Kronikë
-
SPAK i kërkon Ministrisë së Drejtësisë të nisë procedurat e ekstradimit për Behar Bajrin nga Franca. Ministria ka 40 ditë afat për të përkthyer dhe kopsitur dosjen, që pretendohet të bind autoritetet franceze për ekstradim. Behar Bajri pritet të kundërshtoj ardhjen në Tiranë, duke shfrytëzuar kërkesën për azil të bërë në 2021-shin.
7 Shtator 2023, 13:50 -
Tiranë/ Filipinezja akuzohet se vodhi 1800 euro familjes së mjekut okulist ku ishte punësuar, zbuloni ku ishin fshehur paratë
7 Shtator 2023, 13:12Marilou Beninsig nga Filipinet u arrestua dy ditë më parë pasi u kallëzua për vjedhje nga pronarët e një familjeje në Tiranë ku përkujdesej për punët e shtëpisë. Ndaj 40-vjeçares Gjykata caktoi masën “Arrest në burg”. Ajo e ka mohuar akuzën
-
Lezhë/ Vetëvaret i burgosuri në burgun e Shënkollit
7 Shtator 2023, 12:59Një 38-vjeçar i identifikuar si Qerim Hani, ka humbur jetën këtë të enjte në ambientet e burgut të Lezhës. Nga informacionet paraprake mësohet se i riu është konstatuar rreth orës 12:20 në ambientet e dusheve të godinës nr 5, në katin e tretë të kësaj godine në seksionin e masave mjekësore.
-
Ndezi zjarr për të djegur mbeturina por u dogjën tokat me të mbjella, një i arrestuar në Kavajë
7 Shtator 2023, 12:22Një person është vënë në pranga në Kavajë, pasi nduke djegur mbeturina, zjarri është përhapur dhe dogji disa sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të tij dhe të një shtetasi tjetër.
-
Në burg për tenderin, mbyllen hetimet për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla dhe 12 të tjerët, dosja shkon për gjykim
7 Shtator 2023, 11:53Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla është marrë zyrtarisht i pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. SPAK ka mbyllur hetimet dhe u ka komunikuar akuzat zyrtare Allës dhe 12 personave të tjerë, duke e dërguar dosjen për gjykim
-
VIDEO/ Aksident në Fier, përplasen dy mjete dhe përmbysen! Plagosen drejtuesit
7 Shtator 2023, 11:29Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Qafës së Koshovices në Fier, ku janë përplasur dy automjete.
-
Përvetësonin pensionet dhe ndihmën ekonomike, arrestohen 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër dhe Tropojë! Dëm shtetit 33 mln lekë
7 Shtator 2023, 11:24Pas denoncimit të qytetarëve, shtatë punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër e Tropojë janë arrestuar, pasi përvetësonin pensionet dhe ndihmën ekonomike. Ata i kanë shkaktuar buxhtetit të shtetit një dëm prej 33 mln lekësh.
-
‘Çmendi’ gruan duke e dhunuar, burri në Mat pagoi shehun nga Kosova 600 euro që t’i hiqte ‘magjinë’! 48-vjeçari lihet në burg
7 Shtator 2023, 11:09Nëna e bashkëjetueses së Darjo Bruçit ishte e para, që nga Franca denoncoi dhunën që kishte ushtruar 48-vjeçari ndaj së bijës. Kur policia i shkoi në banesën e tyre në Burrel, pa shenja në trupin e 33-vjeçares dhe përmes disa videove në telefonin e Bruçit mësoi për ritet e çuditshme të një shehu kosovar, në kërkim, që e godiste me kaçavidë gruan për t’i hequr magjinë. Kujtim Popaj ishte paguar 600 euro dhe kishte marrë dhurata nga Bruçi.
-
Tiranë/ Ishin bllokuar te shpella e Pëllumbasit, shpëtohen 2 turistë francezë, 5 orë operacion te "Gryka e Skoranës" (VIDEO)
7 Shtator 2023, 11:08Policia e Tiranës njofton se pas më shumë se pesë orësh kërkime, ka arritur të gjejë dhe të shpëtojë 2 turistë francezë që kishin mbetur të bllokuar te Gryka e Skoranës afër “Shpellës së Pëllumbasit”, pa ujë dhe pa ushqim.
-
I arrestuar për blerje votash, Fredi Beleri bën 2 rekurse në Gjykatën e Lartë: Arrestimi në flagrancë dhe përgjimet, të paligjshme
7 Shtator 2023, 10:49Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, që ndodhet në burg për blerje votash, ka paraqitur sot dy rekurse të reja në Gjykatën e Lartë. Ai kërkon vlerësimin e paligjshëm të arrestit të tij në flagrancë si dhe të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës që mundësuan fotografimin gjatë dorëzimit të lekëve për vota
-
VIDEO/ Makina del nga rruga te kthesa e Krastës në Bulqizë, plagosen 4 persona! Ishin nisur për festë
7 Shtator 2023, 10:39Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Bulqizë. Të plagosurit ishin nisur të shkonin në një festë në Martanesh. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
-
-
-
Operacion anti-drogë në Shkodër, asgjësohen mbi 12 mijë bimë kanabis! VIDEO nga aksioni i RENEA-s nga toka dhe ajri
7 Shtator 2023, 09:53Përmes një operacioni anti-kanabis të zhvilluar në Shkodër, janë asgjësuar 12 831 bimë narkotike. Autorët e kultivimit të drogës, janë ende të paidentifikuar. Për zhvillimin e operacionit, nga ari dhe toka, janë angazhuar 500 efektivë dhe 50 forca RENEA.
-
VIDEO/ Aksident në aksin Kardhiq – Sarandë, dy mjete përplasen dhe përfundojnë në kanal! Një i plagosur
7 Shtator 2023, 08:06Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Kardhiq – Sarandë. Ky është aksidenti i dytë që ndodh në këtë aks në harkun kohor brenda 24 orëve. Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në kanal.
-
Sherr me dy personave në Vlorë, një shtetas i huaj përfundon në spital
6 Shtator 2023, 19:53Dy persona, mes të cilëve një i huaj janë konfiktuar fizikisht në Vlorë
-
Kishte humbur prej 4 ditësh, gjendet i mbytur në rezervuarin e Gjançit 67-vjeçari në Korçë (EMRI)
6 Shtator 2023, 19:36Një i moshuar, i cili kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 2 shtator, është gjetur i pajetë në bregun e rezervuarit të Gjancit
-
U arrestua në Paris, mediat franceze: Behar Bajri kishte aplikuar për azil në vitin 2021 në Francë
6 Shtator 2023, 18:57Mediat franceze shkruan se shqiptari i shumëkërkuar kishte kërkuar azil në Francë në vitin 2021. Duke e cilësuar Bajrin si bos të mafias, media franceze thekson se i arrestuari në Strasburg, dyshohet se është përfshirë në atentatin ndaj Gjin Boriçit, njërit prej rivalëve të tij në Shkodër më 9 gusht 2020.
-
Arrestimi i ‘të rrezikshmëve’ Balla takon Operacionalen e Durrësit: Askush s’mund t’i fshihet drejtësisë
6 Shtator 2023, 18:27Ministri i Brendshëm Taulant Balla takoi nga afër Forcat Operacionale të Policisë së Durrësit, për t’ju shprehur vlerësimet dhe mbështetjen për operacionet e fundit të kryera nga kjo njësi.
-
Raporti i “AMP” për gushtin, katër të kapur në flagrancë! Polici në Sarandë, hapi lokal për shitje droge! 26 referime për 34 efektivë nën hetim
6 Shtator 2023, 16:04Tre efektivë policie dhe 1 qytetar u arrestuan në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore gjatë muajit gusht për implikim në vepra penale. Një prej këtyre rasteve ishte efektivi Redian Bello, që hapi lokal për të shitur kanabis në Sarandë.
