Kronikë
-
Një parcelë me 503 rrënjë kanabis në fshatin Frashër të Përmetit, ka zbuluar zinxhirin e bashkëpunimit mes trafikantëve dhe disa efektivëve të policisë së Përmetit. Pas hetimeve dy mujore për këtë parcelë kanabisi, janë vënë në pranga kryeplaku i fshatit Frashër dhe ish shefi i krimeve Shpëtim Makashin.
1 Nëntor 2021, 09:57 -
-
-
-
Ekzekutohet me armë zjarri ish polici në Laç! 2 plumba ndaj 61-vjeçari sapo doli nga makina! Pistë hetimi, konfliktet e të birit, i cili i shpëtoi atentatit një vit më parë (VIDEO)
1 Nëntor 2021, 07:54Ish polici Xhelal Reçi, 61 vjeç, është ekzekutuar më armë zjarri në orën 07:23 sapo kishte ndalë nga makina dhe po shkonte të hapte bizneset e tij. 2 autorët e kishin vëzhguar prej ditësh dhe se pistë hetimi mendohet se janë konfliktet e shumta të të birit, i cili është një person problematik. Në Milot është gjetur një makinë e djegur që mendohet se është përdorur nga autorët.
-
Bilanc tragjik/ Në vetëm pak orë përgjaken rrugët e vendit nga aksidentet, 3 të vdekur dhe 11 të plagosur
31 Tetor 2021, 22:03Rrugët e vendit janë përgjakur pasditen e kësaj të diele, duke shënuar një bilanc tragjik. Në vetëm pak orë në rrugët e vendit janë shënuar 7 aksidente, ku për pasojë kanë humbur jetën 3 qytetarë dhe kanë mbetur të plagosur 11 të tjerë
-
Aksident në Tiranë, makina përplas drejtuesin e biçikletës, i riu përfundon në spital
31 Tetor 2021, 21:23Një aksident me plagosjen e një të riu ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia njofton se rreth orës 20:20, në vendin e quajtur “Sheshi Shqiponja”, mjeti me drejtues A. C, 40 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 25 vjeç
-
Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Milot-Rrëshen, tre të plagosur, një në gjendje të rëndë
31 Tetor 2021, 20:32Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Milot-Rrëshen. Nga përplasja e dy makinave kanë mbetur të plagosur tre persona dhe një prej tyre është në gjendje të rëndë
-
Rrëzohet nga kali aksidentalisht, humb jetën 75-vjeçari në Pogradec
31 Tetor 2021, 18:55Një i moshuar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kali në fshatin Hoçman në Pogradec
-
E rëndë, përplasi për vdekje këmbësorin në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, largohet nga vendngjarja shoferi
31 Tetor 2021, 18:41Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, pasi automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
-
Aksident në rrugën Shijak-Hardhishtë, përplasen dy makina, 4 të plagosur
31 Tetor 2021, 18:30Katër persona kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Shijak-Hardhishte
-
Ekspertiza fakton abuzimin seksual nga i ati të 6 vjeçares në Kamëz! Vajza: Babi dhe mami kryenin veprime të turpshme
31 Tetor 2021, 17:25Ekspertiza mjekoligjore e të miturës në Kamëz ka zbuluar fakte tronditëse për abuzimin e kryer me të nga babai i saj. Rezulton se e mitura ka dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe 2 dëmtime te tjere specifike. 6 vjeçarja e ndodhur prej ditës së shtunë në spital, pasi I janë kryer të gjitha kontrollet mjekësore rezulton në gjendje më të stabilizuar shëndetësore
-
Aksident i shumëfishtë në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve
31 Tetor 2021, 16:11Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në Qafën e Kasharit pasditen e së dielës
-
Minibusi përplaset me furgonin në aksin Qafë-Thanë-Librazhd, ndërron jetë 60-vjeçari, plagosen 4 pasagjerë
31 Tetor 2021, 15:17Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd, në vendin e quajtur 'Gurorja'. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shoferi i furgonit, 60-vjeçari Qani Beqo, dhe janë plagosur 4 shtetas që ishin pasagjerë në autobuz dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën
-
I vuri zjarrin shtëpisë teksa ishte i dehur, përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, burri përfundon në spital
31 Tetor 2021, 14:14Një banesë në zonën e “Pus Mezinit” është përfshirë nga flakët, pasi i zoti i shtëpisë, Ilir Paja, në gjendje të dehur ka ndezur zjarrin.
-
Tjetër tragjedi në Astir, 69-vjeçarja asfiksohet teksa flinte dhe ndërron jetë, gjendet nga e bija! Dyshohet se mori flakë dysheku që ngrohet me energji (EMRI)
31 Tetor 2021, 14:01Një tjetër tragjedi me zjarr në banesë ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë. 69-vjeçarja, Lumturi Zaimi ka ndërruar jetë nga asfiksia teksa dysheku me të cilin ishte mbuluar teksa flinte ka marrë flakë gjatë natës.
-
Veliaj i jep Çelësin e Tiranës Prokurorit të Antimafias Francesco Mandoi! Ambasadori Bucci: Dha Kontribut për reformën në drejtësi në Shqipëri
31 Tetor 2021, 12:46Përmes një aktiviteti të posaçëm Bashkia e Tiranës ka nderuar sot Francesco Mandoin, një prej figurave historike të luftës kundër krimit të organizuar në Itali. Atij i është dorëzuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj 'Çelësin e Tiranës'.
-
Bëri grabitjen e shekullit në Angli ku u vodhën 53 milion paundë dhe martohet në Tropojë! Mediat britanike shkruajnë: Shqiptari bëri një dasmë luksoze (FOTO)
31 Tetor 2021, 12:31Një nga banditët që është pas grabitjes më të madhe të bërë ndonjëherë në Britani është martuar disa muaj pasi u lirua para kohe. Jetmir Buçpapa, u arrestua së bashku me gjashtë të tjerë në vitin 2008 për vjedhjen e 53 milionë paundëve nga depoja e 'Securitas në Tonbridge' në Angli.
-
Blenë autoshkallë zjarrfikëse 5.5 mln lekë por nuk funksiononte, GJKKO lë në burg 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 2 punonjës në kompani private! 1 grua në 'arrest shtëpie' e tjetra 'detyrim paraqitje'
31 Tetor 2021, 12:04Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar sot masën e sigurisë 10 personave që sipas SPAK akuzohen se abuzuan me tenderin për blerjen e shkalles se një zjarrfikëse ne Bashkinë Durrës. Mes të arrestuarve 6 janë zyrtare të kësaj bashkie ndërsa pjesa tjetër të kompanisë fituese.
-
I gjetën 3 kg kanabis në stan, në pranga 38-vjeçari në Fier
31 Tetor 2021, 11:30Policia e Fierit ka arrestuar një 38-vjeçar, pasi në stanin u gjetën 3 kg kanabis.