Kronikë
-
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtares së Apelit Tiranë, Flutura Skënderi.
25 Prill 2023, 17:15 -
U kapën duke transportuar mina me telekomandë në rrugën Milot-Lezhë, gjykata e Apelit konfirmon dënimin me burg për Manukën dhe Loshën
25 Prill 2023, 17:08Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga gjykata e Lezhës në 2021 për Agron Manukën dhe Imer Loshën. Manuka u dënua me 10 vite burg ndërsa Losha me 8 vite burg, pasi të dy u kapën në rrugën nacionale Milot-Lezhë teksa po udhëtonin drejt Shkodrës me një makinë të mbushur me eksploziv.
-
Nuk morën azil, për 5 muaj, kthehen në atdhe 1000 shqiptarë nga Britania e Madhe! Shtohet numri i kthimeve vullnetare
25 Prill 2023, 15:52Nga 13 dhjetori deri në javën e parë të prillit, janë kthyer në atdhe 1000 shtetas shqiptarë. Bëhet fjalë për shqiptarë që kanë dështuar për të marrë një azil në Britani të Madhe, por edhe kthime vullnetare në Shqipëri.
-
Do pastronin 18.4 mln euro të Cosa Nostra-s në Shqipëri, GJKKO dënon me 21 vite burg në total kunatin dhe shoferin e Rezart Taçit! Konfiskohet shuma e parave
25 Prill 2023, 15:16Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 21 vite burg në total Bledar Lilon dhe Artur Ballën, shoferin dhe kunatin e biznesmenit Rezart Taçi. Lilo u dënua me 10 vite burg ndërsa Balla me 11 vite. Dy të dënuarit përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar. Ata akuzohen se kishin në plan pastrimin e 18.4 milionë eurove në Shqipëri.
-
Po transportonte emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 41-vjeçari nga Kosova
25 Prill 2023, 15:00Një 41-vjeçari nga Kosova është arrestuar sot nga policia Sarandë pasi u kap teksa transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, me qëllim kalimin e kufirit.
-
I mori me qira makinën dhe nuk ia ktheu, kapet 22-vjeçari i shpallur në kërkim për mashtrim
25 Prill 2023, 14:42Një 22-vjeçar ishte shpallur në kërkim për mashtrim, pasi i kishte marrë makinën me qira një personi dhe nuk ia kishte kthyer më.Policia kapi dhe arrestoi të riunnga Shkodra.
-
U kapën teksa vidhnin në një fabrikë, arrestohen 2 persona në Shijak, dyshohen të kenë kryer edhe vjedhje të tjera
25 Prill 2023, 14:02Dy persona janë vënë në pranga nga policia Durrës pasi u kapën në flagrancë teksa tentonin të vidhnin një fabrikë në Shijak, të arrestuarit dyshohen për disa vjedhje të kryera dy muajt e fundit.
-
VIDEO /Treni i pasagjerëve i linjës Shkodër-Laç përplas 65-vjeçaren pranë fshatit Zejmen në Lezhë
25 Prill 2023, 14:02Treni i pasagjerëve i linjës Shkodër-Laç ka përplasur një person pranë fshatit Zejmen të Lezhës.
-
VIDEOLAJM/ Mjeti rrëshqet në mes të rrugës në Gjuhadol të Shkodrës, momenti kur përplaset me murin! U rrezikon jetën kalimtarëve
25 Prill 2023, 13:55Një mjet është përplasur me murin në Shkodër në lagjen Gjuhadol
-
Blinte fëmijë dhe i nxirrte për të lypur, arrestohet në Greqi Kujtim Demiri! I dënuar me 14 vjet burg
25 Prill 2023, 13:45Është arrestuar në Greqi Kujtim Demiri, i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri me 14 vite burg.
-
Ndërtoi pa leje në bregdet, vihet në pranga pronari 49-vjeçar në Vlorë
25 Prill 2023, 13:27Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi kishte ndërtuar një objekt pa leje, në një sipërfaqe toke në bregdet, në lagjen “Uji i Ftohtë”.
-
U kapën teksa vidhnin në një fabrikë, arrestohen 2 persona në Shijak, dyshohen të kenë kryer edhe vjedhje të tjera
25 Prill 2023, 13:28Dy persona janë vënë në pranga nga policia pasi u kapën në flagrancë teksa tentonin të vidhnin një fabrikë në Shijak, të arrestuarit dyshohen për disa vjedhje të kryera dy muajt e fundit.
-
-
Pjesë e grupit kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave dhe në klube nate, arrestohet 28-vjeçarja në Rinas
25 Prill 2023, 12:19Një 28-vjeçare e identifikuar si Arlinda Rama, është arrestuar nga policia e Rinasit pasi ishte në kërkim si pjesë e grupit kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave dhe në klube nate.
-
Plagosi me thikë pronarin e një klubi nate në Rumani, e la në tokë të gjakosur, shpallet në kërkim 35-vjeçari shqiptar
25 Prill 2023, 11:59Një 35-vjeçari shqiptar është shpallur në kërkim nga Policia rumune pasi ka plagosur rëndë pronarin e një klubi nate në Bukuresht të Rumanisë.
-
Korçë/ Dogji makinën e ish-të dashurës, arrestohet 38-vjeçari
25 Prill 2023, 11:15Gentjan Çipi dhe Romeo Basholli kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi dogjën dje një makinë. Fillimisht ngjarja u raportua si shkëndijë elektrike por burime për Report Tv bëjnë me dije se mjeti është në pronësi të vëllai të vajzës së Mario Hajdinit, e cila ka pasur konflikte me një prej autorëve, Gentjan Çipi.
-
Vrasja e Stiven Toshkesit, shpallet në kërkim 18-vjeçari, Arbër Murataj! I biri i Admir Muratajt, u vra në grabitjen e Rinasit
25 Prill 2023, 10:51Një 18-vjeçar është shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e Stiven Toshkesit. Arbër Murataj është shpallur në kërkim nga Policia, për t’u pyetur nëse ka ose ja dijeni për ngjarjen. Arbër Murataj, është djali i Admir Muratajt, grabitësit që mbeti i vrarë në vjedhjen e Rinasit në vitin 2019.
-
Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Projekti i rrugës nuk na shërben ne! T'i thërrasin mendjes, të kthehen me këmbë në tokë e të na vlerësojnë banesat
25 Prill 2023, 10:44Prej më shumë se 7 muajsh, banorët e Bërxullës që preken nga autostrada Thumanë-Kashar kërkojnë shpronësime të drejta duke thënë se ‘flenë me strese e halle të mëdhaja’. Ndonëse morën premtim nga drejtori i Kadastrës për zonën Kamzë-Vorë se pronat e tyre do të certifikohen, kërkojnë vlerësimin e banesave dhe të gjejë tokën ku do të stabilizohen.
-
Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 21-vjeçari në pikën kufitare të Hanit të Hotit
25 Prill 2023, 10:13Një i ri nga Shkodra ka rënë në pranga pasi u kap në pikën kufitare të Hanit të Hotit, duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.
-
Snajper, pushkë e pistoletë, në kërkim 43-vjeçari që kishte arsenal armësh në shtëpi! Policia e Shkodrës: Do ia shiste personave që kryejnë krime
25 Prill 2023, 10:18Një 43-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës pasi kishte arsenal armësh në shtëpi. Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu, ai e kishte arsenalin e armëve gati për shitje. Shtetasit që do t’i blinin këto armë, do t’i përdornin për të kryer krime ndaj personit e pronës.