Kronikë
-
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për masën e sigurisë arrest me burg për prokurorin e Sarandës Sali Hasa dhe 5 persona të tjerë
14 Korrik 2021, 16:28 -
'Në Shqipëri laboratorë të kokainës për Evropën', eksperti Softa: Droga e kapur të lihej të shkonte në destinacion! Durrësi, nyje strategjike për trafikimin lëndëve narkotike
14 Korrik 2021, 16:10Droga që kapet në Durrës duhet të lejohet të shkoj në destinacion pasi kështu zbulohen porositësit e vertëtë të kokainës, thotë për Report Tv eksperti Fatjon Softa. Sipas tij, porti i Durrësit është pikë strategjike kalimi, për shkak të afërsisë me Tiranën, por ai pranon se përformanca e policisë në luftën kundër drogës është rritur
-
Pronarët e lokaleve në Lungomare protestë për masat anti-COVID, paralajmërojnë se do të ulin qepenët: Të vijë Rama të menaxhojë bizneset tona, i japim dyfishin e pagës që ka si kryeministër
14 Korrik 2021, 15:47Bizneset në Vlorë kanë dalë ditën e sotme në një protestë paqësore para drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës. Bizneset e Lungomares i kanë paraqitur policisë së qarkut kërkesat e tyre dhe këto kërkesa duan t’ja transmetojnë institucioneve vendore si dhe qeverisë së vendit
-
Arrestimi i mjekëve në QSUT, Dollenberg nga Gjermania: Mënyra sesi po trajtohen bluzat e bardha në Shqipëri është e gabuar
14 Korrik 2021, 15:40Arrestimi i mjekëve në QSUT për korrupsion ka revoltuar bluzat e bardha të cilat protestuan në lidhje me këtë vendim. Në një lidhje telefonike për Report Tv, mjekja shqiptare nga Gjermania Aurora Meta Dollenberg u shpreh se mënyra sesi po trajtohen mjekët është e gabuar.
-
Ambulancë e re në Borizanë, Manastirliu: Së shpejti mbërrijnë në Tiranë 340,000 doza të vaksinës Coronavac, vijojmë pa u ndalur
14 Korrik 2021, 15:02340,000 doza vaksinash Coronavac do të mbërrijnë në Tiranë, për të intensifikuar edhe më tej vaksinimin masiv ndaj COVID19. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila e ka dhënë lajmin gjatë inspektimit të punimeve të qendrës shëndetësore në Borizanë, e cila po rindërtohet nga themelet, pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.
-
Peshku harabel e gaforret sulmojnë pushuesit në Darëzezë, mjekja: Qytetarët të paraqiten në kohë në spital, pickimi sjell alergji dhe paralizë të përkohshme
14 Korrik 2021, 14:47Edhe këtë vit sezonal në bregdetin e Darzezës pickimet nga peshku harabel dhe gaforret janë kthyer në një rrezik për pushuesit dhe vizitorët që zgjedhin të frekuentojnë këtë plazh ranor. Mjekja Inva Sulejmani, informon se nuk duhen neglizhuar rastet dhe qytetarët duhet të paraqiten shpejt tek qendrat shëndetësore.
-
‘Leku e hedh ujin përpjetë’, zbardhen përgjimet e SPAK që çuan në ‘arrest shtëpie’ ish zv.ministren e Brendshme Rovena Voda! Mori ryshfet 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk
14 Korrik 2021, 14:08Zbulimin e korrupsionit nga ana e ish zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda, SPAK e ka zbuluar krejt rastësisht gjatë hetimit të një çështje tjetër. Nga përgjimet e SPAK, zbulohet se Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes. Marrja e eurove dhe të mira materiale janë filmuar, përgjuar dhe fotografuar nga SPAK, ndërsa ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh.
-
-
Vrasja e Klodjan Rashës, Gjykata dënon me 15 vite burg ish-efektivin e 'Shpiponjave' Nevaldo Hajdaraj! Babai i viktimës: Kjo nuk është drejtësi
14 Korrik 2021, 13:40Me 15 vite burg e ka dënuar Gjykata e Tiranës ish-efektivin e Shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj, i cili u shpall sot fajtor për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodjan Rasha. Hajdaraj do të kryej vetëm 10 vite burg, për shkak se ka përfituar gjykim të shkurtuar duke iu ulur dënimi me 1/3.
-
Në plazh me thikë në brez, arrestohet 50-vjeçari në Divjakë
14 Korrik 2021, 13:32Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Divjakë, pasi u kap në plazh me thikë me vete, të cilën e mbante në brez.
-
Kryegjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani u pezullua nga detyra, zbardhet vendimi! KLGJ i kërkon ILD tekstet e këngëve që dëgjonte magjistratja
14 Korrik 2021, 13:30Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur sot vendimin e plotë të pezullimit nga detyra të kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.Sipas vendimit, ILD duhet të caktojë një ekspert IT i cili duhet të verfikojë dhe të sjellë të dhëna për kohën kur janë realizuar videot nga kryegjyqtarja, si edhe nga kush janë publikuar. Ndërkaq, ILD duhet të dokumentojë tekstin e këngevë të përdorura nga magjistratja për sfondin muzikor të viedove.
-
-
-
Programet e përbashkëta me Universitetin e Torinos, Kushi takim me studentët: Proritet bashkëpunimi me BE për diplomat e dyfishta
14 Korrik 2021, 12:06Ministrja Kushi u njoh nga afër me përvojat e deritanishme të studentëve dhe me faktin që diploma e dyfishtë e fituar nëpërmjet këtij bashkëpunimi disavjeçar ka lehtësuar rrugën e studentëve për t’u integruar shumë më shpejt në tregun e punës. Duke i cilësuar këto programe si shumë të suksesshme Kushi nënvizoi prioritetin madhor të rritjes së cilësisë së arsimit të lartë në vend.
-
U konfliktuan fillimisht verbalisht, dalin pamjet e vrasjes së shqiptarit në Britani dhe momentet e tij të fundit
14 Korrik 2021, 12:00Media britanike kanë publikuar momentet e fundit të 28-vjeçarit shqiptar, Shkëlzen Taka i cili u vra nga përplasja qëllimshme e një makine në Britaninë e Madhe.
-
Dosja/Tenderi korruptiv me uniformat e policisë,Ardi Veliu kundërshtoi kompaninë fituese: Probleme me çmimet, këmisha me mëngë të gjata, më e lirë se ajo me të shkurtra
14 Korrik 2021, 11:57"Report Tv" ka siguruar të tjera detaje nga dosja hetimore në lidhje me abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë në Ministrinë e Brendshme, ku më 10 korrik u arrestuan 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë.
-
Ekskluzive/ Konfirmohet blofi i Aleancës për Teatrin, edhe pse e shpërndau për mediat para 3 ditëve ende nuk ka asnjë padi në SPAK për ambasadorin Soreca
14 Korrik 2021, 11:43Edhe pse 3 ditë më parë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tha se dorëzoi në SPASK një kallëzim për ambasadorin e BE, Luigi Soreca, ky kallëzim nuk është dorëzuar ende në këtë institucion. Burime ekskluzive nga SPAK për Report Tv bëjnë më dije nuk ka padi kundër Sorecës. Blofi i përfaqësuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u paralajmërua nga shqiptarja.com që të hënën. Soreca nuk mund të hetohet se mbrohet nga imuniteti diplomatik.
-
Zjarr në vreshtat e Patosit, digjen 5 ha tokë me pemë frutore dhe ulliri (VIDEO)
14 Korrik 2021, 11:345 hektarë tokë me pemë frutore e ullinj janë përfshirë nga një zjarr i fuqishëm mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kasnicë të Bashkisë së Patosit. Si rezultat i zjarrit janë djegur 80 pemë qershi dhe 100 rrënjë ulliri.
-
4 të arrestuar në Durrës, juristi i Kadastrës dhe 3 të tjerë, falsifikuan dokumentet e regjistruan një pronë 2000m2 dhe një godinë 550m2 mbi të! Përdorën fotoshopin
14 Korrik 2021, 11:04Duke përdorur fotoshopin 1 biznesmen i ndihmuar nga një jurist i Kadastrës së Durrësit kanë falsifikuar dokumentat dhe kanë regjistruar një pronë 2000m2 dhe një ndërtesë 550 m2 mbi të. Së bashku me 2 punonjës të biznesmenit ata janë arrestuar të katërt sot.
-
Doni të punoni me SPAK? Ambasada e SHBA: Tani është mundësia juaj, ja si mund të aplikoni
14 Korrik 2021, 10:53Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka hapur pozicionin vakant 'Koordinator për Marrëdhëniet me Median'. Nisur nga kjo thirrje e SPAK, ka reaguar edhe ambasada e SHBA në Tiranë e cila shkruan se kjo është një mundësi e mirë për tu bashkuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.