Kronikë
-
Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Polici ka zhvilluar një aksion kundër lojërave të fatit në disa vende në Tiranë, duke ushtruar kontrolle në lokale apo ambiente të tjera.
11 Tetor 2022, 17:16 -
Mazhoranca kalon e vetme në parim te Siguria ndryshimet e Vettingut! Opozita: Ardi Veliut i mbushët kandil të ri për rivlerësimin e Policisë së Shtetit
11 Tetor 2022, 17:02Projektligjit i ndryshimeve të vettingut në Policinë e Shtetit kaloi në parim në Komisionin e Sigurisë Kombëtare vetëm me votat e mazhorancës. Opozita përfitoi edhe njëherë të ngre akuza në lidhje me vettingun te blutë, ndërsa e cilësoi atë jo të suksesshëm dhe synimin e qeverisë, sipas tyre, për të nënshtruar Policinë e Shtetit, me ndryshimet e reja.
-
Vranë taksistin se i ngacmoi motrën dhe nënën, Apeli 'i vë vulën', 24 vite burg për vëllezërit Shera
11 Tetor 2022, 16:33Sajmir dhe Arsil Shera dy vëllezërit e arrestuar për vrasjen e taksistit Abdulla Budllës 71 vjeçarit në gusht të 2020, janë dënuar me 24 vite burg. Report Tv bën me dije se Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ku Sajmir Shera është dënuar me 14.8 vite burgim, e ndërsa vëllai i tij Arsil Shera me 10 vite burg.
-
Abuzimi me çmimet e pajisjeve në laboratorin ushqimor te 'Bujqësori', Apeli nuk pranon kërkesën për lehtësim të masës, lë në burg 4 zyrtarët
11 Tetor 2022, 16:25Apeli i Gjykatës së Tiranës ka lënë në burg 4 zyrtarët që u përfshinë në abuzimin me tenderin e laboratorit të sigurisë ushqimore në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Të katërt akuzohen për abuzim me paratë publike dhe manipulim të vlerave të pajisjeve nëpërmjet tenderit.
-
Kërkoi të dilte nga regjimi ‘41 Bis', Gjykata e Lartë refuzon kërkesën, Arbër Çekaj mbetet në izolim
11 Tetor 2022, 16:14Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Arbër Çekaj duke mos e nxjerrë nga regjimi i posaçëm 41 bis ku u fut pas tentativës për tu arratisur nga burgu. Çekaj është i dënuar me 13 vite burg për sasinë më të madhe të kokainës sekuestruar në portin e Durrësit, 613 kg.
-
Iu dogj automjeti dhe akuzoi Deizi Arapin, identifikohen autorët e zjarrvënies në Bilisht! Njëri në pranga, tjetri u shpall në kërkim
11 Tetor 2022, 16:00Mjeti në pronësi të Marsel Buçit u përfshi nga flakët mëngjesin e ditës së djeshme rreth orës 02:30 në Bilisht. Makina tip ‘Volksëagen’ e bërë shkrumb, u dogj teksa ishte e parkuar në banesën e këtij të fundit. Dy autorët e zjarrvënies së qëllimshme të Marsel Buçit janë identifikuar nga policia e Devollit
-
Zbulohen bisedat e fundit telefonike të Ervis Martinajt, mund të zbardhin fatin e tij! U nxorrën nga celularët e gjetur nga RENEA tek bazat 'e të fortëve'
11 Tetor 2022, 15:46Disa biseda që mendohet se Ervis Martinajn ka bërë me shokë apo miqtë e tij para se të zhdukej, kanë rënë në duart e anti-krimit. Përmbajtja e tyre, vlerësohet si mundësi për të hedhur dritë mbi fatin e 40-vjeçarit, historia e të cilit ka kapërcyer kufijtë e një seriali.
-
Arrestohet një tjetër pjesëtar i bandës shqiptare në Greqi, së bashku me 'Eskon' kryente grabitje të armatosura dhe trafikonte drogë
11 Tetor 2022, 15:20Një tjetër pjesëtar i bandës shqiptare të drejtuar nga Esmin Ferhati i njohur ndryshe si ‘Esko’ është vënë në prangat e policisë greke. Ndaj 31-vjeçarit ishte lëshuar urdhër arresti për pjesëmarrje në bandën kriminale, e cila kryente grabitje të armatosura dhe trafikonte drogë.
-
Itali/ Policët pikasën dy personat e dyshimtë që dolën nga shtëpia e tij me doza kokaine, në pranga 34-vjeçari shqiptar! E përdorte banesën për shpërndarjen e drogës
11 Tetor 2022, 14:54Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në provincën e Cecinas, pasi u kap duke bërë tregti lëndësh narkotike në shtëpinë e tij në Marina di Cecina.
-
Lironte 'të fortët' nga qelia, Apeli konfirmon: Dënohet me 3 vite burg ish gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha! Në fuqi edhe dënimet e tjera
11 Tetor 2022, 14:35Ish gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha është dënuar përfundimisht me 3 vite burg, nga të cilat do të kryej 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vendimi për dënimin e saj është konfirmuar sot nga Apeli i GJKKO, i cili ka lënë në fuqi të gjitha dënimet e shkallës së parë.
-
Qarkulloni me automatik me silenciator në makinë, arrestohet 2 persona! U gjendet dylbi e montuar dhe krehër me 21 fishekë
11 Tetor 2022, 14:26Arian Popa dhe Herolind Sadikaj janë arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi janë kapur duke qarkulluar me armë zjarri në makinë. Arian Popa ishte në kërkim për kultivim kanabisi e armëmbajtje.
-
-
‘Pallati' i pa legalizuar futi në sherr çiftin e të moshuarve në Durrës! Nën hetim 78-vjeçari, e shoqja në spital pasi u rrah nga burri me patericë
11 Tetor 2022, 13:12Pas përplasjes verbale dhe fizike me bashkëshorten Nasije Stafa, Ahmet Stafa është shoqëruar nga blutë e qytetit duke u proceduar për “Dhunë në familje”
-
Donin të ‘blinin’ të penduarin e drejtësisë Luftar Reçi për të tërhequr dëshminë kundër Shullazit, SPAK çon për gjykim Gentian Goskovën e Ervis Kosovën
11 Tetor 2022, 13:06Gentian Goskova dhe Ervis Kosova do të përballen me drejtësinë në Gjykatën e Posaccme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pasi akuzohen nga SPAK se kanë tentuar të bindnin përmes parave të penduarin e drejtësisë Luftar Reçin të tërhiqte dëshminë ndaj Emiljano Shullazit.
-
Kishte ngritur bazë armësh në Tiranë, lihet në burg Fatjon Murati! U arrestua kur ishte në makinë me Endrit Doklen
11 Tetor 2022, 12:49Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Fatjon Muratin, i cili u arrestua 3 ditë më parë teksa ishte në një njëjtën makinë me Endrit Doklen, mjet që drejtohej nga Gentian Reçi, kunati i Dokles. Murati akuzohet për armëmbajtje dhe prodhim pa leje të armëve luftarake.
-
FOTOLAJM/ Shokuese në Durrës, prindërit nxjerrin fëmijët e zhveshur për të lypur në rrugë, madje ‘nën hundën’ e policisë! Askush nuk reagon
11 Tetor 2022, 12:49E rëndë në Durrës. Në këto foto shikoni 2 fëmijë, të zhveshur totalisht, që janë nxjerrë në mes të rrugës nga babai i tyre për të lypur.
-
Operacion anti-drogë në Shkodër, sekuestrohen 22 kg kanabis në Vau të Dejes! Në pranga babë e bir, në kërkim bashkëpunëtori
11 Tetor 2022, 12:32Rreth 22 kg kanabis janë sekuestruar gjatë një operacioni policor në Shkodër. Në pranga kanë rënë 2 persona, babë e bir ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
-
-
Aksident tragjik në Itali, vdes 55-vjeçari shqiptar! Vëllai po drejtonte makinën kur u përplas me furgonin
11 Tetor 2022, 12:26Një 55-vjeçar i identifikuar si Rasim Muka ka humbur jetën në një aksident tragjik të hënën e 10 tetorit në komunën Erbusco në Itali.
-
