Kosova & Rajoni
-
Këngëtarja shqiptare po përballet me akuzën e ‘pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’. Morena Taraku ka ofenduar dhe ka shtyrë punonjësen e policisë në kufi teksa kjo e fundit po kryente detyrën e saj.
22 Nëntor 2018, 20:20 -
Haradinaj: Taksa do të hiqet kur Serbia të njohë Kosovën
22 Nëntor 2018, 16:28Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës se taksa e vendosur përkundrejt produkteve serbe nuk duhet të hiqet deri në momentin kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Ai bëri me dije për gazetarët se arsyet e vendosjes së taksës 100% i janë bërë të ditura ambasadorëve dhe përfaqësueses së BE-së përmes një letre.
-
Kosova bën taksat doganore 100 për qind, Vuçiç: Ju lus sikur Zotin, tërhiqini këto masa!
22 Nëntor 2018, 10:29Kundërpërgjigjja e qeverisë ‘Haradinaj” pas dështimit për anëtarësim në NTERPOL ndaj eksporteve serbe që arrijnë 440 milionë euro në vit. Presidenti serb kërkon me dëshpërim anulimin. Vendimi, jehonë te mediat botërore
-
Arratisja e Gruevskit, Ali Ahmeti: Të mos shfrytëzohet për interesa politike, drejtësia të bëjë punën
21 Nëntor 2018, 21:09Ali Ahmeti ka thënë se është detyrë e drejtësisë të bëjë punën e saj, ndërsa ka shtuar se arratisja e Nikola Gruevskit nuk duhet të shfrytëzohet për interesa politike.
-
Pas vendimit të Kosovës për rritjen e taksës 100%, Vuçiç mbledh ambasadorët dhe Këshillin e Sigurisë
21 Nëntor 2018, 19:25Fill pas vendimit të Kosovës për të vendosur taksë 100% mbi produktet e importuara serbe e boshnjake, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mësohet se do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme me ambasadorët e huaj në Beograd dhe me Këshillin e Sigurisë.
-
BE kundër taksës së Kosovës për produktet serbe, Mogherini: Të hiqet menjëherë
21 Nëntor 2018, 19:31Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendimit të marrë nga qeveria e Kosovës, për të rritur taksën përkundrejt produkteve serbe nga 10 për qind në 100 për qind.
-
Bisedimet Kosovë-Serbi, Vuçiç: Dialog vetëm nëse hiqni taksën ndaj produkteve tona
21 Nëntor 2018, 15:58Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar këtë të mërkurë se është i gatshëm për një rinisje dialogu me Kosovën, për sa kohë që kjo e fundit të respektojë rregullat për të dyja palët dhe të heqë taksën përkundrejt produkteve serbe.
-
Sanksionet ndaj produkteve serbe, Kosova miraton rritjen e taksave me 100 për qind
21 Nëntor 2018, 15:08Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë të mërkurë rritjen e taksës me 100 për qind përkundrejt produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
-
Dështimi me anëtarësimin në Interpol, Daçiç: Ku janë ato 116 shtete që e njohin Kosovën?
21 Nëntor 2018, 08:00Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka reaguar mbi refuzimin e kërkesës së Kosovës për të pasur Interpolin e saj.
-
Liga e Kombeve, Kosova shkruan historinë, shans për t'u kualifikuar në Europian
20 Nëntor 2018, 22:59"Dardanët" fituan në stadiumin "Fadil Vokrri" të Prishtinës kundër Azerbajxhanit me shifrat 4:0, duke u renditur të parët në Grupin 3 të Ligës C, ndërsa nga edicioni i ardhshëm do të luajë në Ligën C.
-
Maqedoni, arrestohet ish-shefi i shërbimit sekret, krahu i djathtë i Gruevskit, Sasho Mijallkov
20 Nëntor 2018, 20:38Arrestohet ish-shefi i shërbimit sekret, i njohur si një nga njerëzit më të afërt të Nikola Gruevskit, Sasho Mijallkov.
-
I dënuar dhe në arrati, Gruevski: Hungaria ka pranuar kërkesën për azil, s'jam shmangur nga drejtësia
20 Nëntor 2018, 16:02Gruevski thotë se i është pranuar kërkesa për azil në Hungari dhe se do të vazhdojë të kërkojë drejtësinë e tij.
-
Mos anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, Vuçiç: Sukses i diplomacisë serbe
20 Nëntor 2018, 12:03Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ka konsideruar mos përfshirjen e Kosovës në INTERPOL si një sukses të diplomacisë serbe.
-
Kosova nuk u pranua në organizatë, reagon zyrtarisht INTERPOL
20 Nëntor 2018, 11:33Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it ka reaguar zyrtarisht përkundrejt mos anëtarësimit të Republikës së Kosovës në të.
-
Anëtarësimi në INTERPOL, Kosova: Nuk u pranuam për faj të Serbisë
20 Nëntor 2018, 11:06Republika e Kosovës nuk u pranua në INTERPOL dhe për këtë ajo fajëson fushatën e egër të Republikës së Serbisë.
-
Arratisja e Gruevskit, Vuçiç: Doli nga Serbia për në Hungari, se ndaluam sepse nuk ishte në kërkim
20 Nëntor 2018, 09:31Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski nga Maqedonia hyri në Shqipëri, pastaj në Malin e Zi, dhe përmes Serbisë ka kaluar në kufirin e Horgosit për në Hungari.
-
Prokurorja maqedonase: Do të dënohet edhe Ali Ahmeti si Gruevski, kemi përgjime me cilësi të lartë
19 Nëntor 2018, 16:25Te rasti “Regjistrimi”, të dyshuar kryesorë janë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski. Ata akuzohen se në mënyrë antiligjore e kanë ndërpre regjistrimin e vitit 2011, nga frika se do të kishte implikime negative mbi karrierat e tyre politike.
-
Serbia kundër anëtarsimit të Kosovës në Interpol, fushatës së tyre i bashkohen edhe 5 shtete të tjera
19 Nëntor 2018, 13:55Pesë shtete anëtare të INTERPOL-it i janë bashkuar kërkesës së Serbisë për votim kundër mbi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.
-
Kryeministrat e Ballkanit në Vjenë, Haradinaj: Kërkova liberalizimin e vizave, i kemi përmbushur të gjitha kushtet
19 Nëntor 2018, 12:00Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar në takimin e zhvilluar në Vjenë me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, liberalizimin e vizave.
-
Mediat serbe: Ndërkombëtarët po shfrytëzojnë çdo rast për të ushtruar presion ndaj nesh
19 Nëntor 2018, 09:06Media serbe i ka kushtuar një artikull çeljes së negociatave për anëtarsimin e Serbisë në BE. Sipas "The Telegraph", Serbisë i është ushtruar vazhdimisht presion dhe i është "sugjeruar" largimi nga Kina dhe Rusia.