Kronikë
-
Arrestohet shoferi i makinës që përplasi një 80-vjeçar teksa po lëvizte me biçikletë në aksin rrugor "Fier-Lushnjë".
1 Mars 2024, 16:01 -
E rëndë në Lushnjë/ Vinçi prek linjën e tensionit, shpërthen në flakë! Vdesin babë e bir! Mes 7 të plagosurve deputeti i PS, Bujar Çela (VIDEO + FOTO)
1 Mars 2024, 15:52Babë e bir humbën jetën, ndërsa 7 të tjerë u plagosën pasditen e sotme pasi vinçi me të cilin po punonin ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë duke shkaktuar menjëherë një shpërthim të fuqishëm dhe flakë të mëdha. Shpërthim ndodhi rreth orës 15:30 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim në qytetin e Lushnjes në pronësi të deputetit të PS Bujar Çela
-
Koncesioni i Sterilizimit, Beqaj: SPAK pengesa artificiale, s'më jep dosjen! Gjyqtari Bani të veprojë me drejtësi
1 Mars 2024, 15:30Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK rreth orës 15:30 të ditës së sotme në zbatim të masës së caktuar nga GJKKO për detyrim paraqitje në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj tij për koncesionin e Sterilizimit.
-
Tjetërsim pronash, GJKKO dënon me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj! Konfiskohen mbi 66 mijë m2 tokë
1 Mars 2024, 15:29Ish-kryetari i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj është dënuar ngja gjykata e Posaçme me 2 vite burg por do të vuajë 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ndër të tjera, Frrokaj është dënuar që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet. Bashkë me të janë dënuar edhe 5 ish zyrtarë të tjerë.
-
Drejtoresha e SHISH, takohet me homologen e saj amerikane në Uashington: Diskutuam sfidat e përbashkëta të inteligjencës dhe sigurisë
1 Mars 2024, 15:09Shefja e Shërbimit Inteligjent të Shqipërisë (SHISH), Vlora Hyseni është takuar me drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-ve, Avril Haines.
-
Morën apartament me qira dhe e përshtatën për përpunim kokaine, 5 të arrestuar në Shkodër (EMRAT)
1 Mars 2024, 15:05Pesë persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi morën një apartament me qira për përpunimin e kokainës
-
Rrëshqitje gurësh dy ditë në Rrugën e Arbrit, ARRSH: Për shkak të punës në skarpate! Lëvizja e makinave në një korsi
1 Mars 2024, 14:50Prej pasdites së djeshme gurë dhe inerte kanë rënë tek Shkalla e Tujanit, pjesë e Rrugës së Arbrit.
-
-
Ja pse u shkarkua gjyqtari Avni Sejdi! Vendosi pro gruas së Gjin Gjonit për dyqanet “Duty Free” të Rinasit! Pezulloi gjobën 46 mln lekë Klodian Allajbeut
1 Mars 2024, 14:26Skandali i “Duty Free’ në 2020, çështja e ‘tregut agro- ushqimor’ të 2019 kur vendosi pezullimin e gjobës 46 milionë lekë që Autoriteti i Konkurrencës i kishte vendosur kompanisë me administrator Klodian Allajbeun; janë disa nga dosjet të cilat vulosën shkarkimin e gjyqtarit Gjykatës Administrative të Tiranës Avni Sejdi. Vendimi u dha nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 19 janar 2024.
-
Shkeli barazinë në dy tenderë për naftën, Granit Gjana nën akuzë nga SPAK! Ish-nënkryetari i Kukësit pengoi një firmë në garë
1 Mars 2024, 13:12Ish-nën kryetari i Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana është vënë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për veprën shkelje të barazisë në tenderë. Hetuesit kanë zbuluar se Gjana ka konsumuar këtë vepër penale në dy raste.
-
VIDEO/ Lëviznin të armatosur dhe me makina të blinduara, 3 të arrestuar në Fier! Tentuan t'i iknin policisë dhe hodhën armët në ferra
1 Mars 2024, 12:55Dy vëllezër të moshës 25 dhe 24 vjeç bashke më një 50-vjeçar janë arrestuar nga policia e Fierit pasi qarkullonin me makina të blinduara dhe me armë
-
Kush e qëlloi me armë Pëllumb Metën?! Pritet ekspertiza balistike! Fëmijët kontradiktorë për vrasjen, dëshmitarët do ripyeten
1 Mars 2024, 11:23Ende nuk është qartësuar me prova shkencore se cili është personi që qëlloi me armë Pëllumb Metën në Shënvlash të Durrësit. 3 fëmijët e tij janë në arrest me burg, motra e 2 vëllezër, të cilët deri më tani kanë dhënë dëshmi kontradiktore
-
Korçë/ Vinin baste sportive online, 2 të arrestuar, 3 në hetim
1 Mars 2024, 11:22Pesë raste të vendosjes së basteve sportive online në mënyrë të paligjshme janë goditur nga policia në Korçë. Në kuadër të operacionit ‘Basti i fundit’ janë arrestuar 2 persona, ndërsa 5 të tjerë janë vënë në hetim.
-
VIDEO/ Në kërkim për plagosje, armë pa leje e fshehje të ardhurash, 3 të ekstraduar në Shqipëri! Një shqiptar i dorëzohet autoriteteve spanjolle
1 Mars 2024, 10:43Tre persona në kërkim nga autoritetet shqiptare për vepra të ndryshme penale janë arrestuar u ekstraduan në Shqipëri. Ndërkohë, një tjetër shqiptar është ekstraduar në Spanjë.
-
VIDEO/ Dosja e inceneratorëve, ish-ministri Damian Gjiknuri pyetet për 6 orë në SPAK: Dhashë shpjegime, por është sekret hetimor
1 Mars 2024, 10:40Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri u pyet për 6 orë e gjysmë në SPAK këtë të premte. Ende nuk ka një qëndrim zyrtar mbi arsyet, por burime për Report Tv thonë se Gjiknuri u pyet nga prokurorja Enkeleda Millonai si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit për inceneratorët.
-
Hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë, nga fjalimet e liderëve te spektakli ajror, zbardhet AXHENDA
1 Mars 2024, 10:27Në 4 mars 2024, do të përurohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë me infrastrukturë moderne për avionët luftarakë të Aleancës, ndërsa sot u montuan 3 dronët e armatosur ‘Bayraktar’, të blerë në Turqi
-
VIDEO/ U fut në parakalim të gabuar në aksin Lezhë-Milot, gjobitet më 10 mijë lekë shoferi
1 Mars 2024, 09:59Policia rrugore ka gjobitur drejtuesin e një mjeti i cili është futur në parakalim të gabuar në aksin Lezhë-Milot dhe më pas e ka publikuar videon në rrjetet sociale
-
Polonia e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, polaku gjendet në Qerret të Durrësit
1 Mars 2024, 09:58Një shtetas polak I shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Qerret të Durrësit. Sebastian Bijak, 42 vjeç ishte dënuar në Poloni, me 13 vjet burg.
-
Dosja ‘Babale’/ Salianji rrezikon burgun, Apeli shqyrton çështjen ndaj deputetit më 15 mars
1 Mars 2024, 09:14Më datë 15 mars gjykata e Apelit do të shqyrtojë vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili është shpallur fajtor për veprën penale ‘kallëzim të rremë’ dhe dënuar me 1 vit burgim
-
VIDEO/Aksident në Tiranë, përplaset drejtuesi i motorit! Dërgohet me urgjencë në spital
1 Mars 2024, 09:23Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku drejtuesi i një mjeti ka mbetur i plagosur.