ka nevojë të brengoset për Malin e Zi, fli rehat! Jemi shtet paqësor, presidenti malazez ka profil pro-europian
7 Prill 2023, 16:10Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit i thotë që të flejë rehat e të mos shqetësohet për të ardhmen e Malit të Zi. Sipas Abazoviç, edhe me fitoren e Jakov Millatoviqit si president, Mali i Zi do të vazhdojë të jetë një shtet paqësor.
-
Kurti takon ambasadorët e vendeve të QUINT: I informova për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë
7 Prill 2023, 14:51Aneksi për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ishte temë diskutimi në takimin e së premtes mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadorëve të vendeve të QUINT-it, njoftoi Qeveria.
-
Humbi zgjedhjet presidenciale dhe u largua nga skena politike, Gjukanoviç: Mali i Zi po shkon drejt nacionalizmit serbomadh
7 Prill 2023, 10:12Presidenti në largim i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike të Socialistëve pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale, ka deklaruar ditën e sotme se shteti i vogël ballanik po nxiton drejt një nacionalizmi serbomadh.
-
Zgjedhjet në veri të Kosovës, Vuçiç: Që nga 24 prilli, Kurti do ta drejtojë Mitrovicën e Veriut
7 Prill 2023, 07:56Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në katër komunat në veri të Kosovës, dhe se qeverisja e formuar pas atij procesi nuk do të ketë legjitimitet.
-
Kosovë, 70% e grave besojnë se ka ngacmim seksual në vendet e punës
6 Prill 2023, 20:11Në Kosovë 70 për qind e grave besojnë se ngacmimi seksual është dukuri e pranishme në vendin e punës, ndërsa vetëm 9 për qind deklarojnë se janë ngacmuar seksualisht vet ose njohin dikë që ka përjetuar një gjë të tillë
-
Osmani takon ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, në fokus dialogu me Serbinë
6 Prill 2023, 19:52Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier
-
Ekspertë ndërkombëtarë: E vështirë të shpallen fajtorë ish-krerët e UÇK-së
6 Prill 2023, 17:49Prokurorët e specializuar në Hagë do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë fajtorë për krimet e supozuara, thonë për Radion Evropa e Lirë dy ekspertë të drejtësisë tranzicionale, Mathias Holvoet dhe Aidan Hehir.
-
Opozita në Kosovë akuza Albin Kurtit: Puna e Qeverisë, arbitrare dhe antikushtetuese
6 Prill 2023, 15:10Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, tha se qeverisja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në dy vjetët e fundit, është veçuar me politikë arbitrare, antikushtetuese dhe varfëruese. Ai i bëri këto komente teksa prezantoi një propozim-rezolutë për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.
-
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kurti konfirmon takimin e radhës me Vuçiç brenda muajit! Në fokus ‘të pagjeturit’
6 Prill 2023, 14:30Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë së pas takimit të kryenegociatorëve në Bruksel është rënë dakord që në marrëveshje teksti i deklaratës thotë se personat e pagjetur do të emërtohen si “personat e zhdukur me dhunë”.
-
Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë: Ish-komandanti i UÇK-së Salih Mustafa, u detyrohet 207 mijë euro viktimave të tij
6 Prill 2023, 13:31Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, ka nxjerrë të enjten një vendim, me të cilin e detyron ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Salih Mustafa, t’ua paguajë 207 mijë euro viktimave të vrasjes së paligjshme, ndalimit arbitrar dhe torturës.
-
Kurti optimist për organizimin e zgjedhjeve në veri edhe pas tërheqjes së Listës Serbe
6 Prill 2023, 13:26Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se institucionet janë duke bërë të gjitha përgatitjet për organizmin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, më 23 prill, në katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq
