Kronikë
-
Dy pushues kanë mbetur të plagosur në Himarë, teksa kanë qenë duke qëndruar në plazhin e Jalës, pasi janë goditur nga një gomone. Gomonia ka tentuar që të dalë në breg, por nuk ka arritur që të ndalojë në kohë, duke plagosur kështu çiftin pushuesve, të cilët ishin në breg. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit lundrues, Gjergji Priftuli.
16 Korrik 2022, 11:59 -
Hije dyshimi mbi tenderin 4 mln USD të FSHZH-së për shëtitoren e plazhit Durrës, deformohet projekti rrugës, ulet cilësia e punimeve, vendosen kritere arbitrare
16 Korrik 2022, 11:27Fondi Shqiptar i Zhvillimit ndryshoi projektin e për shëtitoren e plazhit Durrës, duke hequr rrugës mbushjen më rërë dhe përgjysmuar mbushjen me çakull Ia faturon deformimin Bashkisë së Durrësit. Studioja projektues paralajmëron pasoja të rënda nga zbatimi i projektit të manipuluar. FSHZH vendosi edhe kritere të dyshimta teknike
-
Kultivonte kanabis në Krujë, 20-vjeçari kapet ‘mat’ nga policia teksa po e ujiste! Vihet në pranga
16 Korrik 2022, 11:18Një 20-vjeçar ka rënë në pranga pasi është kapur duke kultivuar lëndë narkotike kanabis. 20-vjeçari kultivonte kanabisin në një sipërfaqe pylli, ndërsa në momentin që policia ka ushtruar kontrollin ka qenë duke ujitur bimët e mbjella.
-
Zbritën nga makina 62-vjeçarin, e goditën dhe i morën lekët me dhunë, arrestohen dy të rinjtë në Dibër
16 Korrik 2022, 11:03Dy të rinj në Dibër janë arrestuar pasi kanë grabitur me dhunë një 62-vjeçar
-
Nuk respektonin këmbësorët tek vijat e bardha, ‘Droni edukues’ kap në shkelje shoferët në Tiranë
16 Korrik 2022, 10:31Policia Rrugore në Tiranë është vënë në monitorim të shoferëve të cilët nuk respektojnë sinjalistikën rrugore. Shkeljet janë monitoruar nga ‘Droni Edukues’
-
Vlorë/ Pas 6 ditësh në flakë, shuhet zjarri në malin e Çikës
16 Korrik 2022, 10:00Ka disa trungje të cilat digjen në brendësi të tyre të cilat përbëjnë rrezik për riaktivizim të tyre sërish. Situata paraqitet në kontroll teksa për zonën janë vendosur vëzhgues në çdo rast rreziku për riaktivizim të tyre. Deri më tani raportohen të djegura rreth 90 hektarë me bimësi, shkurre në zonë
-
Tregtonte radio policie në një faqe në rrjete sociale, arrestohet 28-vjeçarja në Tiranë
16 Korrik 2022, 09:38Një 28-vjeçare në Tiranë ka rënë në pranga pasi tregtonte armë policie. 28-vjeçarja Marinela Gjinaj i reklamonte radiot e policisë në një faqe në Instagram dhe më pas i tregtonte.
-
Atentat me armë zjarri në Athinë, plagoset një shqiptar! Dyshohet për larje hesapesh dhe çështje droge
16 Korrik 2022, 07:52Një atentat me armë zjarri në drejtim të një shqiptari, ka ndodhur në Athinë në orën e vona të mbrëmjes së kaluar, duke e lënë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Metaksurgio, në rrugën Xiuo 6
-
Deportohen 23 shqiptarë nga Britania e Madhe! Njëri kishte hyrë ilegalisht me jaht, tjetri hyri duke u fshehur në kamion
15 Korrik 2022, 20:0823 shqiptarë janë deportuar nga Britania e Madhe. Ata ishin të dënuar në total me 55 vite burg për krime të ndryshme përfshirë trafikun e drogës. Shqiptarët u kthyen ditën e djeshme në Shqipëri.
-
-
I pa shqetësuar vazhdonte hidhte mbeturina nga makina në Fier, gjobitet me 25 mijë lekë
15 Korrik 2022, 19:33Rasti në këtë video, është një person në Fier, i cili është gjobitur me 25, 000, pasi u kap duke hedhur në rrugë disa mbeturina nga makina me të cilën po udhëtonte. I pa shqetësuar, teksa makina ishte në lëvizje, ai flaku disa sende jashtë.
-
Fluksi i emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe, në portin e Doverit edhe një oficer shqiptar
15 Korrik 2022, 19:15Në portin e Doverit do të vendoset një oficer shqiptar. Pas takimit të drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano në Britaninë e Madhe, u pa nga afër trajtimi i fluksit të emigrantëve të paligjshëm dhe u ra parimisht dakord për vendosjen e një oficeri të Policisë shqiptare në këtë port, me qëllim shkëmbimin në kohë reale të informacioneve në rastet kur në këtë port ka shtim të lëvizjes së shtetasve shqiptarë.
-
Zjarret e qëllimshme për të djegur bimësinë, kërcënim i kësaj vere në Lezhë, dy vatra zjarri në Blinisht
15 Korrik 2022, 17:11Dy vatra zjarri u shfaqën brenda disa minutave në lagjen “Piraj” të fshatit Blinisht përgjatë superstradës Lezhë - Shkodër. Zjarrvëniet janë të qëllimshme për të eliminuar vegjetacionin e tepërt apo dhe parcelat me prodhime bujqësorë. Fatmirësisht nuk pati rrezik për zonën e banuar.
-
-
Greqi/ Përplasja me armë në furrën e bukës, zbardhet biseda telefonike e shqiptarit: Më kanë borxh 5 mijë euro, po nuk m'i kthyen do t'i ther
15 Korrik 2022, 17:03Mediat greke kanë zbardhur ngjarjen që ndodhi në janar të vitit të kaluar ku u përfshi mafia shqiptare. Dy shqiptarët e arrestuar, Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci rezultojnë me precedentë të rëndë kriminalë, ndërsa ishin të dy të shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për porositjen e vrasjes së Komisarit Artan Cuku në vitin 2017.
-
Shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’ Anri Kashiku, hyri në det për të shpëtuar vëllain dhe shokun e tij
15 Korrik 2022, 16:44Anri Kashiku, 18-vjeçari i cili u mbyt në det në plazhin e Durrësit një ditë më parë, pasi hyri në det për të shpëtuar vëllain e tij të mitur 15-vjeç dhe shokun e vëllait, është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’.
-
Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, arrestohet 61-vjeçari në Fier
15 Korrik 2022, 16:15Një 61 vjeçar është arrestuar në Fier, pasi ishte shpallur në kërkim për kombëtar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal
-
1.8 mln euro, Policia tender për krijimin e qendrës së identifikimit biometrik! ‘AMAIS’, laboratori i 100 mijë imazheve, rezultati del në 10 sek
15 Korrik 2022, 15:20Policia e Shtetit ka hapur tenderin 1.8 milionë euro për krijimin e një qendre të avancuar teknologjike për identifikimin biometrik të personave. Projekti quhet “AMAIS”, ndërsa synon të mbledhë në një të gjitha sistemet e tjera që përdor policia. Identifikimi i fotove dhe shenjave të gishtave do të bëhet për rreth 10 sekonda, ndërsa si bazë e të dhënave do të jetë Policia Kriminale dhe ajo Shkencore
-
Dhunuan një person teksa po qëndronte në dhomën e sigurisë, pezullohen 3 efektivët e ‘Shqiponjave’ (EMRAT)
15 Korrik 2022, 15:17Janë pezulluar nga detyra 3 efektivë të forcave “Shqiponja", Blerta Gjergji, Harrun Hysenaj dhe Rezart Hajdaraj, pasi nga hetimet ka rezultuar se ata kanë ushtruar dhunë ndaj një personi me iniciale A.K., kur është shoqëruar me datë 06.11.2021 në dhomat e sigurisë. Personi ndaj të cilit është ushtruar dhunë, A.K., ka bërë një kallëzim ndaj këtyre 3 efektivëve.
-
Bëri sherr për shezlongët në plazhin e Kunes në Lezhë dhe plagosi biznesmenin! Kapet autori i shpallur në kërkim
15 Korrik 2022, 14:55Policia ka vënë në pranga Paris Dedën, i cili plagosi Armando Markun pas një sherri në plazhin e Kunes në Lezhë rreth një muaj më parë.