Kronikë
-
Policia e Durrësit ka arrestuar një 18-vjeçar të shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.
4 Nëntor 2021, 08:38 -
Vrasja e Regis Runajt në Elbasan në 29 korrik të 2020, SPAK u komunikon në burg akuzat 2 autorëve Euglen Halilajt dhe Xhuljano Hoxhës
3 Nëntor 2021, 23:15SPAK i ka komunikuar ditës e sotme Euglen Halilajt dhe Xhuljano Hoxhës akuzën për "vrasje e kryer në bashkëpunim" për Regis Runaj mbrëmjen e 29 korrikut në Elbasan. Gazetari i Report TV, Ronaldo Gjoshi raporton se akuza u është komunikuar sot 2 të rinjve brenda ambienteve të burgut të Peqinit, nga oficerë të Krimeve të Rënda.
-
Sherri me thika/ Kush është shqiptari që Luksemburgu e futi në listën e zezë! Akuzohet për tentativë vrasje (EMRI)
3 Nëntor 2021, 22:32Mësohet se më 2 gusht, rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange. Nga pamjet e sherrit të cilat janë filmuar shihen disa persona që përlasen, ndërsa njëri prej tyre mban në dorë edhe një thikë. Dyshohet se është pikërisht Pulti që ka goditur disa herë me thikë dy persona.
-
Hap pas hapi/ Eksperti tregon në Report TV si Call Center-at vjedhin miliona euro nëpërmjet FOREX
3 Nëntor 2021, 22:17Nisur nga skandali i mashtrimeve që Call Center në Tiranë nëpërmjet FOREX kanë vjedhur mijëra euro qytetarëve europiane, eksperti i IT-së, Blesmir Selmanaj ka treguar për Report Tv, hap pas hapi sesi funksionon skema e vjedhjes.
-
'Blutë' e Vlorës në aksion për kapjen e personave në kërkim, gjatë kontrolleve zbulojnë armë pa leje! 6 të arrestuar! Parandalohet ngjarja e rëndë
3 Nëntor 2021, 20:36Një aksion i Drejtorisë së Policisë së Vlorës ka çuar në pranga 6 persona në lagjen 'Partizani', të cilët mbanin armë zjarri pa leje.
-
U shkarkua nga KPK, KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani
3 Nëntor 2021, 19:53KPA ndryshon vendimin e KPK duke e rikthyer Ndini Tavanin në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
-
Sot në vend 571 të infektuar me COVID dhe 3 viktima në 24 orët e fundit
3 Nëntor 2021, 17:42Sipas raportimeve, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 639 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 176,090 që nga fillimi i epidemisë. Sakaq, Ministria e Shëndetësisë në vend njofton se aktualisht janë 7,763 pacientë aktivë me koronavirus.
-
Helmimi i më shumë se 600 personave nga uji i pijshëm në Krujë, pezullohen dhe vihen nën hetim tre zyrtarë
3 Nëntor 2021, 16:43Ledio Çela, Administrator i Ujësjellës Kanalizimeve Krujë, Andi Kupa, Drejtues teknik, Ervin Karafili, Shef i Shërbimit të Epidemiologjisë dhe Higjienës Krujë, janë pezulluar dhe janë nën hetim nga Prokuroria e Krujës, pas helmimit të qytetarëve nga uji i pijshëm.
-
EKSKLUZIVE/ Skandali i FOREX, rrëfimi i punonjësit që i zhvati 100 mijë € biznesmenit nëpërmjet call center shqiptare
3 Nëntor 2021, 16:37Prokuroria e Tiranës po heton pas indicieve nga autoritetet e huaja, Call Center në Shqipëri që mashtrojnë qytetarët me shuma marramendëse sikur luajnë në tregje burse. Report Tv merr një rrëfim ekskluziv, të një punonjësi në një Call Center në Tiranë. Djali, që e fsheh identitetin, zbulon detaje se si i mashtrojnë dhe i zhvasin qytetarët evropianë që besojnë se shërbimi u afrohet në Zvicër. Ai tregon se fitimi i tij në muaj shkon në 5 mijë Euro, kurse shuma më e madhe që i kanë marrë një biznesmeni të huaj është 100 mijë euro.
-
VIDEO/ Aksidenti te rruga e Kavajës në Tiranë, makina me shpejtësi përplas të renë! Në gjendje të rëndë te Trauma
3 Nëntor 2021, 14:14Report TV ka siguruar videon e një aksidenti të rëndë që u regjistrua ditën e sotme te Rruga e Kavajës në Tiranë, ku mbeti e plagosur rëndë një vajzë. Në video shihet një automjet tip "Mercedez Benz" që vjen me shpejtësi, teksa e reja po kalonte rrugën, duke e marrë atë përpara.
-
-
Sherr pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë, një person plagos shoferët e furgonave të nxënësve
3 Nëntor 2021, 13:54Një shofer në një rrugë pranë shkollës 'Fan Noli' në Tiranë është konfliktuar me dy drejtues furgonësh, pasi ato kishin bllokuar rrugën që të hipnin nxënësit. Sipas burimeve shoferi donte që ato të hapnin rrugën se kishte urgjencë. Bëhet me dije se ai ka dëmtuar me thikë njërin prej drejtuesve të furgonit. Mësohet se është pa probleme për jetën
-
Rrëmbimi e vrasja e Jan Prengës, SPAK përfundon hetimet, 7 të pandehur: Dritan Rexhepi porositi pengmarrjen nga Ekuadori! Shpëtojnë 3 vëllezërit Hajri
3 Nëntor 2021, 13:31SPAK ka përfunduar hetimet për ngjarjen e rëndë të rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Jan Prengës. SPAK ka dërguar për gjykim të akuzuarit Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini.
-
Vrasja e Demir Backës në Fier, merret në pyetje Arben Isufi i njohur si 'Ben Qimja'! Policia e kërkoi prej ditësh por nuk e gjente
3 Nëntor 2021, 13:22Pasi i shkoi disa herë në shtëpi Arben Isufit, i njohur si 'Ben Qimja', me të cilin Backa ka patur një konflikt rreth 1 vit e gjysmë më parë, mësohet se sot Isufi ka dëshmuar.
-
Lihet në burg ish- drejtori i Kadastrës në Vlorë
3 Nëntor 2021, 12:52Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së parë, 'arrest me burg' për ish-drejtorin e Kadastrës në Vlorë Klodian Troci
-
Operacion ndërkombëtar kundër krimit online përmes tregtisë elektronike, 28 në pranga! Policia: Mashtruesit hynin në programin e bankave, çfarë s'duhet të bëni në internet
3 Nëntor 2021, 12:07Suela Bonjaku, specialiste pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike ka dalë në një deklaratë për shtyp për operacionin e përbashkët me EUROPOL-in, me fokus krimet kibernetike, dhe nisjen e fushatës sensibilizuese #SellSafe.
-
U ble 6.6 mln lekë por asgjë nuk funksionte te zjarrfikësja për të cilën SPAK arrestoi 8 persona në Bashkinë Durrës! Me ulëse fëmijësh, pa tub uji te shkallët dhe pa kondicioner
3 Nëntor 2021, 11:24Report Tv zbardh dosjen e skandalit me zjarrfikësen jashtë funksionit. U kërkua në dokumentet e tenderit me 3 ulëse dhe tre dyer erdhi me dy sedilja, një prej të cilave ishte kalamajsh. Po ashtu edhe pa kondicioner edhe pse ishte kusht ne tender.
-
Vrasës me pagesë nga Fieri ekzekutuan ish-policin në Laç! Forcat speciale në kërkim të armës së krimit dhe autorëve
3 Nëntor 2021, 10:43Hetimet për ekzekutimin e ish-efektivit të policisë Xhelal Reçi, mëngjesin e së hënës në Laç janë përqendruar tek veprimtaria e të birit Besnikut
-
KPK konfirmon në detyrë me shumicë votash prokurorin Endrit Bimi
3 Nëntor 2021, 10:11Prokurori Endrit Bimi i Prokurorisë së Tiranës u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, të mërkurën pasi kaloi procesin e rivlerësimit në të tri kriteret.
-
Nxori në pritë shokun e fëmijërisë që i fshihej gjakmarrjes, Gjykata e Lezhës dënon me 21 vite burg Mikel Aliajn
3 Nëntor 2021, 10:07Gjykata e Lezhës ka dënuar me 21 vite e 4 muaj burg, 42-vjeçarin Mikel (Gjovalin) Alia, ndaj të cilit u ngrit akuza e vrasjes, pasi me 2 tetor të vitit 2019-të nxori në pritë shokun e tij të fëmijërisë Eri Zefi për ta ekzekutuar.42-vjeçari u gjet fajtor për veprat penale "Vrasje me paramendim" dhe "Armbajtje pa leje".