Kronikë
-
Gjykata e Lartë ka rikthyer për shqyrtim ankimin e Emiljano Shullazit për regjimin 41 bis.
8 Korrik 2022, 09:25 -
Tiranë/ Merr flakë bombola e gazit gjatë natës, ndërron jetë foshnja 6 muajshe! Ishte në shtëpi me gjyshen, u nxor me shenja jete, por vdiq në spital (VIDEO)
8 Korrik 2022, 07:22Një shpërthim pak pas mesnate ka tronditur lagjen Ali Demi në Tiranë ku për pasojë ka humbur jetën një foshnjë 6 muajsh.
-
U prezantuan se ishin nënë e bir dhe gënjyen se ishin aksidentuar, kapen 2 personat që mashtruan 72-vjeçarin duke i marrë 500 mijë lekë në Shkodër
6 Korrik 2022, 14:542 persona janë arrestuar pasi ishin shpallur në kërkim, pasi nëpërmjet mashtrimit i kanë marr 500 mijë lekë një 72-vjeçari në Shkodër.
-
Fier/ Godet nënën me thikë, 30-vjeçari arratiset, por bie në prangat e policisë! 50-vjeçarja në spital
5 Korrik 2022, 09:47Një 30-vjeçar ka goditur disa herë me thikë nënën e tij 50-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku mësohet se Klaudio Çobaj ka goditur nënë e tij me thikë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
-
Rrihet për vdekje 60-vjeçari në Dibër, ngjarja u raportua si aksidentale! Arrestohet autori, nën hetim 3 të tjerë, gënjyen policinë: U rrëzua kur zbriti nga makina
1 Korrik 2022, 16:25Nuri Basha, 60-vjeç nga Dibra pas një sherri me Osman Torbën në një lokal, mbeti i plagosur rëndë, dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 26.06.2022, në Peshkopi në lagjen ‘Kamen’, ndërsa u raportua në polici si aksidentale
-
Sherri për shezlongët në Shëngjin! Nën hetim edhe vëllai i Armando Markut, goditi gruan e Paris Dedës
27 Qershor 2022, 14:57Shëngjin - Një sherr për shezlongët përfundoi me plagosjen e Armando Markut ditën e djeshme në zonën e Kunes. Teksa vijon të kërkohet Paris Deda, 35 vjeç i cili goditi me lopatë biznesmenin Marku, është hetuar në gjendje të lirë edhe vëllai i këtij të fundit.
-
Policia 'vihet në lëvizje' në Vlorë, kontroll për parcela kanabisi në Novoselë (VIDEO)
27 Qershor 2022, 09:45Policia po ushtron kontrolle në Vlorë për kultivim kanabisi. Report Tv mëson se kontrollet janë të fokusuara në zonat pyjore, konkretisht në njësinë administrative Novoselë si dhe në disa fshatra të lumit të Vlorës.
-
Shisnin ekstazi dhe MDMA në Vlorë, në pranga 2 të rinjtë nga Tirana dhe 1 nga Kosova
11 Qershor 2022, 12:01E.B 21 vjeç, E. M adoleshent 17-vjeçar, të dy nga Tirana, dhe Rron Berisha 26 vjeç nga Prishtina janë vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi shpërndanin drogë ekstazi dhe MDMA në këtë qytet. Policia ka sekuestruar 26 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit MDMA, 141 tableta të dyshuara narkotike të llojit Ecstasy si dhe një shumë parash.
-
Tahiri kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-ministrit
9 Qershor 2022, 15:06Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Saimir Tahiri për lirimin nga qelia. Tahiri kërkoi që të pezullohet ekzekutimi i dënimit të tij me burg. Tre gjyqtarët që refuzuan lirimin dhe pezullimin e dënimit me burg të Tahirit, janë Ilir Panda, Medi Bici dhe Sandër Simoni.
-
-
'Mu shkrep arma padashje', lihet në burg efektivi i FNSH, qëlloi me armën e shërbimit fqinjin me të cilin po pinte në lokal
26 Maj 2022, 11:32“Mu shkrep arma padashje”. Kështu deklaroi para trupës gjykuese efektivi i FNSH, Lutfi Gjyli, 48 vjeç pasi plagosi fqinjin e tij Murteza Lika, 60 vjeç. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në Kombinat, Tiranë kur po konsumonin pije alkoolike me njëri tjetrin.
-
Zhvillohet në Vlorë stërvitja ushtarake ‘GRUPEX’, anijet luftarake rrethojnë Karaburunin! Sot do kryhen qitje bregdetare me top e mitralozë
26 Maj 2022, 11:04Në datën 25 dhe 26 maj do të zhvillohet stërvitja GRUPEX. Kjo është një stërvitje ushtarake dy ditore për certifikimin e grupeve të anijeve në kryerjen e detyrave luftarake dhe të RB.
-
Burg pa afat policit që vrau kolegun brenda në Komisariatin Nr.3, gjykata: T'i bëhet ekspertizë mjeko-ligjore! Avokati: Para ngjarjes, merrte qetësues
26 Maj 2022, 11:08Ludjan Zaimi, 25-vjeç ka zgjedhur që të heshtë, që nga momenti që mësoi se kolegu Çaush Saliasi, që qëlloi 7 herë me pistoletë, kishte ndërruar jetë! Edhe sot, në seancën gjyqësore, ai nuk ka thënë asgjë, thjesht ka mësuar vendimin e Gjykatës së Tiranës që e la në burg, ndonëse avokati i tij kërkoi një masë më të lehtë.
-
Ekskluzive/ Ish sekretarja e Berishës 1.5 milionë USD të ardhura në 4 vite, bashkëshorti i saj gjyqtar Agron Zhukri i dorëzoi PD-në ‘Rithemelimit’
26 Maj 2022, 11:05Ish sekretarja personale e Sali Berishës (Rezarta Zhukri) deklaroi rritje drastike të të ardhurave pas vitit 2017 nga agjencia e udhëtimit. Deri në 500 mijë USD të ardhura në vit. Bashkëshorti gjyqtar i hapi rrugën Berishës të marrë PD-në.
-
Gara për kreun e Prokurorisë së Tiranës, KLP skualifikon me shumicë votash Kreshnik Ajazin
26 Maj 2022, 10:50Gara për kreun e Prokurorisë së Tiranës, KLP skualifikon me shumicë votash Kreshnik Ajazin
-
59 kg kokainë nga Kolumbia në Portin e Durrësit, bllokohet anija, zhvendoset në Kalatën Nr.2, ruhet me polici! Marinarët s'lejohen të zbresin në tokë
26 Maj 2022, 10:27Anija 'Unistream' ku u gjetën 59 kg kokainë në Portin e Durrësit është zhvendosur në Kalatën Nr.2 dhe po ruhet me Polici. Report Tv mëson se anija është bllokuar dhe nuk lejohet që marinarët të zbresin në tokë deri në përfundimin e plotë të hetimeve.
-
U vra dje në Itali, 37-vjeçarja shqiptare u qëllua 7 herë me thikë, arrestohet autori! FOTOT me thikë në dorë pas ngjarjes
26 Maj 2022, 10:23Vrasja e Brunilda Hallës në Itali një ditë më parë ka një autor dheai është një 28-vjeçar, i cili sipas mediave italiane ishte me probleme mendore.
-
Gjirokastër, dhunuan 11 emigrantë dhe u morën paratë, arrestohen 6 të rinj! 2 prej tyre u kapën në Rrugën e Kombit pas një orë ndjekjeje nga policia
26 Maj 2022, 10:23Numri i të arrestuarve për dhunën ndaj emigrantëve dhe vjedhjen e parave ka arritur në 6. Autorët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 22.05.2022, kanë marrë 11 emigrantë të paligjshëm, në aksin rrugor Gjirokastër-Virua, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit dhe në afërsi të fshatit Mashkullorë, u kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, 11 aparate celulare dhe sende të tjera personale që emigrantët e paligjshëm i kishin me vete.
-
Kërcënoi fqinjin dhe qëlloi me armë zjarri në banesën e tij, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
26 Maj 2022, 09:43Një 43 vjeçar është vënë në pranga nga blutë e kryeqytetit pasi kërcënoi me armë fqinjin e tij.
-
Shkrumbohet autobusi në Vlorë, po transportonte punonjësit e fasonerisë! Asnjë i lënduar
26 Maj 2022, 07:12Autobusi që po transportonte punonjësit e një fasonerie në Vlorë është përfshirë nga flakët në autostradën Fier-Vlorë. Janë dëgjuar shpërthime dhe punonjësit kanë zbritur në kohë.