Kronikë
-
Një 55 vjeçar në Berat është arrestuar nga policia pasi qëlloi me armë zjarri në ajër pas konfliktit me një 25 vjeçar. Bëhet fjalë për Ilir Mamuranin i cili pas një sherri të ndodhur për motive të dobëta ka qëlluar ndaj 25 vjeçareit. Në pranga ka rënë edhe i riu, Emiliano Zoga i cili u largua nga vendngjarja dhe nuk kallëzoi rrethanat e konfliktit.
10 Qershor 2023, 09:39 -
U vra me thikë nga bashkëfshatari i tij jashtë një lokali në Itali, trupi i pajetë i 33 vjeçarit mbërrin në Kallmet të Lezhës
10 Qershor 2023, 09:30Ky është 33-vjeçari Alfons Kola nga fshati Kallmet i Lezhës, i cili u sulmua për vdekje në Breshia të Italisë nga bashkëfshatari i tij Petrit Gega. Ngjarja ndodhi në 1 qershor ndërsa trupi i viktimës ka mbërritur ne Shqipëri dhe do të prehet të dielen e 11 qershorit në vendlindjen e tij Kallmet.
-
VIDEO/ ‘Benzi’ merr flakë në ecje në Fushë Krujë, shkrumbohet totalisht
9 Qershor 2023, 23:06Një automjet tip ‘Mercedes Benz’ është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë. Mjeti ka marrë flakë teksa ka qenë në ecje, ndërsa në të po udhëtonin katër persona, të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
-
Leka Zogu kërkon pronat në Mat, pasardhësi i mbretit Ahmet Zogu në kërkim të tokave të sekuestruara në 1945
9 Qershor 2023, 22:40Stokut të dosjeve nuk i ka shpëtuar edhe princ Leka, i cili ka nisur betejën dhe kërkon kompensimin për tokat e gjyshit, Ahmet Zogut.
-
Bleu vota për Bashkë Fitojmë, arrestohet me urdhër të SPAK një person në Kavajë
9 Qershor 2023, 21:41Një person është arrestuar me urdhër të SPAK, pasi ditën e zgjedhjeve të 14 majit të iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave para me qëllim për të marrin pjesë në votime dhe për të blerë votat.
-
Aksident në Rrogozhinë, makina përplas dy fëmijë dhe largohet nga vendngjarja! Të miturit transportohen në spital
9 Qershor 2023, 21:32Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:40 ku një mjet tip ‘Ford’ drejtuesi i të cilës nuk është identifikuar, ka përplasur dy fëmijë të mitur 10 dhe 11 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.
-
Rrezikoi të mbytet në plazhin e Tales në Lezhë, pushuesit shpëtojnë 18 vjeçarin! I riu transportohet në spital
9 Qershor 2023, 18:24Një 18 vjeçar ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Tales në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së sotme teksa i riu ishte futur në thellësi për t’u larë dhe më pas nuk ka arritur të dalë.
-
-
Aksident në rrugën Fier-Lushnjë, përplasen dy automjete! Një person i plagosur transportohet në spital
9 Qershor 2023, 17:38Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta me parë në autostradën Fier-Lushnjë. Në aksidentë janë përfshirë dy mjete një kamion dhe nje mjet i vogël transporti i njohur si tip Katraul.
-
Shpërdoruan detyrën duke lejuar ndërtime pa leje, pezullohen 3 inspektorë policie në Gramsh
9 Qershor 2023, 17:06Tre inspektorë policie në Gramsh janë pezulluar nga detyra. Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, 3 efektivët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtime pa leje.
-
Gjendet pas 8 viteve Suela Gjona, flet në ‘Pa Gjurmë’ me prindërit: Ika se më kërcënuan, vajzat i kërkova por nuk mi dhatë! E bija e pyet: Të ka marrë malli për mua?
9 Qershor 2023, 17:01Pas 8 vitesh, merr fund historia e zhdukjes së Suela Gjonajt. Më 27 qershor të vitit 2015 braktisi dy vajzat e mitura (2 dhe 4 vjeç) në shtëpinë e prindërve në Pogradec dhe në dhomën e kunatës kishte marrë të gjitha bizhuteritë me vlerë. Prindërit e saj ishin në emisionin ‘Pa gjurmë’ në Report Tv ku treguan detaje rreth asaj historie kur e bija ishte njohur me dikë tjetër por arritën të kishin kontakt me të.
-
Berat, gjenden eshtra brenda një qeseje plastike! Dërgohet për ekspertizë në institutin e mjekësisë ligjore, policia: S’kemi të bëjmë me ngjarje kriminale
9 Qershor 2023, 16:51Eshtra njeriu janë zbuluar ditën e sotme pranë varrezave të qytetit të Beratit. Sipas policisë, kanë qenë punonjësit e pastrimit ata që kanë zbuluar mbetjet kockore në një qese plastike.
-
Riatdhesohen 50 shqiptarë nga Britania e Madhe, policia: Nuk përmbushnin kushtet për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar
9 Qershor 2023, 16:35Sot janë riatdhesuar 50 shqiptarë nga Britania e Madhe. Lajmin e bëri me dije policia shqiptare, duke argumentuar se të riatdhesuarit nuk përmbushnin kushtet për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.
-
Rrumbullaku mbledh krerët e policive në qarqe: Kontrolle më të rrepta për kultivimin e kanabisit! Prioritet siguria gjatë sezonit turistik
9 Qershor 2023, 15:48Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku zhvilloi mesditën e sotme, një takim pune me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë dhe me shefat e komisariateve të Policisë në vend.
-
GJKKO e la në ‘arrest me burg’ Vangjush Dakon, avokatët apelojnë vendimin: Mbajtja në qeli e pajustifikuar
9 Qershor 2023, 15:29Avokatët e Vangjush Dakos kanë nisur përgatitjen e ankimit kundër masës arrest me burg. Ata pretendojnë se ish kryebashkiaku nuk ka rrezik ikje, dhe se mbajtja në qeli është e pajustifikuar me nivelin e provave në dosje dhe kohën e veprave penale të pretenduara.
-
Tiranë/ 6-vjeçarja bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës në Bathore, dërgohet me urgjencë në spital
9 Qershor 2023, 15:28Një 6-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht ditën e sotme nga kati i dytë i banesës së saj në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bathores, kur 6-vjeçarja është rrëzuar dhe ka rënë në tokë.
-
Sherr për parkimin në Berat, shpallet në kërkim 55-vjeçari që qëlloi me armë zjarri në ajër
9 Qershor 2023, 14:21Një 55-vjeçar i identifikuar si Ilir Mamurani është shpallur në kërkim nga policia e Beratit pasi u konfliktua me një 25 vjecar për parkimin. Pas debatit qëlloi me armë zjarri në ajër dhe u largua.
-
Lezhë, asgjësohen 500 rrënjë kanabis në fshatin Kashnjet, nuk dihen kultivuesit
9 Qershor 2023, 13:09Një sasi prej 500 rrënjë kanabis janë kapur ditën e sotme në fshatin Kashnjet.
-
Alarmohet ambasada ruse në Tiranë, merr mesazhe kërcënuese nga një shqiptar i Kosovës
9 Qershor 2023, 13:04Një mesazh kërcënues nga një kosovar mbërritur në godinë, ka alarmuar ambasadën ruse në Tiranë.
-
Siguria në plazhe! Policia kufitare bllokon dhe gjobit dy mjete lundruese Vlorë
9 Qershor 2023, 12:56Dy mjete lundruese janë bllokuar dhe janë gjobitur nga policia kufitare në Vlorë gjatë aksionit për sigurinë e vijës bregdetare, i cili në dy raste ka evidentuar lundrime në zonat e ndaluara.
