Kronikë
-
Dy prokurorë britanikë kanë mbërritur në Shqipëri së fundmi për tu njohur me dosjen hetimore të vrasjes së Ardian Nikulajt më 19 prill, me provat që implikojnë personat e vënë nën akuzë të cilët janë ndaluar nga policia britanike.
4 Maj 2023, 11:37 -
Shkodër/ Vrau pronarin e shtëpisë që kishte me qira, dëshmia e 34-vjeçarit: Automatiku ishte i Petritit, më nxori jashtë! U fsheh në banesë tjetër, pronarja: Më tha mos ki frikë
4 Maj 2023, 11:33Dy ditë pas vrasjes së befasishme për një pagesë qiraje të Petrit Vuksanit, është zbardhur dëshmia e vrasësit 34-vjeçar, Lekë Vuksani.
-
Kërkoi pezullim të gjykimit për shkak të vendimit të ‘Strasburgut’ për Luan Dacin, GJKKO rrëzon gjyqtarin Fatos Lulo
4 Maj 2023, 11:19Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Fatos Lulos, gjyqtarit të shkarkuar nga vetingu dhe të proceduar penalisht për fshehje dhe mosdeklarim pasurish, i cili kërkoi pezullim të gjykimit derisa të rishikohej vendimi për përjashtimin nga sistemi i drejtësisë. Fatos Lulo pretendon se procesi ndaj tij nisi pas gjetjeve të vettingut, që ka pasur pjesë të trupit gjykues Luan Daci, i dënuar për falsifikim.
-
Ushtroi dhunë ndaj motrës, vihet në pranga 27-vjecari në Tiranë
4 Maj 2023, 11:07Një 27-vjecar është arrestuar nga policia Tiranë pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, ndërsa një tjetër është vënë në pranga pasi u kap teksa drejtonte automjetin në gjindje të dehur.
-
Të bllokuar në një terren të thepisur te Gjiri i Gramës, shpëtohen 2 turistët gjermanë! Njërin e kishte kafshuar qeni
4 Maj 2023, 10:38Policia ka ndihmuar sot 2 turistë gjermanë yë cilët ishin bllokuar në një terren të thepisur te Gjiri i Gramës. Njërin e kishte kafshuar qeni dhe u pikasën pas kontrolleve nga deti.
-
Vritet në Spanjë 29-vjeçari shqiptar, i arrestuar për drogë! Në 2020 u kap në Vlorë gjatë një tentative për grabitje
4 Maj 2023, 10:07Endrit Sinaj, 29-vjeç është vrarë me armë zjarri në Spanjë. I riu shqiptar u qëllua me plumb në bark më 23 prill, por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital në Trueta de Girona
-
VIDEO/ Vidhte automjete dhe motorë, në pranga 38-vjeçari në Tiranë! Momenti kur hajdutët marrin makinën me karrotrec në mes të ditës
4 Maj 2023, 09:51Eduard Bardho, 38-vjeçari me origjinë nga Mamurrasi është vënë në prangat e policisë së Tiranës për vjedhje të automjeteve. Siç shihet edhe nga pamjet e policisë, Bardho në bashkëpunim me një tjetër, tërheqin makinat dhe i marrin në karrotrec pa u shqetësuar.
-
U ndje keq gjatë qëndrimit në qeli, vdes në spital 51-vjeçari i burgosur në Burgun e Fierit! Të afërmit: Nuk vuante nga asnjë sëmundje
4 Maj 2023, 09:49Një i burgosur 51-vjeçar në Fier ka ndërruar jetë paraditen e sotme. Ai ka shfaqur probleme me shëndetin gjatë qëndrimit në burg dhe ka vdekur në spital. Të afërmit e Simon Toskës në intervistat e dhëna për Report TV, kanë mohuar që 51 vjeçari, babai i 3 fëmijëve të vuante nga ndonjë sëmundje.
-
Kapet me 104 kg kanabis 48-vjeçari në Vlorë, i dënuar edhe më parë për drogë! Pakot i kishte fshehur në bagazhin e makinës luksoze (VIDEO)
4 Maj 2023, 09:24Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi u kap me 104 kg kanabis gati për shitje. Kristian (Nikola) Skëndaj u kap në flagrancë teksa drejtonte mjetin që po transportonte 10 pako me kanabis. Shërbimet e policisë e pikasën pasi 48-vjeçari po transportonte drogë me makinë luksi, tip “Chrysler”.
-
Aksident në Vlorë/ Report Tv siguron VIDEON, makina përplaset e rrotullohet disa herë në rrugë! Shpëton mrekullisht shoferi
4 Maj 2023, 06:59Një aksident është regjistruar në lagjen 10 korriku në Vlorë mëngjesin e kësaj të enjteje. Një automjet është përplasur me koshin e plehrave dhe me një pemë dhe është kthyer përmbys.
-
U shkarkua dy vite më parë nga vettingu, KPA rrëzon vendimin e KPK-së për prokurorin Bledar Maksuti dhe e rikthen në detyrë
3 Maj 2023, 21:19Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit Bledar Maksuti.
-
-
VIDEO/ Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, drejtuesi i kamionit humb kontrollin e mjetit
3 Maj 2023, 17:57Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Piskupat.
-
Gjykatat në 2022, çështjet e reja ranë me 12%, por ngarkesa e punës mbetet ende e lartë
3 Maj 2023, 16:51Shqiptarët i janë drejtuar gjykatave me një ritëm më të ulët në vitin 2022 në raport me vitin paraardhës duke regjistruar një volum më të ulët çështjesh të reja. Këshilli i Lartë Gjyqësor analizon se edhe pse ka një ulje minimale të ngarkesës çështjet e trashëguara mbeten ende të larta. Një pjesë e mirë e gjykatave vijojnë të funksionojnë sipas analizës me kapacitet të reduktuar gjyqtarësh.
-
Gjakmarrja që i mori jetën Ardian Nikulajt, 16 vite më parë Londra refuzoi ekstradimin e Pjetër Lekstakajt! Akuzohej për një vrasje në vitin 2000
3 Maj 2023, 16:44Konflikti me viktima nga të dyja palët, mes fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj, i nisur që prej vitit 1996 ku mbeti i vrarë i pari vëllai i Ardian Nikulajt, Ismaili, e ka përballur edhe më herët shtetin shqiptar me kërkesë ekstradimi për po të njëjtat seri vrasjesh me Britaninë e Madhe. Në vitin 2007, ishullorët refuzuan ekstradimin drejt Shqipërisë të Pjetër Lekstakaj, të cilin autoritetet shqiptare të asaj kohe e kërkonin si autor të një vrasjeje që e kishte kryer në vitin 2000.
-
Vrasja e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Martinajt, GJKKO dënon me 28 vite burg Ilir Selmanin dhe 7 vite Elvis Gacajn
3 Maj 2023, 16:32GJKKO ka dënuar me 28 vite burg Ilir Selmanin për vrasjen e Santiago Malkos në gusht të vitit 2019. Gjithashtu është dënuar me 7 vite burg, bashkëpunëtori i tij, Elvis Gacaj.
-
Nënë e 3 fëmijëve, 30 vjeçarja në Berat e zhdukur prej ditës së djeshme! Familjarët kërkojnë ndihmë
3 Maj 2023, 15:29Mimoza Arapi, 30 vjeçe, nga Berati ka humbur kontaktet me familjen e saj dje më datë 2 maj rreth orës 8 të mëngjesit. Në momentin që është larguar nga banesa në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat, nëna e tre fëmijëve ka qenë e qetë, ndërsa kishte veshur rroba të zeza ndërsa kishte të veshur dhe një jelek, po të ngjyrës së zezë.
-
Shkrirja e gjykatës së Lushnjës, Kreu i Avokatëve në Fier: Do bëhet lëmsh i madh! Vonesat për një gjykim civil në shkallë të parë mund të shkojnë në 2 vite
3 Maj 2023, 15:12Shkrirja e Gjykatës së Lushnjës dhe transferimi i 2000 dosjeve në gjykatën e Fierit ka sjellë reagimin e Dhomës së avokatëve në Fier. Kreu i Dhomës së Avokatisë në Fier Ermal Hamataj në një prononcim për mediat është shprehur se shkrirja e gjykatës së Lushnjës dhe transferimi i çështjeve në Fier do të sjellë kaos
-
'14 maji'/ Ambasadorja Kim takohet me Rrumbullakun: Policia rol vendimtar për proces zgjedhor të sigurt dhe me standarde
3 Maj 2023, 14:40Ambasadorja amerikan Yuri Kim dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Shqiptar Muhamet Rrumbullaku diskutuan bashkëpunimin në rritje SHBA-Shqipëri në zbatimin e ligjit kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike.
-
Jetnor Shira emërohet shefi i ri i Policisë Rrugore në Tiranë, zëvendëson Taulant Gjokën
3 Maj 2023, 14:27Jetnor Shira do të jetë shefi i ri i qarkullimit rrugor të Tiranës, ndërsa zëvendëson në këtë detyrë Taulant Gjokën. Report Tv mëson se Gjoka është emëruar specialist i sigurisë rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.