Kronikë
-
Një 67-vjeçar është gjendur i vdekur në një kanal në fshatin Vidhishtë të Roskovecit. Ai ishte larguar nga banesa pa lënë gjurmë që prej 2 ditësh. I moshuari është gjetur pa shenja jetë në një kanal me ujë dhe dyshohet se është mbytur.
9 Korrik 2022, 09:44 -
Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi i policisë në Delvinë
8 Korrik 2022, 22:04jë ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Delvinë. Sipas policisë dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi Eduart Beqiri, 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë
-
-
-
Korrupsioni me varret në Tufinë, gjykata lë në burg drejtorin dhe 3 të tjerë, 3 në 'arrest shtëpie'! Detaji nga dosja, e moshuara dha 50 mijë lekë kursime për 2 varre të zëna
8 Korrik 2022, 16:44Gazetari i Report Tv Arsen Rusta zbardhi detaje nga dosja e prokurorisë për një rast të korrupsonit me varrezat e Tufinës. Bëhet fjalë për një rast abuzimi të kallëzuar nga 81-vjeçarja Mediha Sula, e cila u detyruara të blinte vendin e varrit për vete dhe bashkëshortin e saj, kundrejt shumës prej 500 mijë lekësh të vjetra me kursimet dhe shpërblimin e festave të fundvitit
-
I dënuar si pjesë e një grupi kriminal për trafikun e drogës në Spanjë, arrestohet për qëllim ekstradimi 45-vjeçari në Fier
8 Korrik 2022, 15:5645-vjeçari Armand Kuçi u arrestua në Fier me qëllim ekstradimin drejt Spanjës në kuadër të operacionit të koduar ‘Memeber’. Ai ishte i shpallur në kërkim nga Iberikët për kultivim të bimëve narkotike
-
Sherr me mjete të forta mes të miturve shqiptarë dhe italianë në Itali, 7 të plagosur
8 Korrik 2022, 15:48Një grup të miturish shqiptarë dhe një egjiptian janë përleshur me mjete të rënda në Gjenevë të Italisë, ku si rezultat shtatë prej tyre janë plagosur.
-
Gjendet parcela me kanabis në një zonë të pyllëzuar në Memaliaj, vihet nën hetim kryeplaku i fshatit
8 Korrik 2022, 15:34Gjatë kontrollit në fshatin Miricë të Memaliajt u gjet në një zonë të pyllëzua një parcelë me kanabis, ku si rezultat u vu nën hetim kryeplaku i fshatit, 61-vjeçari me iniciale I.M. për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.
-
Shtohen ngelësit e ‘vjeshtës’, 5 shoferë humbin pikët e patentës, ‘rrëzohen’ në teori! Në total 31 shoferëve u ‘fluturon’ patenta
8 Korrik 2022, 14:17Pesë shoferë të tjerë dështuan në provimin e teorisë për të rimarrë sërish patentën që e humbën si pasojë e mbarimit të pikëve. Nga 18 që ishin regjistruar vetëm pesë prej tyre u paraqitën në provim, që nuk e kaluan. Bashkë me testimin e parë të para pak ditëve shkon në 31 numri i shoferëve që humbën pakët e patentës.
-
Shteti merr në përdorim ‘makinat' e konfiskuara nga OFL, 'furnizohen’ SPAK, KLGJ, policia e 'Pastrimi i Parave'
8 Korrik 2022, 14:08Disa nga makinat e konfiskuara gjatë operacionit “Forca e Ligjit”, që janë provuar me vendim gjykate se janë krijuar përmes parave nga aktivitete kriminale, i kanë kaluar në përdorim shtetit.
-
Aksident në Berat, adoleshenti 16-vjeçar pa patentë përplas qytetaren! 54-vjeçarja transportohet drejt spitalit (FOTO)
8 Korrik 2022, 14:01Një 16 vjeçar ka përplasur një qytetare në Berat ditën e sotme.
-
Babë e bir kultivonin kanabis në banesën e tyre në Fushë Krujë, arrestohen me 3.7 kg lëndë narkotike (VIDEO)
8 Korrik 2022, 11:02Babë e bir e kishin përshtatur banesën e tyre në Fushë Krujë në ambiente të kultivimit të kanabisit. I ati 53-vjeçar dhe i biri 19 vjeç janë arrestuar ditën e sotme nga policia si dhe u janë sekuestruar 3.7 kg lëndë e dyshuar narkotike në formë boçeje, së bashku me automjetin dhe aparatet celulare.
-
-
-
Iu sekuestrua godina 8-katëshe, ja cilët janë dy pronarët e shpallur në kërkim
8 Korrik 2022, 11:07 -
-
Sekuestrohet pallati 8-katësh në Vlorë, shpallen në kërkim dy pronarët! Leja e ndërtimit me dokumente false, një pjesë e truallit tokë shtet (VIDEO)
8 Korrik 2022, 10:44Me vendim të Gjykatës së Apelit në Vlorë, marrë më 7 korrik, është sekuestruar një pallat 8 katësh në lagjen “Pavarësia” që ndodhet në fazë ndërtimi. Prokuroria u nxit të hetojë pas kallëzimit të një qytetari, i afërm i pronarëve të tokës ku është ndërtuar pallati, të cilit gjatë fazës së punimeve, i është shembur totalisht shtëpia, që ndodhet jashtë hapësirës së lejes së ndërtimit.
-
-
Tiranë, tregtonte telefona që ishin futur kontrabandë, arrestohet administratori i dyqanit
8 Korrik 2022, 10:06Një 55-vjeçar është vënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi tregtonte telefona që ishin futur kontrabandë në vendin tonë. Nga ky operacion, policia i ka sekuestruar 27 aparate celulare iPhone 13 Pro Max, të dyshuar të kontrabanduar.
-