Kronikë
-
13 Shkurt 2023, 07:40
-
-
-
-
Terror në Sarandë/ I vihet bomba hotelit në shëtitore, rrafshohet godina! Disa të shoqëruar! Dëme në biznese e banesa! Ortakët në gjyq për pronësinë prej 2002 - VIDEO
13 Shkurt 2023, 07:02Një ngjarje e rëndë që i ngjan një atentati ka tronditur qytetin e Sarandës, ku është rrafshuar me lëndë plasëse një prej hoteleve më të vjetra që ndodhej shumë pranë shëtitores. Bëhet fjalë për hotel ‘Bizanti’ që ka 3 bashkëpronarë, Dhimitër Evangjeliu, Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka që janë në proces gjyqësor me njëri-tjetrin për pronësinë që prej vitit 2002. Nuk raportohet për të lënduar.
-
Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplas për vdekje 42-vjeçarin! Drejtuesi i mjetit shoqërohet në polici (VIDEO)
12 Shkurt 2023, 20:23Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Lezhë. Një automjet përplasi këmbësorin Roland Gazulli 42 vjeç, i cili u dërgua me urgjencë në spital po nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të rënda
-
Kurbin, banorët e Shënmërisë ndërtojnë rrugën e fshatit: Po investojmë të gjithë me ndihma! Na kanë braktisur fare
12 Shkurt 2023, 16:21E njëjta situatë është dhe në Shënmëri të Kurbinit, vetëm se banorët nuk kanë pritur më bashkinë, por kanë bashkuar forcat për të ndërtuar vetë rrugën e fshatit.
-
-
-
-
Shkak u bë një shkëndijë elektrike, shkrumbohet banesa në Fier! Familja me 7 anëtarë, në qiell të hapur! Shpëton ‘mrekullisht’ e mitura
12 Shkurt 2023, 13:41Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen ‘Xhemaj’ në njësinë administrative Cakran në Fier. Flakët janë pikasur nga fqinjët dhe banorët e lagjes të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës.
-
Përplasi me makinë të miturën dhe u largua nga vendngjarja pa i dhënë ndihmën e parë, arrestohet 56 vjeçari në Durrës
12 Shkurt 2023, 12:58Një 56 vjeçar, i identifikuar si S.P është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ka përplasur me makinë të miturën 13 vjeçare D.D.
-
-
Do i shisnin mina një grupi kriminal në Vlorë, lihen në burg dy të rinjtë
12 Shkurt 2023, 12:30Dy të rinjtë të cilët u arrestuan pasi do të shisnin 3 mina një grupi kriminal janë lënë në burg nga Gjykata e Vlorës.
-
Iu sekuestrua një apartament dhe një garazh, lista e plotë e pasurive të Alda Klosit! Si u pasurua pasi u emërua drejtoreshë në Ministrinë e Financave dhe tek Rindërtimi
12 Shkurt 2023, 12:04Ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetaj, Alda Klosi sipas të dhënave që Shqiptarja.com disponon është pronare dhe bashkëpronare e 7 pasurive të paluajtshme në Shëngjin dhe në Tiranë. Klosi është pronare e dy apartamenteve në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe dhe 42 m2. Nga të dhënat e siguruara, është bërë pronare e pasurive në tetor 2021 me kontratë dhurimi. Nuk dihet se kush dhe në çfarë rrethanash dy apartamentet i janë dhuruar Klosit.
-
Hodhën tymuese drejt kryeministrisë, zbardhet dëshmia e protestuesve të Berishës: Për këtë erdhëm, jo për shëtitje
12 Shkurt 2023, 11:46Është zbardhur dëshmia e tre personave të shoqëruar në polici për incidentet në protestën e ditës së djeshme. Burime për Report Tv bëjmë me dije se protestuesit kanë deklaruar se kanë shkuar në tubim për atë qëllim, duke konsideruar se protesta e tillë është, jo vetëm për të shëtitur.
-
Në burg për pastrim parash dhe fshehje pasurie, Alda Klosit i sekuestrohet një apartament dhe një garazh në Tiranë! Në verifikim pasuritë e tjera
12 Shkurt 2023, 11:36Policia ka vënë në sekuestro pasurinë e ish-zyrtares Alda Klosi, e cila ndodhet në burg nën akuzën për pastrim parash e fshehje pasurie. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi ka mësuar se deri më tani është vënë në sekuestro një garazh dhe një apartament në pronësi të Klosit.
-
Kapet 126 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një i arrestuar! Droga nga Shqipëria ishte nisur drejt Greqisë (FOTO)
12 Shkurt 2023, 11:14Një sasi droge është kapur në kufirin greko-shqiptar. 126 kg kanabis u sekuestruan në zonën e Thesprotisë në Igumenicë. Dyshohet se droga ishte nisur nga Shqipëria drejt Greqisë. Një person ka rënë në prangat e policisë greke, por ende nuk dihet nëse është me origjinë shqiptare ose jo.
-
6 të arrestuarit për 'shtëpitë e barit' në Vlorë dhe Selenicë, lihen në burg 2 prej tyre! Arrest shtëpie për 4 elektricistët
12 Shkurt 2023, 10:29Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore për 6 personat e arrestuar pas aksionit që policia zhvilloi në lagjen ’10 korriku’ të Vlorës dhe fshatit Kropisht të Selenicës ku u zbuluan në total dy shtëpi bari.
-
Video ekskluzive/ Zbardhen 53 grabitje të kryera nga tre adoleshentë në Shkodër! Ja sesi arrinin të vidhnin në banesa dhe dyqane
12 Shkurt 2023, 10:22Tre adoleshentë në Shkodër janë arrestuar për më shumë se 53 vjedhje të kryera gjatë vitit 2022 dhe gjatë muajit janar të këtij viti.