Kronikë
-
Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mbrëmje në Moravë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 56-vjeçari Kastriot Rënja është përplasur për vdekje nga dy makina teksa po kalonte rrugën.
28 Dhjetor 2021, 19:11 -
Skandali me pagat, Ministria e Mbrojtjes: Do ngremë njësi ushtarake kundër krimit kibernetik, investim mbi 20 mln euro
28 Dhjetor 2021, 17:55Ministria e Mbrojtjes ka nisur një projekt në bashkëpunim me partnerët amerikane për sigurinë kibernetike të ushtrisë duke krijuar një mbrojtje më të madhe ndaj sulmeve të jashtme që mund të ndodhin në të ardhmen.
-
Protestë për landfillin e Piskovës, banorët padisin në gjykatë Bashkinë e Përmetit! Sazan Guri: Ky është projekt kriminal
28 Dhjetor 2021, 17:05Banorëve të fshatit Piskovë në Përmet që protestojnë prej një muaji kundër ndërtimit të landfillit sot u janë bashkuar ambientalisti Sazan Guri dhe ish-deputetja e PD-së për Përmetin Fatjona Dhimitri. Guri e ka quajtur papërgjegjshmëri totale të institucioneve ndërtimin e një landfilli pranë shtratit të lumit.
-
U shkarkua për 550 mijë USD pasuri të ‘zezë’, si e shpëtoi KLD-ja e Berishës gjyqtaren Klorinda Çela në 2014! Sot kallëzohet në SPAK, ja biznesmeni që e ‘mbuloi’ me para
28 Dhjetor 2021, 16:35Klorinda Çela që akuzohet për tjetërsimin e pronës publike tek Garda e Republikës u shkarkua nga detyra për 550 mijë USD pasuri të pajustifikuar, bashkëshorti i saj Ken Dhima u shkarkua për mbi 600 mijë USD pasuri të pajustifikuar. Çifti u kallëzua në 2014 nga ILDKP për fshehje pasurie, KLD i shpëtoi tre herë nga shkarkimi.
-
Skualifikohen 181 garues për policë, nuk ishin të gjatë! 550 aplikantë kalojnë testin fizik për Akademinë e Sigurisë
28 Dhjetor 2021, 16:05550 aplikantë për kursin e patrullës së përgjithshme kaluan me sukses testin fizik, ndërsa 181 të tjerë u skualifikuan. Pjesa më e madhe e skualifikimeve nuk plotësuan kriterin e gjatësisë, ndërsa 68 nuk arritën të kalojnë pragun e pikëve. Fazat e radhës janë intervista me gojë dhe testi psikologjik, për 500 vende vakante.
-
Dosja 339/ Trafik droge, GJKKO dënon me nga 14 vite burg Gentian, Fation dhe Oltion Markun! I pafajshëm nipi i ish-deputetit të PS Arben Ndoka
28 Dhjetor 2021, 13:38Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar ditën e sotme gjykimin e dosjes 339/1 duke i dhënë fund edhe një prej dosjeve më të përfolura. Gentian Marku, Fation Marku dhe Oltion Marku janë dënuar me nga 14 vite burgim, por duke qenë se kanë përfituar gjykim të shkurtuar do të vuajnë 9 vite e 4 muaj burg.
-
Po punonin për të riparuar linjën elektrike në fshatin Çërrilë në Memaliaj, dy elektricistët bien në kontakt me rrymën! Njëri ndërron jetë në spital
28 Dhjetor 2021, 13:06Dy elektricistë kanë rënë në kontakt me rrymën teksa po punonin në një shtyllë tensioni për të riparuar linjën elektrike në fshatin Çërrilë në Memaliaj. Mësohet se njëri prej tyre ka ndërruar jetë në spital. Bëhet fjalë për 54-vjeçarin Agron Manaj.
-
Kryeprokurori Çela: Është e domosdoshme harta e re gjyqësore
28 Dhjetor 2021, 11:12 -
22 vjeçari arrestohet sapo hyn në Rinas, kërkohej në Holandë për vrasje, vjedhje e pastrim parash
28 Dhjetor 2021, 12:54Një 22-vjeçar që ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasja në Holandë, është arrestuar në Rinas.
-
Dëmet nga përmbytjet, 62 fermerë në Fier, protestë para bashkisë: Gati 300 mln lekë dëm, të dëmshpërblehemi
28 Dhjetor 2021, 12:46Rreth 62 fermerë nga fshatrat Frakull e Kafaraj të Fierit, të dëmtuar nga përmbytjet e 12 dhjetorit nga dalja nga shtrati e lumit Vjosë, kanë dalë sot në protestë para Bashkisë duke kërkuar dëmshperblim.
-
Lushnjë/ Dhunuan me sende të forta një 30-vjeçare, autorët ende të paidentifikuar
28 Dhjetor 2021, 12:34Një 30-vjeçare është goditur me sende të forta nga dy persona në Lushnjë. Ngjarja ndodhi një ditë më parë, ndërsa ka qenë vetë 30-vjeçarja që ka bërë kallëzimin në polici për këtë ngjarje.
-
Qoku sqaron me detaje për Report Tv hartën e re gjyqësore: Do ketë 16 gjykata në total, plan vizionar, synohet ndryshimi në mentalitet! Kriteret ku u bazuam
28 Dhjetor 2021, 12:00Kryetari i grupit të punës që kanë hartuar draftin prej 170 faqesh, Maksim Qoku ka sqaruar me detaje hartën e re gjyqësore që është propozuar ditën e sotme, pas dakordësisë së arritur mes qeverisë, KLGJ dhe KLP-së.
-
Fikte radarët për trafikun e kanabisit dhe merrte 15,000 € për 1 orë, dënohet me 7 vite burg ish nënkomisari i Fierit, Festim Lelaj
28 Dhjetor 2021, 11:19Fikte radarët për trafikun e kanabisit dhe merrte 15,000 € për 1 orë, dënohet me 7 vite burg ish nënkomisari i Fierit, Festim Lelaj
-
Harta e re gjyqësore, Ministri i Drejtësisë: Do ta bëjmë cilado të jetë kostoja politike
28 Dhjetor 2021, 11:19 -
Dhunonte prej vitesh bashkëshorten dhe dy fëmijët, SHÇBA arreston polici në Tiranë
28 Dhjetor 2021, 10:22Një 54-vjeçar, polic në komisariatin nr. 1 në Tiranë është arrestuar nga SHÇBA ditën e sotme i akuzuar për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij. Janë qenë pikërisht këta të fundit që kanë kallëzuar policin, duke thënë se ai prej vitesh ushtronte dhunë ndaj tyre.
-
Vrasja e 32-vjeçarit në Peqin/ Plani iu dështoi në fund, autorëve nuk iu ndez makina prandaj morën mjetin e viktimës! E braktisën në Kavajë, brenda nuk u gjet arma e krimit
28 Dhjetor 2021, 10:15Autorët të veshur me të zeza, me maskë anti-COVID për të bërë të vështirë identifikimin e tyre dhe ruajta e "presë" në një makinë me xhama të zinj...gjithçka dukej e mirëmenduar në planin për të ekzekutuar 32-vjeçarin Albi Bashaliu në Peqin.
-
-
-
Aksidenti tragjik në aksin Milot-Rrëshen ku humbën jetën 3-vjeçari me të atin, i komunikohet arresti në spital drejtuesit të 'Benz'-it, dyshohet se kreu parakalim të gabuar
28 Dhjetor 2021, 09:58Arlind Miha, drejtuesi i automjetit tip'Benz' që u përfshi në aksidentin tragjik dje në aksin Milot-Rrëshen i është komikuar sot masa e arrestit në spital. Shkak i aksidentit të rëndë, ku humbën jetën 3-vjeçari bashkë me të atin Shkurt Prenga, dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i kryer nga Miha.
-
KLGJ, KLP dhe Qeveria bëjnë gati hartën e re gjyqësore: 12 gjykata të shkallës së parë dhe vetëm 1 Gjykatë Apeli! Lushnjë dhe Tiranë, 2 gjykatat administrative
28 Dhjetor 2021, 09:53Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i prokurorisë dhe Ministria e Drejtësia kanë rënë dakord për një hartë të re, që është ende propozim. Edhe pse ka shumë kundërshti harta e re parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe 1 për atë administrativ. Pra, nga propozimi konludohet që nga 36 gjykata që janë aktualisht të ngelen 16.