Kronikë
-
Moti në shqipëri do të karakterizohet nga kthjellime dhe temperatura të larta, situatë e cila vijon deri pasdite kur në gjysmën lindore të vendit shfaqen vranësira kalimtare, sipas meteoAlb. Ndërsa bregdeti vijon me kthjellime. Parashikohet qe moti i nxehtë të mbetet edhe gjatë natës
8 Korrik 2021, 07:26 -
I akuzuar për vjedhje dhe mashtrim në Itali, shqiptarit i sekuestrohet vila 2 milionë euro
7 Korrik 2021, 23:09Vila me vlerë 2 milionë euro e një shqiptari është sekuestruar nga autoritetet italiane. 37-vjeçari akuzohet nga autoritetet italiane për mashtrim dhe vjedhje.
-
Greqi, u filmuan me dron nga policia duke shpërndarë kokainë, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë
7 Korrik 2021, 23:06Një grup që trafikonte dhe shiste drogë në doza të vogla është shkatërruar në Greqi, ku në pranga ranë 9 persona, mes tyre 4 shqiptarë.
-
Rikonstruksioni i kabinave, nesër në këto zona në Tiranë do të ndërpritet energjia elektrike për 6 orë
7 Korrik 2021, 22:46Pa drita do të mbesin pjesërisht rruga “Eshref Frashëri” në zonën e “Don Boskos”, rruga “Riza Cuka” në Laprakë, rruga “Besëlidhja” dhe Reparti 5009 në Bathore.
-
Marrëveshja për Skavicën, Kim: E bën Shqipërinë eksportuese të energjisë në rajon, përparim në marrëdhëniet në biznes mes saj dhe SHBA
7 Korrik 2021, 22:15Diplomatja rendit disa arsye se pse kjo marrëveshje është mjaft e rëndësishme ku do të fuqizojë Shqipërinë në pozicionin e saj si eksportuese e energjisë në rajon dhe do të fuqizojë ekonominë e saj.
-
Shpërthimi në Velipojë që plagosi nënën me 3 fëmijët, arrestohet tregtari që i shiti gazin, Policia: Shkeli bllokimin dhe tregtoi sërish gaz pa licencë e jashtë kushteve teknike
7 Korrik 2021, 20:10Petrit Mollja, tregtar gazi, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Velipojë, ndërsa dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë, ku shpërthimi i bombolave plagosi rëndë 4 anëtarët e kësaj familje.
-
Kreu i Urgjencës, Brataj në Report Tv: Varianti 'Delta' nuk është agresiv, por përhapet shpejt! I ngjashëm me gripin normal, s'humbet shija dhe nuhatja! I vetmi 'çelës' suksesi, vaksinimi në masë
7 Korrik 2021, 19:04Instituti i Shëndetit Publik theksoi se në vendin tonë nuk është identifikuar asnjë rast me variantin 'Delta', i koronavirusit, i cili tashmë është përhapur me shpejtësi dhe në vendet Rajonit. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në Report Tv pohoi po ashtu se nuk ka asnjë rast të konfirmuar, por më qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe të turistëve shumë shpejt mund të jetë prezent edhe në vendin tonë
-
-
Pabarazia/ Mjekët në burg për një bakshish, por trafikantët dhe kamikazët e rrugës qëndrojnë në shtëpi, ish zyrtarët e korruptuar ‘dënohen’ me punë publike
7 Korrik 2021, 18:17Vijon operimi me dy standarde me masat e sigurisë. Dy mjekët e QSUT-së dhe infermierja e Shkodrës u lanë në burg për 50 mijë lekë dhuratë. Dërgohen në shtëpi 4 nga 28 të arrestuarit në kuadër megaoperacionit “Shpirti” si pjesë e organizatës kriminale të kultivimit dhe trafikimit të drogës. Merviol Bilo ia hodhi pa asnjë ditë burg pas një vrasje, dy plagosje të rënda dhe armëmbajtje pa leje. Djali i Erzen Breçanit doli për disa ditë nga burgu pasi i këputi këmbën 23-vjeçares. Ish kryebashkiakja e Gjirokastrës shpallet fajtore për abuzim me detyrën, por ‘dënohet’ me punë publike.
-
-
Asnjë humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit! Rriten rastet e reja, 13 qytetarë rezultojnë të infektuar me koronavirus
7 Korrik 2021, 17:21Në 24 orët e fundit asnjë qytetar nuk ka ndërruar jetë nga COVID. Ndërkohë që rastet e reja me COVID janë rritur. Nga 2007 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me COVID, 13 qytetarë, 6 më shumë se një ditë më parë
-
-
2 mjekët e Traumës u arrestuan dhe u lanë në burg pasi u përmenden në telefonata, Sindikata del nesër në protestë: Show publik, shkelje e ligjit dhe abuzim
7 Korrik 2021, 16:34Mjekët akuzohen për korrupsion i personave që ushtrojnë funksione publike pasi i kanë marrë Fatbardh Dylit, i ati i 17-vjeçarit të plagosur, shumën prej 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro, për operimin e të birit. Gjithashtu në pranga u vu edhe Fatbardh Dyli , 40 vjeç, banues në Shkodër, i akuzuar për korrupsion pasiv.
-
S'mjaftojnë 'çmenduritë' e shqiptarëve, kapen me 200 km/h edhe dy shoferë nga Maqedonia dhe një nga Kosova! Arrestohen 10 drejtues të tjerë
7 Korrik 2021, 16:32Sikur të mos mjaftonin 'çmenduritë' e shoferëve shqiptarëve në rrugët e vendit, Policia ka kapur edhe dy shoferë nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Kosova, të cilët po lëviznin me makinë tej normave të lejuara të shpejtësisë.
-
Armela Krasniqi zgjidhet kryetare e re e AMA-s
7 Korrik 2021, 15:59 -
-
Mbajti peng për disa orë në makinë 33 vjeçaren, arrestohet 48 vjeçari në Mat
7 Korrik 2021, 14:43Davide Myzyri 48 vjeç është arrestuar në Mat pasi ka mbajtur peng për disa orë në makinën e tij një të re, pa dëshirën e saj.
-
'Çmenduria' e 33-vjeçarit në Tiranë! Kryente manovra të rrezikshme, përplasi 2 makina, e aksidentoi rëndë efektivin e 'Shqiponjave' në tentativë për t'i ikur policisë! I vihen prangat e i hiqet patenta
7 Korrik 2021, 14:41Marlind Ymeraj, është një nga ato drejtues mjetesh që meriton një dënim shëmbullor për shkak të rrezikshmërisë publike që paraqet Këtë herë papërgjegjshmëria ka kaluar çdo kufi, ai nuk ka vetëm veten në rrezik, por edhe të efektivëve të policisë. Brenda 10 ditëve ai është gjobitur 3 herë për manovra të rrezikshme.
-
-
Pas denoncimit të Report Tv që Benzi me logo Kuvendi sfidoi policinë me shpejtësi 'skëterrë', uniformat blu pikasin 'policët e rremë' në rrugë! Për disa nis hetimi penal
7 Korrik 2021, 14:22Disa ditë më parë Report Tv denoncoi me pamje se si një makinë e cila për t'u 'kamufluar' nga forcat e policisë përdortë një logo të Kuvendit të Shqipërisë dhe ecte me shpejtësi skëterrë në rrugët e vendit, policia e shtetit ka njoftuar sot se ka marrë masa ndaj të gjithë këtyre 'hileqarëve' që na rrezikojnë jetën çdo ditë.