Kronikë
-
Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, Gjykata ka liruar nga qelia përmbaruesin Fatos Alimadhi. Përmbaruesi Alimadhi u arrestua dy ditë më parë, pas kallëzimit të një shtetaseje për bllokimin e llogarisë bankare padrejtësisht.
17 Prill 2022, 11:36 -
Bllokoi llogaritë bankare të familjarëve të një personi që kishte për shkak të kredisë, lirohet përmbaruesi Fatos Alimadhi! Gjykata: Prokuroria të hetojë skemën
17 Prill 2022, 11:36Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, Gjykata ka liruar nga qelia përmbaruesin Fatos Alimadhi. Përmbaruesi Alimadhi u arrestua dy ditë më parë, pas kallëzimit të një shtetaseje për bllokimin e llogarisë bankare padrejtësisht.
-
Policia bën bilancin e javës: U zhvilluan 33 operacione, 183 të arrestuar, 40 të shpallur në kërkim
17 Prill 2022, 11:19Policia e Shtetit ka bërë bilancin për operacionet e kryera javën e fundit në të gjithë vendin, duke përfshirë arrestimet, procedimet penale dhe numrin e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
-
Report Tv zbardh rregulloren e re për burgjet: Jo ushqim nga jashtë! Rikthehen lejet shpërblyese për 48 orë! Çerdhe në burg për fëmijët deri në 3 vjeç që kanë nënat e dënuara
17 Prill 2022, 11:05Report Tv siguron ekskluzivisht rregulloren e re të menaxhimit të burgjeve në vend, ku futja e ushqimeve nga jashtë prej familjarëve ndalohet, ndërsa pas më shumë se dy vitesh rikthehen lejet shpërblyese 48 dhe 72-orëshe. Për gratë e burgosura me fëmijë deri në 3 vjeç burgjet krijon kushte akomodimit për fëmijët në çerdhe.
-
VIDEO/ ‘Si cjapi te kasapi’, kryen parakalim të gabuar por përballë kishte policinë! Shoferi i papërgjegjshëm e pëson në rrugën Tiranë-Rinas
17 Prill 2022, 09:38Parakalimet e gabuara janë një prej problematikave më të mëdha në rrugët e vendit, teksa drejtues mjetesh të papërgjegjshëm rrezikojnë jetët e njerëzve.
-
Lejuan ndërtim pa leje, nën hetim 3 zyrtarë të Urbanistikës në Elbasan, 1 biznesmen në ‘arrest shtëpie’
16 Prill 2022, 20:22Tre zyrtarë të zyrës së Urbanistikes në Elbasan janë në hetim nga prokuroria e qytetit për shkak se akuzohen për shkelje të ligjit në një ndërtim pa leje.
-
EKSKLUZIVE/ Zbulohet baza në Tiranë, kodonin celularë të pagjurmueshëm, përdoren nga trafikantë! Sekuestrohet serveri, filmohen disa prej klientëve
16 Prill 2022, 17:26Është zbuluar në Tiranë një bazë kodimi për telefonat celularë që përmes aplikacioneve i bënte të pagjurmueshëm. Hetimi 4 mujor i policisë ka zbuluar qendrën teksa është sekuestruar serveri dhe qindra celularë të kriptuar.. Një 35-vjeçar është në hetim.
-
Mashtroi përmes kredisë qytetarë dhe biznese, ekstradohet nga Zvicra 48-vjeçari Avni Buci! I dënuar me 6 vite burg
16 Prill 2022, 15:55Avni Buci, 48 vjeç, është ekstraduar ditën e sotme nga Zvicra në drejtim të Shqipërisë për të vuajtur dënimin me 6 vite burg nga gjykatta shqiptare për krimet e “Mashtrimit”, me pasoja të rënda, kryer më shumë se një herë dhe “Mashtrimit me kredi”.
-
12 viktima më pak nga aksidentet në 3 muajit e fundit! 14 të ‘arratisur’ nga vendngjarja por më pas pendohen! Shefi i sigurisë: Nuk është fenomen shqetësues
16 Prill 2022, 15:44Në vetëm 3 muaj, 14 drejtues mjetesh braktisën vendin e ngjarjes pasi shkaktuan aksidente, por shumica pak orë më vonë telefonuan policinë. Shefi i Sigurisë Rrugore Skënder Ismaili, thotë për report Tv se në këto raste, shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, i shtohet edhe akuza e largimit nga vendi i ngjarjes.
-
Dhunoi bashkëshorten dhe e kërcënoi me armë zjarri, parandalohet krimi në familje, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
16 Prill 2022, 15:18Një krim në familje është parandaluar nga policia mëngjesin e sotëm. Një 45-vjeçar i identifikuar si E.Ll u vu në pranga pasi u kap duke ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe kishte armë zjarri, duke rrezikuar kështu jetën e bashkëshortes së tij.
-
-
-
Atentati ndaj 31-vjeçarit në Durrës, reagon policia
16 Prill 2022, 12:52 -
Atentat ish-efektivit të policisë në Durrës, qëllohet teksa po shpërndante bombola gazi me kamionçinën e tij! Shpëton pa lëndime! Zbardhet dëshmia: Kuptova që po më ndiqnin, manovrova! S’kam konflikte
16 Prill 2022, 12:24Djali i një efektivi policie u sulmua me armë nga një automjet në rrugën dytësore të Shijakut. Baba i 2 fëmijëve, punonjës sigurie dhe dikur në strukturat e policisë së Shtetit, Orland Paplekaj drejtonte një makinë të transportit të bombolave të gazit, por manovroi sapo kuptoi se po ndiqej dhe shpëtoi pa marrë asnjë plumb
-
Tentoi që të vrasë 35-vjeçarin, lihet në burg i riu nga Tirana, zbardhet dëshmia: Armën ma kishte bërë gjyshi dhuratë dhe e mbaja me vete
16 Prill 2022, 12:12Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masës e sigurisë "arrest në burg" për Emra Kurteshin, i riu që qëlloi me armë disa ditë më parë në zonën e Kombinatit, në drejtim të një 35- vjeçari, pas një konflikti me të. Gjatë seancës i riu ka thënë, mësojnë burime për Report Tv, se pistoleta ishte e gjyshit dhe e mbante me vete pasi e kishte kujtim prej tij, por nuk ka pranuar të jap më tepër detaje
-
Kalonin mallra kontrabandë në Portin e Vlorës, kundrejt ryshfetit, 2 të arrestuar pas operacionit të SPAK! 2 doganierë shpallen në kërkim
16 Prill 2022, 11:55Arian Kasëmi dhe Skënder Kasëmi janë arrestuar pas operacionit që zhvilloi një ditë më parë SPAK në Portin e Vlorës. Sipas SPAK, dy shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpërmjet ryshfetit ndaj punonjësve të Drejtorisë Doganore Vlorë, fusnin në territorin e Shqipërisë produkte kontrabandë
-
19-vjeçari ndërroi jetë pasi u aksidentua gjatë punës në Portin e Durrësit, arrestohen 3 persona
16 Prill 2022, 11:373 persona janë arrestuar në Durrës, pas vdekjes së një 19-vjeçari një ditë më parë teksa po punonte në firmën e përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit
-
Tentoi të korruptonte policin me 20 euro në Durrës, nën hetimi i riu
16 Prill 2022, 10:30Një 28-vjeçar është nën hetim pasi tentoi të korruptonte efektivin duke I dhënë 20 euro.
-
Po punonte për rinovimin e një godine, humb jetën tragjikisht 39-vjeçari shqiptar në Itali
16 Prill 2022, 10:32Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Trente të Italisë, teksa po punonte në një kantier ndërtimi, duke rinovuar një godinë
-
‘Ua bëjmë kokën vrima-vrima’, plani i bosit shqiptar të drogës në Itali, Elvis Demçe ëndërronte të bëhej si Eskobari duke ekzekutuar policë dhe gjyqtarë: Po na bezdisin, t’ua hedhim trutë në erë
16 Prill 2022, 09:49Kreu i një bande shqiptare shumë të rrezikshme në Romë, të shpërndarjes së drogës, Elvis Demçe, i arrestuar në janar të 2022, në Itali, planifikonte që të vriste disa policë, shefin e tyre dhe dy gjyqtarë, që për të ishin kthyer tashmë në një rrezik, pasi po hetonin aktivitetin e tij kriminal. Kjo u zbardh nga përgjimet e kryera nga Europol