Kronikë
-
Si çdo sektor edhe drejtësia vuan nga mungesa e stafit të kualifikuar përfshi edhe gjyqtarët. Një raport i Këshillit të Lartë Gjyqësorë bën me dije se deri në muajin prill 2022 sistemit të drejtësisë i mungon një staf prej 225 personash.
10 Korrik 2022, 12:23 -
Mallakastër/ Bien në pus 2 banorët në Lofkënd teksa po e pastronin, ndërron jetë 38-vjeçari! Tjetri dërgohet me urgjencë në spital (VIDEO)
10 Korrik 2022, 12:13Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Lofkënd të Mallakastrës ku dy banorë të zonës teksa ishin duke pastruar pusin janë bllokuar brenda tij. Bëhet fjalë për Bledar Bregun 33 vjeç i cili ndodhet në spitalin e Fierit dhe Besnik Veliaj 38 vjeç i cili ka ndërrur jetë. Nga ngjarja e rëndë ka mbetur i plagosur edhe zjarrfikësi Albens Zotaj i cili hyri për të shpëtuar dy banorët.
-
Divjakë/ 'Nuk e kam vrarë unë, çfarë thoni', 58-vjeçari nuk pranon vrasjen e babait! Gjykata e lë në burg, autori braktiset nga familja
10 Korrik 2022, 11:27Andrea Stase, 58-vjeçari i cili dhunoi dhe mbyti babanë e tij në Divjakë është lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg'. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, 58-vjeçari është braktisur krejtësisht nga familjarët e tij.
-
I mori ryshfet qytetarit për t'i dhënë një dokument, arrestohet topografi në Vlorë
10 Korrik 2022, 09:57Një topograf në Vlorë është arrestuar pasi mori ryshfet për të pajisur me dokument zyrtar një qytetar. Report Tv mëson se në pranga ka rënë 52-vjeçari me iniciale A.G. topograf në Njësinë Administrative Qendër në Vlorë.
-
Rritja e çmimit të naftës, kapet 35-vjecari që kërkoi të 'përfitojë'! Vjedh 172 litra dhe i shet, arrestohet dhe blerësi
10 Korrik 2022, 09:27Rritja e çmimit të naftës është shoqëruar edhe me tentativa të ndryshme për të përfituar nga kjo situatë. Rasti më i fundit ka qenë në Vorë ku një 35-vjeçar ka vjedhur 172 litra karburant, nga ekskavatori i një firme ndërtimi dhe më pas e ka shitur.
-
Tragjike/ Po punonte në serë, 20-vjeçari nga Cërriku humb jetën në Itali nga nxehtësia e madhe
10 Korrik 2022, 08:51Një i ri shqiptar, është gjetur i vdekur në një fermë në Falciano del Massico. 20-vjeçari po punonte në një serë kur u rrëzua përtokë dhe humbi jetën. Do të jenë ekspertizat mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë saktësisht shkaqet që i morën jetën të riut, megjithatë dyshimet e para janë se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e nxehtësisë së madhe.
-
Pas 12 orësh kërkime, gjendet turisti gjerman së bashku me qenin e tij
10 Korrik 2022, 08:31Pas 12 orësh kërkim, është gjendur turisti gjerman së bashku me qenin e tij.
-
Vlorë/ Humb turisti gjerman në Karaburun, policia në kërkim të tij
9 Korrik 2022, 22:44Një turist gjerman, rreth 73-vjeç ka humbur në gadishullin e Karaburunit. 73-vjeçari është nisur sot rreth orëve të para të mëngjesit nga Orikumi drejt Karaburunit me qenin e tij dhe ende nuk është kthyer.
-
Mbyllën dosjet pa hetime, ja 5 prokurorët që u dërguan për riedukim në Shkollën e Magjistraturës, vendimi i fundit për Gjergji Takon
9 Korrik 2022, 18:11Komisioni i Vetingut ka vendosur të dërgojë për rishkollim në Shkollën e Magjistraturës 5 prokurorë pas mangësive në profesionalizëm, dosje të zvarritura dhe pa analizë ligjore. KPA rrëzoi vetëm vendimin për Elvin Gokajn, duke e konfirmuar në detyrë.
-
Kontrolle në aksin Kardhiq-Delvinë, pezullohen 20 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat! Në 48 orë gjobiten 266 shkelës
9 Korrik 2022, 17:30Policia ka ushtruar kontrolle në aksin e ri rrugor Kardhiq – Delvinë. Në 48 orë janë pezulluar 20 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat.
-
Me shtëpi bari në Holandë, në hetim majori i ushtrisë shqiptare! 'Mbrojtja': I kemi ndaluar të ushtrojë detyrën, të kthehet në atdhe
9 Korrik 2022, 16:05Një ushtarak shqiptar i përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s, është arrestuar nën dyshim si i përfshirë në aktivitet kriminal.
-
Vidhte kabujt elektrikë duke lënë në errësirë rrugët e Durrësit, në pranga 34-vjeçari! Iu gjetën qindra metra kabuj
9 Korrik 2022, 13:20Një 34-vjeçar në Durrës është arrestuar pasi vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit të qytetit, duke lënë rrugët në errësirë.
-
Falsifikonin të dhënat e radarëve dhe vendosnin gjoba 'sipas qejfit', pezullohen nga detyra 5 efektivë të policisë rrugore
9 Korrik 2022, 12:295 efektivë të policisë rrugore të pezulluar ka qenë bilanci i drejtorisë Rajonale të AMP në Tiranë.
-
Dhunonte dhe kërcënonte me jetë ish-bashkëjetuesen, arrestohet 27-vjeçari në Dibër
9 Korrik 2022, 12:07Një 27-vjeçar në Dibër është arrestuar pasi ushtronte dhunë fizike e psikologjike, si edhe kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëjetuesen e tij.
-
-
Fier/ Tentoi të vriste me thikë të ëmën, lihet në burg 30-vjeçari Klaudio Çobaj! Me lot në sy kërkon dënimin maksimal në gjykatë
9 Korrik 2022, 11:44Me lot në sy, 30-vjeçari Kluadio Çobaj ka dalë sot para trupit gjykues të Fierit ku vetë ka kërkuar dënimin maksimal për aktin e tij.
-
'Kujdes, keni kontrolle...'/ Grup në ‘Telegram’ për ‘t’ia hedhur’ Rrugores! 1026 persona komunikojnë ‘rrezikun’ për postblloqet dhe radarët e policisë
9 Korrik 2022, 11:13Një grup është ngritur në aplikacionin e mesazheve “Telegram” i cili shërben për të njoftuar shoferët për praninë e radarëve dhe makinave inteligjente në rrugë. Grupi ka më shumë se 1000 mijë anëtarë shoferë, të cilët në çdo moment të ditës njoftojnë njëri-tjetrin për rrezikun e gjobës për shkak të shpejtësisë.
-
I dënuar me 35 vite burg për Masakrën e Çoles, del para gjykatës Ani Begaj! U arrestua dy ditë më parë! Lihet në burg edhe shoku i tij
9 Korrik 2022, 10:49Ani Begaj, i dënuar me 35 vite burg për masakrën e Çoles në Vlorë, ka dalë sot para gjykatës për tu njohur me dënimin pas arrestimit të para 2 ditëve. Ndërsa personi tjetër më të cilin shoqërohej, djali e xhaxhit të tij Elton Begaj është lënë në ‘arrest me burg’.
-
15 pako kg kanabis në formë çokollate në autobusin e linjës Tiranë-Tropojë, prangoset shoferi
9 Korrik 2022, 10:3515 pako kanabis, me peshë 3.1 kilogramë, e përpunuar në formë çokollate është sekuestruar nga policia e Lezhës në autobusin e linjës Tiranë-Tropojë. Përmes operacionit ‘Linja’ uniformat blu kanë prangosur drejtuesin e automjetit Alban Ismalaj, i cili tashmë është marrë nën hetim me akuzën e prodhimit dhe shpërndarjes së drogës.
-
Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, prangosen 3 persona! Një prej tyre pronari i 'Call center-it'
9 Korrik 2022, 09:573 persona janë vënë në pranga ditën e sotme nga policia pasi mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive në Call Center.Bëhet fjalë për Enrik Shehi 29 vjeç (administratori), Armend Haxhiu 26 vjeç dhe Igli Isufaj 20 vjeç.