Kronikë
-
26 Prill 2023, 17:24
-
Dorëhiqet nga ‘Shqiponjat’ e Vlorës ish-peshëngritësja Fetie Kasa, i iku nga duart Inez Hajrulla
26 Prill 2023, 16:43Fetie Kasa, ish-kampionia e peshëngritjes është dorëhequr nga Policia e Vlorës, ku prej vitesh ishte në radhët e forcave “Shqiponja”. Dorëheqja është bërë rreth një muaj më parë dhe sipas burimeve, e gjitha lidhet me pakënaqësitë ndaj një operacioni ku grupit të “Shqiponjave”, përfshirë Fetie Kasa, u iku nga duart Inez Hajrulla, një person me precedentë penal dhe disa miq të tij.
-
Nikulaj u ekzekutua për gjakmarrje, 6 në kërkim! U porosit e financua nga i afërmi i vëllezërve Lekstakaj, u vra nga një portugez, të përfshirë 4 britanikë (EMRAT)
26 Prill 2023, 16:25Gjashtë persona janë shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin. Mësohet se organizatori, porositësi dhe financuesi i vrasjes është Edmond Haxhia. Ky i fundit është djali i dajës së Elton Lekstakajt, i cili kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1996. Ekzekutori i Nikulajt ka qenë një shtetas portugez i cili ka bashkëpunuar edhe me 4 persona të tjerë të huaj.
-
-
I shpallur në kërkim se porositi vrasje, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Suel Çelës për masë më të lehtë sigurie
26 Prill 2023, 15:37Apeli i Gykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e të shumëkërkuarit Suel Çela për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij. Çela nga arratia kërkoi rrëzimin e vendimit për masën e arrestit me burg ndaj tij. Suel Çela është shpallur në kërkim nga maji i vitit 2022 në kuadër të operacionit "plumbi i artë".
-
Nga Artan Gjokaj te Gerian Kuke dhe Elda Dinaj, njerëzit që kamufluan 2 vilat e Arben Ahmetajt, lidhjet dhe alibitë që u rrëzuan nga hetimet e SPAK-ut
26 Prill 2023, 14:40Artan Gjokaj dhe Gerian të besuar të Ahmetajt, e pjesë e kamuflimit të vilës në Hamallaj që Klodian Zoto i dhuroi ish ministrit. Elda Dinaj jeton jashtë vendit dhe dyshohet se nuk ka asnjë lidhje me vilën tjetër të sekuestruar në Palasë.
-
-
Detyroi një vajzë që të drogohej dhe shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 29-vjeçari në Krujë! Ishte i dënuar me 5 vite burg (Emri)
26 Prill 2023, 13:06Arbis Shima, 29-vjeç, banues në Krujë, është arrestuar nga policia pasi ishte dënuar me 5 vite burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”
-
Apeli i GJKKO rrëzon Ahmetajn, mbetet sekuestro e vilave të ish-gruas dhe bashkëjetueses së ish zv. Kryeministrit në Hamallaj dhe në Palasë
26 Prill 2023, 12:53Vilat në pronësi të bashkëjtueses së Arben Ahmetajt në Hamallaj dhe ajo e ish-bashkëshortes së tij në Palasë do të mbeten të sekuestruara.Vendimi është marrë Apeli i GJKKO që ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.
-
VIDEO/ Moti i keq në Vlorë, kapiteneria: Të evitohet lundrimi jashtë Gjirit të Vlorës
26 Prill 2023, 11:56Për shkak të motit të keq në Vlorë, kërkohet që mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit të kenë kujdes për Gjirit të Vlorës
-
VIDEO/ Serë me drogë në mes të pyllit në Krujë, sekuestrohen 782 kubikë kanabis
26 Prill 2023, 11:46Sera me kanabis, e mbuluar me plastmas ishte improvizuar në mes të pyllit, brenda së cilës ishin vendosur kubikët e mbushur me dhé dhe fara të dyshuara narkotike kanabisi, në proces mbirjeje
-
Kërcënoi Eris Çekanin dhe i përplasi makinën me 'Hummer', arrestohet 30-vjeçari në Pogradec! Vëllezërit bashkëpunëtorë në kërkim
26 Prill 2023, 11:35Marjo Xhangolli është arrestuar nga policia e Pogradecit pasi ishte në kërkim për bashkëpunimin me vëllezërit Syzo, të cilët kërcënuan dhe i përplasën makinën Eris Çekanit.
-
I riu me 'Range Rover' përplas 17-vjeçaren në Tiranë, arrestohet nga policia
26 Prill 2023, 11:32Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka përplasur me makinën e tij tip Range Rover, një vajzë të moshës 17-vjeçare
-
-
Përshtati shtëpinë për konsum kokaine në Kavajë, arrestohet Marsida Qatja! Në banesë iu vra ish-i dashuri në 2019-n
26 Prill 2023, 10:494 vite nga krimi horror brenda shtëpisë së saj në Kavajë ku mbeti i vrarë ish i dashuri Dritan Haxholli, Marsida Qatja, 33-vjecarja nënë e tre fëmijëve, u arrestua nga policia. Gruaja ishte dënuar me vendim të formës së prerë me 2 vite burg nga Gjykata e Apelit, 2 muaj më parë, pasi e kishte kthyer shtëpinë e saj në hapësirë konsumi të drogës
-
VKM e ndërtimeve pa leje, 'Kushtetuesja' kërkon që 28 deputetët kërkues të autorizojnë përfaqësimin! Bardhi: Rezultat i shantazhit të Ramës, po zvarritet! Gjykata: E pavërtetë
26 Prill 2023, 10:44Gjykata Kushtetuese ka shtyrë edhe një herë tjetër seancën për shqyrtimin e padisë së Partisë Demokratike për VKM për operacionet për ndërtimet pa leje. Shkak i shtyrjes këtë herë është bërë pasi sipas Gjykatës Kushtetuese kërkohet një autorizim me firmë i të 28 deputetëve që kanë firmosur kërkesën për palën që do t’i përfaqësojë.
-
Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit në Sarandë, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave! RENEA dhe policia zbulojnë detaje të reja nga mjetet e sekuestruara
26 Prill 2023, 10:31Një automjet i blinduar tip Jeep Cherokee me targa greke BOO - 9195 është mes automjeteve që policia e Sarandës ka sekuestruar gjatë kontrolleve për mbledhjen e provave lidhur me zhdukjen e mistershme të 46-vjecarëve Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari. Fuoristrada e zezë dhe me xhama të zinj është zbuluar në një plantacion mandarinash në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol
-
SPAK s'tërhiqet nga kërkesa për të dënuar komisioneren e vettingut, dërgon në Gjykatën e Lartë Etleda Çiften
26 Prill 2023, 10:19SPAK nuk tërhiqet nga kërkesa për të dënuar komisioneren e vetingut Etleda Ciftja për akuzat e “falsifikimit” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”. Çiftja ka fituar pafajësinë në GJKKO dhe në Apelin e Posaçëm, por Spak ka kërkuar rekurs të vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë
-
VIDEO/ Vidhte shuma parash në farmacitë e Tiranës, arrestohet 37-vjeçari! Momenti kur ‘zhvat’ punonjësen dhe ikën me vrap
26 Prill 2023, 09:03Një 37-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka vjedhur në dy farmaci në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet e sjella nga policia e Tiranës, Egert Boçi është futur i qetë në farmaci, i veshur me rroba që i mbulonin në tërësi fytyrën dhe shkon pranë arkës dhe i zhvat paratë farmacistes, njëra prej tyre bën rezistencë, por autori ja del të ikë me vrap.
-
Po hynte në Shqipëri me 18 mijë e 500 paund të pa deklaruara, nën hetim 32-vjeçari rumun në Rinas
26 Prill 2023, 08:40Një rumun 32-vjeçar është vënë nën hetim nga policia e Tiranës pasi u përpoq të hynte në Shqipëri me një shumë parash të padeklaruara.