Kronikë
-
Studentët që kanë kaluar COVID në 3 muajt e fundit duhet të lejohen të futen në auditore edhe nëse nuk kanë bërë vaksinën. Kështu sugjeroi epidemiologia e ISHP Gentiana Qirjako. Sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë ajo nënvizoi se është nën kontroll
17 Shtator 2021, 13:59 -
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari egjiptian në Tiranë, pritet të ekstradohet
17 Shtator 2021, 13:25Arrestohet në Tiranë një 35 vjeçar egjiptian i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
-
Gjyqtarja e Vlorës Atalanta Zeqiraj u konfirmua në detyrë nga KPK në qershor, por vendimi kundërshtohet nga ONM! IKP: Po shqyrtojmë çështjen
17 Shtator 2021, 12:46Gjyqtarja e Vlorës, Atalanta Zeqiraj, u konfirmua në qershor në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Por ky vendim nuk i ka pëlqyer ndërkombëtarëve. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
-
Veliaj: Pas autobusëve të Unazës së Re, do i hiqet licensa një kompanie pastrimi në kryeqytet! Do i kalojë 'Eco Tiranës'
17 Shtator 2021, 12:36Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se do i hiqet licenca një prej kompanive që bën pastrimin në një prej njësive administrative ku menaxhimi i mbetjeve linte shumë për të dëshiruar. Lajmi u bë i ditur nga vetë kryebashkiaku i cili njoftoi se tashmë licensa do i jepet kompanisë publike “Eco Tirana”.
-
Dosja Gërdeci/ S’njoftohet për seancën, shtyhet vendimi për Fatmir Mediun
17 Shtator 2021, 12:07Gjykata e Posaçme e Apelit, ka shtyrë sot vendimin për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Shkak për shtyrjen është bërë mos njoftimi i ish-ministrit për seancën që do të shqyrtohej në dhomë këshillimi. Seanca e radhës më 24 shtator.
-
Vrasja e Sabrinës, familja denoncon në SPAK gjyqtarin dhe prokurorin: Liruan nga burgu burrin vrasës, 2 muaj para se t'i merrte jetën! Duam kujdestarinë e mbesës
17 Shtator 2021, 11:25Elton Meta ish burri vrasës i Sabrina Bengajt është lënë në burg por familja e të resë 23-vjeçare, nënë e një vajze të vogël, kërkon të vendosë drejtësinë deri në fund. Babai i Sabrinës, Partizan Bengaj, ka deklaruar sot për Report Tv se do të padisë në SPAK ata që mundësuan lirimin e vrasësit të vajzës së tij.
-
Gjirokastër/ Në gjendje të dehur kryente manovra të rrezikshme me ‘Benz’ arrestohet 44-vjeçari
17 Shtator 2021, 10:51Një 44-vjeçar është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka kryer manovra të rrezikshme me makinën tip ‘Benz’, duke rrezikuar kështu jetën e qytetarëve përreth.
-
Minatori rreth 72 orë i bllokuar në galeritë e minierës së Bulqizës, Autoriteti për Sigurinë në Miniera: Operacioni i vështirë, vijojnë të bien minerale! Familjarët presin me ankth te dera (VIDEO)
17 Shtator 2021, 10:30Minatori Muharrem Plaku i cili mbeti i bllokuar, pasi galeria e kromit ku punonte u shemb në Bulqizë, ende nuk është gjetur. Prej gati dy ditësh, 60-vjeçari, me detyrë zjarrmëtar, ka mbetur në galeri dhe ende nuk ka asnjë informacion mbi gjendjen e tij. Sipas Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, operacioni është mjaft i vështirë, për shkak se vijojnë të bien minerale.
-
GJKKO drejt 'mbylljes', një tjetër gjyqtar drejt largimit! Ilirjana Olldashi në tetor do të bëhet gjyqtare apeli
17 Shtator 2021, 10:17Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit drejt 'mbylljes' nga 16 gjyqtar ka 6. Mungojne 10. Prej 1 viti gjyqtaret refuzojnë te aplikoj e te bëhen pjesë. KLGJ në mungesë te kandidaturave për emërim bën thirrje për delegim.
-
VIDEO ekskluzive/ Disa të rinj thyejnë orën policore dhe përplasen me grushte e shkelma me efektivët e patrullës në Durrës! 4 të shoqëruar
17 Shtator 2021, 10:08Që ora policore nuk respektohet, kjo tashmë është një fakt pasi përditë në rrugë shohim njerëz që po lëvizin pas orën 23:00, mirëpo disa të rinj jo vetëm që kanë qenë në shkelje të rregullave, por kanë gjetur guximin për të kundërshtuar me forcë policinë.
-
Pas anëtarëve të 'Kushtetueses', Kim takon 15 prokurorët e SPAK: Ndiqni penalisht ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë veten
17 Shtator 2021, 09:53Në kohë kur dje u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të merrnin masat pas shpalljes ‘Non Grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha, sot Kim u ka bërë thirrje prokurorëve që të hetojnë të gjithë ‘ata përgjegjës që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit’. Ajo ka përsëritur edhe një herë mesazhin se askush nuk është mbi ligjin.
-
Temperatura deri në 31 gradë celsius, njihuni me parashikimin e motit për sot
17 Shtator 2021, 07:55Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por një rënie të lehtë do të ketë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 31°C.
-
Tiranë/I prenë rrugën me makinë pasi po ktheheshin nga kalçeto, ‘plas’ sherri mes të rinjve! 2 të plagosur, autorët ende të paidentifikuar (EMRAT)
17 Shtator 2021, 07:21Dy të rinj kanë mbetur të plagosur në Tiranë rreth në mesnatë si pasojë e një konflikti të çastit. Teksa po ktheheshin nga kalçeto, një manovër e gabuar e makinës, ka bërë që dy të rinjtë ti presin rrugën autorëve, të cilët më pas i kanë qëlluar me armë. Të plagosurit, Enis Sanxhaku dhe Noa Mato ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autorët e ngjarjes nuk janë identifikuar ende.
-
Punonjësit harrojnë zgarën ndezur, zjarri shkrumbon lokalin në Berat (VIDEO)
17 Shtator 2021, 07:20Si pasojë e një pakujdesie, flakët kanë përfshirë gjatë natës një lokal në Berat, përkatësisht në afërsi të urës së Goricës. Punonjësit e lokalit kishin harruar zgarën në kuzhinën e lokalit ndezur dhe fillimisht zjarri kishte filluar në atë dhomë duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientin.
-
V+O hap zyrën e re në Maqedoninë e Veriut dhe zgjeron praninë në Evropën Juglindore
16 Shtator 2021, 21:02V+O në Maqedoninë e Veriut do të ofrojë shërbime strategjike komunikimi dhe këshillimi për kompanitë, markat dhe organizatat globale dhe vendase, që veprojnë në tregun lokal.
-
Të maskuar e të armatosur, RENEA aksion në Vlorë, kontrolle nëpër biznese për persona në kërkim apo të armatosur! Një i shoqëruar
16 Shtator 2021, 20:46Forcat RENEA po zhvillon një operacion mbrëmjen e sotme në Vlorë për kapjen e personave në kërkim apo të armatosur. Bëhet me dije se po kryhen kontrolle në lokale e biznese që mendohet se frekuentohen nga persona në kërkim apo që lëvizin me armë, ndërsa deri më tani konfirmohet për një të shoqëruar.
-
Aksident i rëndë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ‘Benzi’ përplas automjetin, humb jetën 60-vjeçarja
16 Shtator 2021, 20:15Një aksident i rëndëm ku ka humbur jetën një grua, është shënuar gjatë mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Dajç
-
Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, thellohet tragjedia për familjen Gjoka! Pas dy vajzave, humb jetën edhe nëna! I vetmi i mbijetuar djali 12-vjeçar
16 Shtator 2021, 20:06Thellohet tragjedia për familjen Gjoka në Lezhë pas shpërthimit të bombolës në hotelin e tyre në Velipojë. Ditën e sotme ka ndërruar jetë në Itali si pasojë e plagëve të marra kryefamiljarja Alketa Gjoka, e cila pavarësisht kujdesit të mjekëve prej muajsh, nuk mundi të mbijetonte.
-
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shijak, plagosen 3 persona, dërgohen në Tiranë për mjekim të specializuar
16 Shtator 2021, 19:49Tre persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Shijak, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në banesën e tyre. Bëhet me dije se ngjarja u regjistrua në Xhafzotaj, ku kanë mbetur të plagosur Bukurie Maksuti 45 vjeç, një 17-vjeçar me inicialet B.M dhe 60-vjeçari Qefajet Musai, ky i fundit ka pësuar djegie të shkallës së tretë.
-
Aktivizohet vatra e zjarrit në masivin pyjor të fshatit Raboshtë të Lezhës, flakët i afrohen banesave! E pamundur ndërhyrja nga zjarrfikësit për shkak të terrenit malor
16 Shtator 2021, 18:35Pas një vere në “luftë” me flakët dhe qindra hektarë të djegur, gjatë pasdites së sotme një vatër e re zjarri është aktivizuar në njësinë Administrative të Kallmetit, në Lezhë. Fakët i janë afruar edhe banesave, ndërsa ndërhyrja nga zjarrfikësit është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor