Kosova & Rajoni
-
Papa i mençur mendoi se ishte inteligjente që festa më e madhe kristiane të koinçidonte me festën më të madhe pagane, solsticin e dimrit. Dhe kështu në të gjitha vendet, kristianet celebrojnë lindjen e Krishtit kurse paganet rikthimin e diellit
24 Dhjetor 2018, 09:52 -
Protesta ‘Anti-Vuçic’ në Beograd, mijëra serb në shesh dënojnë regjimin autokrat ndaj medias
23 Dhjetor 2018, 21:24Në Beograd, për të tretën javë radhazi, me dhjetëra qytetarë kanë protestuar kundër presidentit Aleksandër Vuçiç. Protestuesit, akuzojnë kreun e shtetit serb se ka vendosur një regjim autokratik dhe po ushtron kontroll të plotë mbi medien. Protestuesit mbanin parulla ku shkruhej “një në pesë milionë”, duke ju referuar një deklarate të hershme të Vuçiç, sipas të cilit edhe po të mblidheshin pesë milionë njerëz në rrugë, ai nuk do i dorëzohej kërkesave të tyre.
-
Daçiç: Nëse përfshihet SHBA në dialogun me Kosovën, edhe ne thërrasim Rusinë
23 Dhjetor 2018, 08:34Sipas ministrit të Brendshëm të Serbisë, përfshirja e drejtpërdrejtë e Amerikës në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës u njoftua nga vetë presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili i dërgoi letra Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe homologut të tij Hashim Thaçit, duke i ftuar ata për të arritur një marrëveshje në interes të "të dyja palëve".
-
Tsipras takon Vuçiç në Beograd: Kosova po i hedh 'benzinë' zjarrit
22 Dhjetor 2018, 08:47Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç zhvilluan një konference të përbashkët për shtyp. Gjatë saj, Tsipras dënoi krijimin e ushtrisë së Kosovës dhe tarifën ndaj mallrave serbe.
-
Arratisja e Gruevskit, deputeti në Maqedoni: Ishte një marrëveshje me qeverinë e Zaevit
21 Dhjetor 2018, 13:21Deputeti i krahut opozitar në Maqedoni, i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev ka thënë se ekzistojnë dy variante shpjeguese për arratisjen e ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, dhe një prej tyre është ajo e bashkëpunimit të Gruevskit me qeverinë e Zaevit.
-
Serbi/ Treni përplas autobusin, 5 persona humbin jetën, 26 të plagosur (VIDEO)
21 Dhjetor 2018, 11:53Nga 26 të plagosurit në aksidentin e Nishit, 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë transportuar në spitale ku edhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.
-
'Do të të vras'/ Kotzias kërcënohet sërish me jetë, Tsipras: Vepër e nacionalizmit të verbër
20 Dhjetor 2018, 19:38Ka qenë një telefonatë e marrë nga Kotzias ku një person anonim i është drejtuar atij me fjalët se do ta vrasë. Në të kaluarën Kotziasit i janë dërguar zarfe me plumba pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespën për emrin e Maqedonisë.
-
Thaçi pas takimit në Bruksel: Kemi mbështetjen e SHBA-së për marrëveshjen me Serbinë
19 Dhjetor 2018, 16:55Në javët dhe muajt në vazhdim do të gjendet zgjidhja për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Ështe kjo deklarata e kreut të shtetit kosovar nga Brukseli, atje ku ndodhet për një takim të udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perendimor ku do të diskutohet për situatën në rajon, arritjet gjatë vitit 2018 si dhe planet për vitin e ardhshëm. Presidenti Thaçi është shprehur se pala kosovare nuk guxon ta humb këtë moment të angazhimit ndërkombëtar për Kosovën, pasi në të kundërten çmimi që do ta paguante do të ishte shumë i lartë.
-
Stoltenberg telefonon Haradinajn: Do të rishqyrtojmë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në vitin e ardhshëm
19 Dhjetor 2018, 13:31Bisedën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s e ka konfirmuar edhe kryeministri kosovar, të cilën e ka cilësuar si “bisedë miqësore”, ndërsa është shprehur i kënaqur me përkushtimin e NATO-s për të mbështetur Kosovën në tërësi.
-
Protesta studentore edhe në Tetovë: Të depolitizohet arsimi, të plotësohen kërkesat tona
19 Dhjetor 2018, 11:07Nën thirrjet për depolitizim, drejtësi dhe transparencë qindra studentë shqiptarë në Maqedoni, kanë organizuar të martën protesta para sheshit Iliria, në Tetovë të cilët ashtu si edhe studentët në Tiranë, kanë parashtruar kërkesat para qeverisë maqedonase duke kërkuar ulje të taksash, luftë kundër korrupsionit dhe reformim të sistemit arsimor në tërësi.
-
Tarifa 100% ndaj mallrave serbe, Haradinaj: Kosova nuk do të heqë dorë, pavarësisht thirrjeve të BE-së (INTERVISTA)
19 Dhjetor 2018, 11:05Kryeministri i Kosovës tha se përplasjet e tij me shefen e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nuk ndikojnë në marrëdhëniet e Kosovës me bllokun ku ajo synon të anëtarësohet, por janë pasqyrim i trajtimit jo të duhur të Kosovës nga Brukseli
-
Mogherini mbledh sot liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama 'braktis' takimin për studentët e Vlorës
19 Dhjetor 2018, 09:02Sot në Bruksel do të mbahet takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor, me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini. Në takimin ku pritej të ishin 6 presidentë dhe kryeministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama nuk do të marrë pjesë pasi do të jetë pjesë e një bashkëbisedimi me studentë të Vlorës.
-
Marrëveshja e Prespës/ Tsipras dhe Zaev zyrtarisht kandidatë të çmimit Nobel për 2019
18 Dhjetor 2018, 19:59Emrat e tyre u kandiduan nga fituesja e Nobelit për vitin 2015, ekonomistja tuniziane Uided Bushamaui.
-
Letra/ Trump i shkruan Thaçit: Momenti për marrëveshje historike me Serbinë, ju pres me Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë
18 Dhjetor 2018, 16:08Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump përmes një letre drejtuar Hashim Thaçit vlerëson progresin e Kosovës dhe thekson se SHBA kërkon vijimin e suksesit të shtetit të ri në Europë. Ai insiston për arritjen e një marrëveshje Prishtinë-Beograd, e cila siç shton Trump do duhej festuar në Shtëpinë e Bardhë me Thaçin dhe Vuçiç.
-
Përfundon takimi Kosovë-BE në Bruksel, anulohet konferenca për shtyp
17 Dhjetor 2018, 16:08Në fokus të takimit ishte vënia e taksës 100% nga Kosova për mallrat serbe
-
BE ultimatum Kosovës: Anuloni vendimin për tarifat ndaj mallrave serbe/ Haradinaj: Nuk e heqim
16 Dhjetor 2018, 15:40Përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogherini, Komisionerja për tregti Malmstrom dhe Komisioneri Hahn kërkojnë anulimin deri të hënën të vendimit për taksën 100% të produkteve serbe, e ndërsa ofrojnë zëvendësimin e emërtimit UNMIK me ‘Kosovë’ në marrëveshjen për CEFTA-s, por Haradinaj ka refuzuar duke i qëndruar vendimit.
-
Krijimi i Ushtrisë së Kosovës, nesër takimi Thaçi-Vuçiç në Këshillin e Sigurimit në OKB
16 Dhjetor 2018, 12:47Më 14 dhjetor, me votat e të gjithë deputetëve, përveç atyre të Listës Serbe, kuvendi i Kosovës miratoi tre projektligjet që i japin mandat ushtarak mbrojtës Forcës së Sigurisë të Kosovës.
-
Kërkesë urgjente nga Serbia dhe Rusia, Këshilli i Sigurimit mblidhet të hënën për Ushtrinë e Kosovës
15 Dhjetor 2018, 16:43Mbledhja do të mbahet të hënën në mbrëmje, ndonëse vendet anëtare ende nuk kanë vendosur nëse do të mbahet me dyer të hapura apo të mbyllura. Me shumë gjasa, Beogradi zyrtar do të përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vucic
-
Pas kundërshtimit për Ushtrinë, Qeveria e Kosovës i përgjigjet NATO-s: E drejta jonë buron nga sakrifica dhe liria
14 Dhjetor 2018, 13:53Qeveria e Kosovës, krahas urimit që i ka bërë qytetarëve të saj për formimin e Ushtrisë, i është përgjigjur edhe deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
-
Stoltenberg kundër Ushtrisë së Kosovës: Palët të sigurojnë se ky vendim nuk do të shkaktojë tensione në rajone
14 Dhjetor 2018, 12:19Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehet për të disatën herë kundër krijimit të Ushtrisë së Kosovës dhe thotë më tej se të gjitha palët duhet të garantojnë tanimë që Ushtria nuk do të rrisë tensionet në rajon.
