Kronikë
-
Një 45-vjeçar me iniciale P.K., ka humbur jetën pasi humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga motori me të cilin ishte duke lëvizur
1 Dhjetor 2022, 17:38 -
EMRI/ Policia e Vlorës arreston 50 vjeçarin e shpallur në kërkim për kultivim lëndësh narkotike, e lë të lirë pas vendimit të gjykatës së Apelit
1 Dhjetor 2022, 16:25Policia e Vlorës ka arrestuar, më pas e ka lënë të lirë 50 vjeçarin Albert Brahimaj i cili ishte i shpallur në kërkim prej 2 vitesh për kultivim të bimëve narkotike në Selenicë të Vlorës.
-
Report Tv për herë të parë në inceneratorin e Fierit, pamje nga investimi që kthen plehrat në energji! Të gjitha hallkat e trajtimit, vihen në pikëpyetje akuzat
1 Dhjetor 2022, 16:23Report Tv sjell për herë të parë pamje brenda në inceneratorin e Fierit ku ka përfunduar 98 % e investimit, detaje nga teknologjia e fundit që trajton mbetjet duke i kthyer në energji elektrike përmes nxehtësisë së djegies. Pajiset kanë ardhur nga firmat më prestigjioze italiane. Zero ndotje!
-
Ishte duke riparuar fuoristradën, plagoset një 40-vjeçar në Berat! U dëmtua fizikisht pasi mjeti lëvizi nga kriko
1 Dhjetor 2022, 16:08Një 40-vjeçar me iniciale L.N., në fshatin Mbreshtan, ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se duke riparuar një automjet tip fuoristradë, të vendosur në një krik, është dëmtuar fizikisht pasi mjeti ka lëvizur nga kriko
-
-
-
-
Përfitoi nga errësira dhe u arratis, shpallet në kërkim i riu që po transportonte 9 emigrantë të paligjshëm në Pogradec
1 Dhjetor 2022, 15:34Një 24 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Pogradecit, pasi nuk i është bindur urdhrit të efektivëve për të ndaluar gjatë mesnatës. Ai shtoi shpejtësinë e makinës me të cilën qarkullonte sapo policia i kërkoi të ndalonte.
-
-
Kishte thyer 'arrestin e shtëpisë' dhe ishte 'strehuar' te e dashura, në pranga 23-vjeçari shqiptar në Itali! Tentoi të arratisej nga çatia kur policia shkoi për ta arrestuar
1 Dhjetor 2022, 15:17Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Scicli të zonës së Raguzës. I riu, i papunë, i cili ishte në arrest shtëpie, ishte larguar nga banesa ku i ishte përcaktuar nga autoritet për të qëndruar
-
Laboratori i drogës në Frakull/ Report Tv siguron dosjen e plotë! Porositësi i 430 kg kokainë, njihej si 'Sheiku'! Viktor Çervanaku: Ka marrë djali 'pleh' shumë të mirë!
1 Dhjetor 2022, 15:15Report Tv siguron dosjen e 430 kg kokainë që u kapën në Frakull të Madhe të Fierit, ku Spak ka zbardhur rolin e secilit prej tyre shoqëruar edhe me përgjime ambientale dhe telefonike. Në një bisedë midis dy të fejuarëve të arrestuar, flitet edhe per “Lushin” apo “Sheikun” siç e thërrasin Nikolin Gjolenën, për të cilin Spak arsyeton se ka rol kryesor trafik. SPAK zbulon rolin kyç të Niko Lushnjarit që nga Kolumbia.
-
I shpallur në kërkim pasi nuk kreu shërbimin e provës, arrestohet i riu në Mat, dënimin për armëmbajtje pa leje do ta vuajë në burg
1 Dhjetor 2022, 15:13Një 26 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Matit pasi kërkohej për mbajtjen pa leje të armëve të ftohta.
-
Fier/ Sekuestrohen 17 thasë me kanabis, në pranga 3 trafikantët! Tentuan ta hidhnin drogën në lumë! Nën hetim dhe 2 të mitur (VIDEO)
1 Dhjetor 2022, 14:323 persona janë arrestuar ditën e sotme në fshatin Baltëz të Fierit, ndërsa 2 të tjerë janë vënë nën hetim pasi tentuan që t’i hidhnin në lumë 17 thasë me peshë 176 kilogramë, të mbushur me kanabis.
-
Vrau kolegun në komisariatin nr.3 në Tiranë, kalon për gjykim ështja ndaj policit Ludjan Zaimi! Nuk përfiton gjykim të shkurtuar
1 Dhjetor 2022, 14:19Gjykata e Tiranës kalon për gjykim Ludjan Zaimin efektivin që vrau në komisariat kolegun Çaush Saliasin. Ai akuzohet për vrasje me dashje dhe nuk përfiton gjykim të shkurtuar
-
U kapën në flagrancë duke vënë baste sportive nga celulari, arrestohen 2 shtetas
1 Dhjetor 2022, 14:03Sektori i Krimit Ekonomik në Durrës arrestoi dy të rinjtë Në Durrës, Armando Pasha dhe Serxhio Mustafa, sepse i kapi në flagrancë duke vendosur baste sportive nëpërmjet celularëve.
-
Dhunuan me levë një 63-vjeçar në 28 tetor në Përmet, Apeli i Gjirokastrës rikthen në qeli agresorët
1 Dhjetor 2022, 13:34Klement Ndina, 48 vjeç është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata e Përmetit. Ai akuzohet për rrahjen e Kostandin Xhallos, 35 vjeç me mjete të forta si leva ndërsa ndihmohej nga i biri 25-vjeçar
-
Shembja e mbikalimit në Sukth, banorët kaluan në autostradë dhe rrezikuan jetën, ARRSH: I riu do vendoset sot, do bllokohet rruga për një orë
1 Dhjetor 2022, 13:10Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar këtë të enjte se do të vendoset mbikalimi i rinë Sukth pasi ai i vjetri u shemb si pasojë e një aksidenti rrugor më 22 shtator.
-
Vëzhgimi i Report Tv/ ‘Na ra si bombë!’ Fshati Frakull i heshtur (nga frika?) lëvdata zyrtarit në burg që kishte kthyer vilën në laborator kokaine: Ishte burrë i respektuar
1 Dhjetor 2022, 12:48Report Tv udhëtoi në fshatin Frakull të Fierit, aty ku ish kryekomunari, të afërm të tij dhe bashkëpunëtorë janë arrestuar pasi SPAK i akuzon për trafik dhe laborator droge. Në rrugë, banorët e paktë që takuam thanë se e njohin Çervanakun si zyrtar të zotin, që ka bërë punë të mira për zonën. Për vilën e tij të kthyer në laborator kokaine askush nuk guxon të flasë
-
Valixhja e zezë në mes të terminalit, ‘ngre në këmbë’ policinë e Durrësit! Rezulton me raki dhe ushqime (FOTO)
1 Dhjetor 2022, 11:31Një valixhe e zezë e harruar nga një pasagjer ka ngritur në këmbë policinë e Durrësit të cilët dyshonin se kishte eksploziv.
-
Ekzekutimi i Briken Sanajt u organizua në një lokal në Lezhë! Autori u ndihmua nga vrasës me pagesë! Informatori në rrethin familjar, ishin bashkë në dasmë
1 Dhjetor 2022, 10:53Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Briken Sanajt pas identifikimit të autorit dhe bashkëpunëtorëve. Shtetasit kosovar të shpallur në kërkim dyshohen se janë vrasës me pagesë në Shqipëri dhe Kosovë. Ata i kanë shitur automjetin autorit të kësaj vrasjeje Valmir Kola ne 24 tetor, 6 ditë para vrasjes.