Kronikë
-
Babë e bir në Tiranë kanë janë arrestuar pasi shisnin në rrjete sociale monedha floriri. Në pranga kanë rënë Kadri Forgali, 65 vjeç, dhe Klevis Forgali, 35 vjeç.
1 Qershor 2023, 13:18 -
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Plarent Dervishaj ofroi 300 mijë euro për të hequr gjurmët e gishtërinjve të Redjan Rrajës nga makina e autorëve
1 Qershor 2023, 11:57Një shumë prej 300 mijë eurosh është ofruar për të dëmtuar provat që fajësonin Redjan Rrajën për pjesëmarrje në atentatin e 1 nëntorit 2019 ku u plagosën Arjan Ndoja e Aleksandër Laho dhe u vra Andi Maloku, shofer i prokurorit. Ofrimi I pagesës për dëmtimin e provave evidentohet në pretencën që SPAK paraqiti në GJKKO më 31 maj ku kërkoi burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën dhe 35 vjet heqje lirie për të riun Arjol Halilaj.
-
Merrnin ryshfet dhe shpërdonin detyrën, Gjykata e Tiranës lë në burg dy efektivët e forcave ‘Shqiponja’
1 Qershor 2023, 11:59Gjykata e Tiranës le në burg 2 efektivët e "Shqiponjave" Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha të akuzuar për korrupsion, raporton gazetari i Report Tv Sokol Dema. Njëherësh, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, togat e zeza vendosën të shpallin mos kompetencën dhe t’ja kalojnë dosje SPAK.
-
-
Sherr për shezlongët në Shkodër, 64-vjeçari dhunohet nga 3 të rinj! Goditet me sende të forta dhe i dëmtojnë makinën
1 Qershor 2023, 11:35Një sherr i nisur për disa shezlongë në Shkodër ka përfunduar në dhunë fizike, ku 3 të rinj, njëri prej të cilëve është nën hetim dhe dy të tjerët në kërkim kanë ushtruar dhunë ndaj një 64-vjecar.
-
I dënuar me 14 vjet burg për drogë, kapet 47-vjeçari në Shkodër! Pritet ekstradimi i tij i Italisë
1 Qershor 2023, 11:29Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës si i shpallur në kërkim për trafik droge nga autoritetet italiane. Bëhet fjalë për Armand Danin (Isajin) banues në lagjen Gurrile në Shkodër i cili është i dënuar me 14 vjet burg për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.
-
-
-
-
VIDEO/ Refuzuan vlerën e shpronësimit, nëna dhe vajza e saj në Vlorë hipin mbi tarracën e ndërtesës të planifikuar për t’u shembur nga IKMT
1 Qershor 2023, 10:35Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në zonën e Skelës mëngjesin e ditës së sotme për të shembur një ndërtesë dy katëshe ku jetonin 7 familje. Disa prej tyre janë shpronësuar dhe kanë pranuar vlerën e dhënë, por Tatiana Hoxhaj e cila jeton bashkë me vajzën e saj, nuk ka pranuar të dalë nga banesa.
-
Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin, nxjerr nga qelia Kokaveshin! Greqia: Vendim në mospërputhje me dispozitat e shtetit ligjor
1 Qershor 2023, 10:21Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për masë më të butë sigurie ndërsa ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ për bashkëpunëtorin Pandeli Kokaveshi, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Greqia ka reaguar duke thënë se vendimi i marrë nuk është në përputhje me dispozitat e një shteti ligjor.
-
Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, mungonin avokatët! I pranishëm në seancë edhe Alqi Bllako
1 Qershor 2023, 10:19Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë seanca për inceneratorin e Elbasanit. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës. I pranishëm në seancë ishte edhe Alqi Bllako.
-
-
Tritoli në fasonerinë e italianit në Tiranë, arrestohen 2 persona! Shkak i shpërthimit gjobëvënia 100 mijë euro! U pagua i mituri për vendosjen e lëndës plasëse
1 Qershor 2023, 09:34Dy persona u arrestuan nga policia në Tiranë, njëri organizator dhe tjetri autor i vendosjes së tritolit në fasonerinë e sipërmarrësit italian në zonën e Freskut. Ngjarja ka ndodhur pasi sipërmarrësi Roberto Del Gaido nuk ka pranuar ti paguante 100 mijë euro Edmond Arapit.
-
VIDEO/Shkoi për peshk, por u mbyt në lumin Mat, palombarët gjejnë trupin e pajetë të 22-vjeçarit
1 Qershor 2023, 08:44Pas disa orësh kërkime, palombarët dhe forcat RENEA kanë mundur të nxjerrin trupin e pajetë të 22-vjeçarit Valentin Nikolli i cili u mbyt dje në lumin Mat.
-
Ishin duke pirë në një lokal dhe u konfliktuan, plagoset 39-vjeçari në Mat! Në kërkim autori
1 Qershor 2023, 07:37Një zënkë për motive të dobëta ka vijuar me të shtëna me armë zjarri në Mat.
-
Ksamil/ Motori përplaset me makinën, video nga momenti i aksidentit
1 Qershor 2023, 07:29Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Ksamil të Sarandës. Dy të rinj, teksa kanë qenë duke lëvizur me motor janë përplasur me një automjet. Gazetari i Report Tv, Limos Didani ka siguruar edhe videon nga momenti i përplasjes.
-
Përmet/ Ishte duke vizituar kanionin e Langaricës, mbytet turistja gjermane! E mori rrjedha e ujit
31 Maj 2023, 19:47Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë e mërkurë në kanionin e Langaricës në Përmet ku është mbytur një turiste gjermane. Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 66-vjeçare nga Gjermania e cila ishte duke vizituar këtë zonë.
-
Kërkoi strehim politik, Agron Tufa u zgjodh në mënyrë të paligjshme në krye të ‘Krimeve të Komunizmit’, ISKPK ‘han pa porta’, abuzime me tendera e falsifikime
31 Maj 2023, 18:58Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon kaosin në Institutin për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit gjatë viteve 2018, 2019, 2020 dhe 2022, abuzime me tendera, procesverbale mbledhjes pa firma dhe vendime pa numër. Kolona e botimeve abuzive, konferenca të pabazuara në rregullore.
-
Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, furgoni devijon nga rruga dhe përmbyset
31 Maj 2023, 18:45Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë në afërsi të fshatit Piskupat