Kronikë
-
Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në Qafën e Kasharit pasditen e së dielës
31 Tetor 2021, 16:11 -
Minibusi përplaset me furgonin në aksin Qafë-Thanë-Librazhd, ndërron jetë 60-vjeçari, plagosen 4 pasagjerë
31 Tetor 2021, 15:17Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd, në vendin e quajtur 'Gurorja'. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shoferi i furgonit, 60-vjeçari Qani Beqo, dhe janë plagosur 4 shtetas që ishin pasagjerë në autobuz dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën
-
I vuri zjarrin shtëpisë teksa ishte i dehur, përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, burri përfundon në spital
31 Tetor 2021, 14:14Një banesë në zonën e “Pus Mezinit” është përfshirë nga flakët, pasi i zoti i shtëpisë, Ilir Paja, në gjendje të dehur ka ndezur zjarrin.
-
Tjetër tragjedi në Astir, 69-vjeçarja asfiksohet teksa flinte dhe ndërron jetë, gjendet nga e bija! Dyshohet se mori flakë dysheku që ngrohet me energji (EMRI)
31 Tetor 2021, 14:01Një tjetër tragjedi me zjarr në banesë ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë. 69-vjeçarja, Lumturi Zaimi ka ndërruar jetë nga asfiksia teksa dysheku me të cilin ishte mbuluar teksa flinte ka marrë flakë gjatë natës.
-
Veliaj i jep Çelësin e Tiranës Prokurorit të Antimafias Francesco Mandoi! Ambasadori Bucci: Dha Kontribut për reformën në drejtësi në Shqipëri
31 Tetor 2021, 12:46Përmes një aktiviteti të posaçëm Bashkia e Tiranës ka nderuar sot Francesco Mandoin, një prej figurave historike të luftës kundër krimit të organizuar në Itali. Atij i është dorëzuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj 'Çelësin e Tiranës'.
-
Bëri grabitjen e shekullit në Angli ku u vodhën 53 milion paundë dhe martohet në Tropojë! Mediat britanike shkruajnë: Shqiptari bëri një dasmë luksoze (FOTO)
31 Tetor 2021, 12:31Një nga banditët që është pas grabitjes më të madhe të bërë ndonjëherë në Britani është martuar disa muaj pasi u lirua para kohe. Jetmir Buçpapa, u arrestua së bashku me gjashtë të tjerë në vitin 2008 për vjedhjen e 53 milionë paundëve nga depoja e 'Securitas në Tonbridge' në Angli.
-
Blenë autoshkallë zjarrfikëse 5.5 mln lekë por nuk funksiononte, GJKKO lë në burg 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 2 punonjës në kompani private! 1 grua në 'arrest shtëpie' e tjetra 'detyrim paraqitje'
31 Tetor 2021, 12:04Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar sot masën e sigurisë 10 personave që sipas SPAK akuzohen se abuzuan me tenderin për blerjen e shkalles se një zjarrfikëse ne Bashkinë Durrës. Mes të arrestuarve 6 janë zyrtare të kësaj bashkie ndërsa pjesa tjetër të kompanisë fituese.
-
I gjetën 3 kg kanabis në stan, në pranga 38-vjeçari në Fier
31 Tetor 2021, 11:30Policia e Fierit ka arrestuar një 38-vjeçar, pasi në stanin u gjetën 3 kg kanabis.
-
-
Kanabis, kokainë dhe dhunë në familje, në pranga 6 persona për vepra të ndryshme penale në Tiranë, në kërkim 2 të tjerë
31 Tetor 2021, 11:11Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona, pasi iu gjetën lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza. Pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj A. R, 38 vjeç dhe F. K, 37 vjeçe, të cilët po qëndronin në një ambient të hapur pa pronar, në Pezë-Helmes, policia gjeti dhe sekuestroi dozat e kokainës.
-
Arbitri i nxjerr karton të kuq shokut të skuadrës, futbollisti 20-vjeçar futet në fushë dhe dhunon me grushte trajnerin dhe lojtarin kundërshtarë
31 Tetor 2021, 11:02Një futbollist 20-vjeçar i Shënkollit ka dhunuar dje gjatë ndeshjes me Orikumin trajnerin dhe një futbollist të skuadrës kundërshtare. Pasi arbitri ka ndëshkuar me karton të kuq një nga lojtarët e Shënkollit, ka hyrë në fushë duke goditur me grushte lojtarin dhe trajnerin e skuadrës së Orikumit shtetasit A.V. dhe B.Sh.
-
Tiranë, në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet te Rruga e Elbasanit 36 vjeçari me 2 emra! I dorëzohet policisë Gjirokastër
31 Tetor 2021, 10:11Një 36-vjeçar është prangosur mëngjesin e sotëm të Rruga e Elbasanit në Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.
-
Tërmeti 4.5 ballë në Bulqizë, Prefekti i Dibrës Shehu për Report Tv: Më shumë se 110 banesa të dëmtuara, një pjesë të amortizuara nga tërmetet e kaluara! Të gjitha ndërtesat janë të banueshme
31 Tetor 2021, 10:01Ndërkohë që nga emergjencat Civile njoftuan menjëherë se bëhet fjalë për disa dhjetëra banesa që kanë pësuar dëme, kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka konfirmuar për Report Tv se tani rreth 100 banesa të dëmtuara me plasaritje të lehta.
-
Fqinjët përplasen me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre nxjerr kallashnikovin, policia parandalon përshkallëzimin e konfliktit!
31 Tetor 2021, 09:492 fqinj në Gramsh kanë pasur një konflikt dhe njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka kërcënuar se do ta vriste. Vihet në pranga njëri prej personave të përfshirë në konflik të cilit ju gjet dhe sekuestrua një armë zjarri kallashnikov.
-
Vlorë, shtëpitë e braktisura 'fole' për të droguarit! Qytetarët: Këtu ka vdekur një i ri! Të merren masa, gjithandej ka shiringa
31 Tetor 2021, 09:40Godinat e braktisura në Vlorë janë kthyer në strehë për përdoruesit e lëndëve narkotike. Qytetarët, kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përkatëse, pasi u rrezikohen fëmijët. Në një vëzhgim të Report Tv vihen re materiale si shiringa të përdorura, të hedhura në këto ambiente.
-
69-vjeçarja përplaset nga bashkëfshatari me furgon, dërgohet drejt spitalit në Gjirokastër! Arrestohet 51-vjeçari, drejtues i mjetit
31 Tetor 2021, 09:20Një aksident raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dhëmblan në Tepelenë. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar A. Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, pasi duke drejtuar mjetin tip furgon “Benz” ka goditur shtetasen F. D., 69 vjeçe, banuese në fshatin Dhëmblan, e cila ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.
-
Kurbin/ 34-vjeçari me makinë përplas një 60-vjeçar me biçikletë, niset urgjent drejt Traumës në Tiranë
31 Tetor 2021, 08:19Një 60-vjeçar është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi është përplasur nga një makinë teksa po lëvizte me biçikletë në rrugën Milot Mamurras.
-
Roja ra nga kati i 15 në të 14-in dhe vdiq, arrestohen pronari dhe administratori i pallatit në Sarandë! 2 të tjerë të prangosur në Vlorë për dhunë në familje
31 Tetor 2021, 08:03Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi paradite në qytetin e Sarandës, ku Hasan Imeri, 63-vjeç, i cili punonte roje, është rrëzuar nga kati i 15-të dhe ka rënë në katin e 14-të dhe për pasojë ndërroi jetë në vend.
-
Vizita e parë jashtë vendit e Gledis Nanos në Kosovës, takohet me homologu: Bashkëpunim në luftën ndaj krimit të organizuar
30 Tetor 2021, 22:58Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zhvilluar ditën e djeshme vizitën e tij të parë jashtë vendit në postin e ri. Ai ka zhvilluar një vizitë në Kosovës ku është takuar me homologun e Kosovës, Samedin Mehmeti.
-
FOTO/Digjet makina në Elbasan, nuk dihen shkaqet
30 Tetor 2021, 22:49Një makinë tip ‘Benz’ është djegur mbrëmjen e sotme. Mjeti ka qenë i parkuar në lagjen ‘Fushë Mbret’ të Elbasanit në momentin kur ka shpërthyer në flakë.