Kronikë
-
Në 3 muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të Policisë së Tiranës, shitja e kokainë zë pjesën më të madhe në treg, krahasuar me llojet e drogave të tjera. 450 persona në total janë arrestuar ose janë hetuar në gjendje të lirë për shpërndarjen e kokainës në kryeqytet, kryesisht në lokale nate.
15 Prill 2023, 20:11 -
Shitën “BMW X6” në Kamëz dhe e denoncuan si të vjedhur, në pranga dy vëllezërit nga Kosova! Kishin qëllim përfitimin e siguracionit të mjetit
15 Prill 2023, 16:41Dy vëllezër nga Kosova u arrestuan nga efektivët e Komisariatit nr. 5 në Kamzë pasi bënë kallëzim të rremë mbi vjedhjen e automjetit të tyre, me qëllim përfitimin e siguracionit. Selim dhe Benet Gashi, 27 dhe 21 vjeç, fillimisht shitën makinën e tyre tek dy persona të tjerë në qytetin e Kavajës pa një akt shitje dhe më pas shkuan në Kamzë për të bërë kallëzim sikur makina të ishte vjedhur në zonën e Paskuqanit.
-
VIDEO/ Makina përfundon në humnerë në Vlorë, 2 të plagosur rëndë! Po ARRSH mban përgjegjësi për këto barrierat që s'mbrojnë askënd?
15 Prill 2023, 13:00Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugore Vlorë-Kuç, ku një makinë ka përfunduar në humnerë, duke lënë të plagosur rëndë 2 të moshuar. Një makinë tip 'Opel Corsa' ka rënë në zonën e fshatit Brataj në lumin e Vlorës, dhe 2 personat që udhëtonin kanë marrë plagë të rënda dhe janë nisur drejt spitalit të Vlorës.
-
Mashtronin të huaj përmes ‘Call Center’, 3 të arrestuar! Njëri prej tyre doli garant t’i ndihmonte me policinë
15 Prill 2023, 13:00Dy persona u arrestuan nga policia në kuadër të operacionit “Last Call”, pasi mashtronin të huaj përmes call center në bursa fiktive, pasi i telefonin dhe i bindnin për të investuar në “Forex”. Eduart Spasari, Fatmir Qershori ishin të punësuar në këtë call center, ndërsa kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm/
-
Dyshohet se abuzoi seksualisht me një vajzë të sëmurë me probleme mendore, lihet në burg kryeplaku i fshatit Rehovë në Korçë
15 Prill 2023, 12:52Kryeplaku i fshatit Rehovë në Vithkuq të Korçës është lënë në burg nga gjykata, pas akuzave të ngritura ndaj tij se ka abuzuar seksualisht me një vajzë me probleme të shëndetit mendor. Para trupës gjykuese ai ka mohuar akuzat
-
Dyshohej se vodhi para në shtëpinë e shoqes por gjatë kontrollit i gjendet një pistoletë ‘Glock’! Prangoset 31-vjeçarja në Durrës
15 Prill 2023, 10:52Një 31-vjeçare, e identifikuar si Malvina Xhido nga Durrësi, është arrestuar nga policia për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e saj i është gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Glock” dhe një sasi fishekësh. Kontrolli në shtëpi iu bë sepse dyshohej se kishte vjedhur një sasi parash në shtëpinë e shoqes së saj. Malvina Xhido u prangos me akuzën e “armëmbajtjes pa leje”.
-
Tentoi të kalonte kufirin, me një automjet në të cilin kishte fshehur lëndë narkotike, vihet në pranga 35-vjeçari
15 Prill 2023, 10:30Herald Rexhepaj, 35 vjeç, banues në Tiranë, është prangosur nga policia teksa tentoi të kalonte pikën kufitare të Morinës pasi është kapur me 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
-
-
Qarkulloi me makinë në sens të kundërt, gjobitet shoferi në Tiranë (VIDEO)
15 Prill 2023, 09:45Qarkullimi me makinën e tij “Mercedez Benz” në sensin e kundërt të rrugës në zonën e Farkës, i kushtoi shtrenjtë një shoferi në Tiranë
-
-
Bie nga skela teksa po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin! Shoqërohet administratori i firmës
15 Prill 2023, 08:30Sipas burimeve për Report Tv punëtori ka rënë nga skela teksa po punonte në një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin
-
U konflikuan në Tik-Tok, 2 të plagosur më armë zjarri në Durrës! Shpallet në kërkim autori 25-vjeçar
15 Prill 2023, 07:55Njëë konflikt verbal në rrjetin social Tik-Tok ka çuar në përdorimin e armëve të zjarrit në Durrës ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy 21-vjeçarë, banues në lagjen nr.12 në Durrës.
-
Përfshihet nga flakët një banesë në Bilisht, zjarrfikësit në vendngjarje punojnë për shuarjen e zjarrit
14 Prill 2023, 16:27Një banesë në Bilisht të Devollit është përfshirë nga flakët gjatë orëve të pasdites së sotme. Policia bën me dije se zjarri ka rënë në banesën në pronësi të F.A por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz përveç dëmeve materiale.
-
Abuzimi me tenderin 322 mln lekë, Apeli i GJKKO konfirmon masat për ish-kryebashkiakun e Bulqizës dhe 8 ish-zyrtarë! Lefter Alla në spitalin e burgut
14 Prill 2023, 15:59Apeli i GJKKO ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Allën dhe ish-zyrtarët e tjerë të cilët u arrestuan për abuzimin me tenderin 322 mln lekë. Lefter Alla kishte kërkuar masë më të butë sigurie, por Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Alla nuk ishte i pranishëm në senacë, pasi është shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore.
-
VIDEO/ I përdorur në ngjarje kriminale? Gjendet një kallashnikov në koshin e mbeturinave në lagjen 'Pavarësia' në Vlorë
14 Prill 2023, 14:47Një kallashnikov është gjetur i hedhur në koshin e mbeturinave në lagjen ‘Pavarësia’ në qytetin e Vlorë.
-
Autori i vrasjes së Behar Sofisë, Ernejt Shyti ‘zbërthehet’ në GJKKO: Vrasja për hasmëri! E ndoqa për 28 ditë! Do merrja 5 mln lekë
14 Prill 2023, 14:03Ernejt Shyti, ekzekutori i biznesmenit, njëherësh bashkëpunëtor i drejtësisë ka vijuar dëshminë këtë të premte në Gjykatën së Posaçme, ku tregoi rolin që kanë patur të gjithë të pandehurit e tjere të arrestuar.
-
Gjykata e Elbasanit vendos të mos ekstradohet, rusja e akuzuar për spiunazh do të qëndrojë në Shqipëri! Avokati: Vendim i drejtë
14 Prill 2023, 12:59Svetlana Timofeeva nuk do të ekstradohet në Rusi. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Gjykata e Elbasanit e cila ka vendosur që të mos pranojë kërkesën për ekstradim të Rusisë me argumentin se i rrezikohet jeta.
-
Probleme me pasurinë, KPA shkarkon përfundimisht nga detyra ish gjyqtarin e Tiranës Neritan Cena, ish anëtari i KLD-së
14 Prill 2023, 11:35Ish gjyqtari i Tiranës Neritan Cena, i cili ka qenë edhe anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka dalë përfundimisht nga sistemi i drejtësi. Vendimi është marrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit ditën e djeshme.
-
Vijnë për të festuar Pashkët në atdhe, fluks në Kapshticë dhe Kakavijë, për 24 orë kanë hyrë 10 mijë emigrantë
14 Prill 2023, 11:05Radhë të gjata janë shënuar mesditën e sotme në Pikën Kufitare të Kakavijës. Në të dyja anët e kufirit vijon fluksi i udhëtarëve për shkak të Pashkëve, me disa shqiptarë që duan të kthehen në atdhe për festa dhe të tjerë që ikin në shtetin helen.
-
Në burg për abuzim me tenderin 322 mln lekë, Lefter Alla shtrohet në spital! Kërkon masë më të butë sigurie
14 Prill 2023, 11:04Ish kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kërkon një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit me burg. Apeli vendos rreth orës 15:00