Kronikë
-
Një 31-vjeçar nga Fieri është arrestuar ditën e sotme në Durrës, i akuzuar për kontrabandë me ilaçe. Bëhet me dije se në pranga ka rënë Marjus Lushka, i cili u kap në lagjen nr.13, Durrës, jashtë rrethimit të Portit detar, ndërsa në makinë kishte një sasi të konsiderueshme ilaçesh e po ashtu paketime me teste të shpejta COVID.
15 Tetor 2021, 10:56 -
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, në pranga 40-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë
15 Tetor 2021, 09:55Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë. Burime bëjnë me dije se 40-vjeçari është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.
-
I gjenden mbi 10 mijë paund të padeklaruara në Rinas, nën hetim penal 36-vjeçarja që vinte nga Londra
15 Tetor 2021, 09:42Një 36-vjeçare është proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi u kap me një shumë paundësh të padeklaruar
-
-
Pronat në Dhërmi/ Zbuluan se ishin në hetim për falsifikim dhe inskenuan vjedhjen e dokumenteve në zyrat e Këshillit të Qarkut Vlorë! Në pranga drejtori i administrimit të tokës e 2 të tjerë
15 Tetor 2021, 08:50Grabitja e ndodhur 4 ditë më parë në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë, ku një person me maskë dhe i armatosur hyri në zyrat e pronave, duke marrë dy dosje për pronat në Dhërmi, rezulton është inskenuar nga Drejtori i administrimit e mbrojtjes së tokës, Bardhyl Gjika, specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino dhe një 51-vjeçar i identifikuar si Spiro Duni. 3 të arrestuarit e kishin mësuar se ishin nën hetim prej muajsh për falsifikim.
-
Makina përplaset me bordurat tek Ura e Tapizës, humb jetën shoferi 43-vjeç, forcat zjarrfikëse ndërhyjnë për të nxjerrë trupin
15 Tetor 2021, 07:45Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Kamëz, në vendin e quajtur si Ura e Tapizës
-
Makinat inteligjentë bëjnë 'kërdinë' në rrugët e vendit, mbi 724 gjoba dërgohen në banesat e shkelësve të qarkullimit rrugor
14 Tetor 2021, 23:21Kontrollit të qarkullimit rrugor i është shtuar ‘makina inteligjente’ mjeti më i ri inovativ për ta bërë kontrollin më të thjeshtë dhe praktik.
-
‘Ishin nisur’ drejt Shqipërisë, bllokohen në Portin e Brindisit 70 mijë euro të padeklaruara
14 Tetor 2021, 20:3270 mijë euro të padeklaruar të cilat “ishin nisur” për në Shqipëri janë zbuluar në portin e Brindisit.
-
Paratë e konfiskuara nga krimi do u jepen policëve për orët shtesë! Gledis Nano urdhër drejtorëve të qarqeve: Përpiloni listat, kush s'është paguar
14 Tetor 2021, 19:31Policët do paguhen për orët shtesë në punë dhe orët jashtë orarit. Kreu i ri i policisë së shtetit Gledis Nano i ka kërkuar të 12 drejtorive të qarqeve të përllogarisin detyrimin ekonomik që policia i ka punonjësve të saj për orët shtesë që kanë punuar jashtë orarit ndër vite. Këto para shtesë do të paguhen nga fondet e policisë por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi.
-
Harta e re 'shkrin' 10 gjykata, vetëm 1 apel në Tiranë! Avokatët e Sarandës: Padrejtësi, qeveria mos ta miratojë
14 Tetor 2021, 18:55Pas avokatëve të Korçës e Lezhës, shkrirjen e gjykatës së faktit e kundërshtojnë edhe avokatët e Sarandës. Në draftin e siguruar nga Report Tv rezulton se një ndër 10 gjykatat që do të shkrihet është edhe ajo e qytetit bregdetar.
-
U kapën duke tharë bimë narkotike, arrestohen 5 persona në Pukë! Sekuestrohen 25 kg kanabis
14 Tetor 2021, 18:1125 kilogramë kanabis janë sekuestruar dhe 5 persona janë vënë në pranga pasi janë kapur teksa po thanin bimët narkotike , në një kasolle të improvizuar në fshatin Arst të Pukës.
-
Operacioni ‘Bregdeti Ynë’ në Vlorë, Himarë dhe Sarandë, shemben 60 objekte pa leje gjatë shtatorit
14 Tetor 2021, 17:53Në kuadër të një operacioni të zhvilluar në bregdet, vetëm në muajin shtator janë shembur 60 objekte të ndërtuara pa leje ose në shkelje flagrante të lejes në bashkitë Vlorë, Himarë e Sarandë.
-
‘Për kokë të çunit s’e di pse më proceduan’, zbulohen dy dosjet në KLD për Bujar Mustën, u deshën 10 vjet që gjyqtari i Elbasanit të shkarkohet nga detyra
14 Tetor 2021, 17:1828 denoncime për vendime korruptive dhe mungesë etike, ja pse Komisioni i Vetingut shkarkoi gjyqtarin Bujar Musta, nuk kaloi testin e pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale. KLD-ja e procedoi dy herë, por nuk e shkarkoi.
-
Vjedhja e energjisë elektrike, operacione në Tiranë, Lezhë e Shkodër, në pranga 2 persona dhe në hetim 7 të tjerë dhe 1 faturist
14 Tetor 2021, 15:18Policia e shtetit ka zhvilluar operacione së fundmi për të dyshuarit se vjedhin energjinë elektrike. Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike në Tiranë, Lezhë dhe Shkodër.
-
Gjendet një skaf 11m i gjatë në Vlorë, arrestohet 52-vjeçari që e kishte fshehur në një magazinë, dyshohej se do përdorej për trafik
14 Tetor 2021, 14:12Një skaf 11 metra i gjatë, pa motorë, është gjetur në Vlorë në një magazinë në Pyllin e Sodës. Policia ka arrestuar pronarin e skafit Arjan Meçe, 52-vjeç, pronar i skafit, pasi e kishte fshehur dhe i dorëzoi policisë një faturë fiktive shitjeje.
-
Makina del nga rruga në Fushë Krujë, plagoset 18-vjeçari
14 Tetor 2021, 13:33Aksidenti u regjistrua rreth orës 12:20, ku i riu me inicialet R. P., duke drejtuar mjetin tip "Golf" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. 18-vjeçari është dërguar në spital, por nuk dihet gjendja shëndetësore në të cilën ndodhet.
-
Po udhëtonte me motor me të dashurën, humb jetën në një aksident 22-vjeçari shqiptar në Itali
14 Tetor 2021, 13:12Një i ri shqiptar ka humbur jetën pasi është përplasur nga kamioni teksa udhëtonte me motor së bashku me të dashurën e tij
-
Gledis Nano priti delegacionin e Guardia di Finanzas: Të forcojmë bashkëpunimin për të goditur trafikimin e lëndëve narkotike
14 Tetor 2021, 12:12Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka pritur në një takim delegacionin e Guardia di Finanzas, të kryesuar nga Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore, drejtues i Repartit III të Komandës së Guardia di Finanzas. Gjatë takimit është diskutuar mbi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes dy palëve me qëllim goditjen e kultivimit të kanabisit dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
-
Ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, del nga qelia administratori i Farma Net Albania, Sokol Topçiu! Gjykata cakton 'arrest shtëpie'
14 Tetor 2021, 11:10Sokol Topçiu, administratori i Farma Net Albania, i cili u arrestua si pjesë e një grupi që kishin ngritur një skemë për shitjen e ilaçeve kontrabandë gjatë pandemisë së COVID, është liruar nga qelia ditën e sotme.
-
GJKKO rrëzon kërkesën e Llallës për pezullimin e dënimit me 2 vite burg, ish-kryeprokurori ende në arrati
14 Tetor 2021, 10:35Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit me 2 vite burg.
