Kronikë
-
11 vatra zjarri janë ende aktive në vend, ndërsa më problematike situata paraqitet në Majën e Rrunës dhe në fshatin Lundre në Ulëz. Maja e rrunës ndodhet prej gati 3 javësh nën 'pushtetin' e flakëve, ndërsa situata më problematike është në Majën e Zezë. Në zonë për shuarjen e flakëve po punon një helikopter holandez si dhe janë angazhuar 30 trupa te Forcave te Armatosura.
24 Gusht 2021, 09:55 -
Shëngjin/ Gjendet e shkrumbuar në breg të detit një fouristradë në Ranën e Hedhun, mori flakë në ecje, shkak dyshohet një defekt teknik
24 Gusht 2021, 09:52Një automjet, fouristradë, është gjetur e shkrumbuar në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Automjeti u gjet në breg të detit pasditen e djeshme nga policia, ndërsa shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt teknik.
-
-
Vrasja e dhëndrit të anëtarit të bandës 'Hakmarrjes për Drejtësi', autorët e mbajtën në vëzhgim për 1 javë! Gjendet dhe një tjetër kallashnikov në makinën e vjedhur! Shoqërohen 2 persona si të përfshirë në ekzekutim
24 Gusht 2021, 08:44Pronari i “Bar Pedonale” në Lushnje u ekzekutua teksa pinte kafe në lokalin e tij mbrëmjen e së hënës, ndërsa 5 persona të tjerë, kunati dhe klientë të zakonshëm, mbetën të plagosur. Deri më tani me mbi 20 persona të shoqëruar policia nuk ka ende një autor të dyshuar, por dyshon se vrasësi është me pagesë. Bledar Muça, 34 vjeç ishte i martuar me mbesën e Roland Shytit të “Hakmarrjes për drejtësi” dhe pikërisht konfliktet nga kjo lidhje familjare, dyshohet të jenë shkak për atentatin. Pistë hetimi lidhja me bandën famëkeqe.
-
Aksident fatal në aksin Shkodër-Velipojë, Benzi përplas për vdekje 16-vjeçarin që po udhëtonte me mjet bujqësor, ndalohet drejtuesi
24 Gusht 2021, 08:42Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Report Tv mëson se si pasojë e një aksidenti rrugor ka humbur jetën një 16-vjeçar i cili u përplas nga një mjet tip 'Benz', teska po udhëtonte me një mjet bujqësor. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit tip 'Benz'
-
Rama publikon pamje nga qyteti antik me nota moderne: Nadja mirë nga Shkodra, do të bëjmë me patjetër gjana t'bukra në Mandatin e Tretë
24 Gusht 2021, 08:33Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me bukuritë e qytetit antik lashtë me nota moderne, Shkodrën.
-
Dita nis me diell e temperatura të larta, por pasditja pritet të sjellë vranësira! Ja si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme
24 Gusht 2021, 07:01Vendi ynë do të paraqitet deri në mesditë nën ndikimin e masave ajrore të kthjellëta dhe relativisht me temperatura të larta. Por orët e pasdites dhe mbrëmjes sjellin kalime vranësirash nëpër territor ku më të dukshme do të jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë. Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin pasardhës.
-
-
-
-
Ekzekutimi i Bledar Muçës në lokalin e tij, gjendet makina e djegur e autorëve
23 Gusht 2021, 23:27 -
-
Atentat në Lushnje, autorët qëlluan mbi 20 herë me kallashnikov
23 Gusht 2021, 23:08 -
-
-
Atentat në Lushnje, ekzekutohet duke pirë kafe pronari i lokalit, plagosen 5 të tjerë! Autori zbriti nga makina dhe qëlloi mbi 20 herë me breshëri kallashnikovi
23 Gusht 2021, 22:28Një atentat në mes të qytetit ka tronditur mbrëmjen e sotme Lushnjen. Me breshëri kallashnikovi është ekzekutuar 34 vjeçari Bledar Muça në ambientet e lokalit të tij bar “Pedonale”. Ai ishte i ulur në tavolinë duke pirë kafe kur u qëllua për vdekje, ndërsa nga breshëria e plumbave u plagosën 5 persona të tjerë, mes tyre edhe 2 gra.
-
Berat/U përplas dje nga 'Benzi' me shpejtësi skëterre, ndërron jetë te Trauma një nga të plagosurit
23 Gusht 2021, 22:2234-vjeçari Leonard Rrapi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ishte dërguar për mjekim, pasi u përplas një ditë më parë nga një makinë që udhëtonte me shpejtësi skëterre në Berat.
-
U kap me 4 mijë paund që i kishte përfituar nga shitja e drogës, dënohet me 16 muaj burg 27-vjeçari shqiptar me 3 emra në Britaninë e Madhe
23 Gusht 2021, 21:55Një shqiptar është dënuar në Britaninë e Madhe me 16 muaj burg pasi është konstatuar nga autoritet vendase me 4 mijë paund në makinë, një thikë si edhe një çantë me mbetje kanabisi. Më 13 maj ai u arrestua duke udhëtuar në një makinë dhe akuzohet se ka përfituar të ardhura nga shitja e drogës. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, 27-vjeçari përdorte tre emra, një italian, një bullgar dhe shqiptar.
-
-
Aksident në aksin Milot-Morinë, plagoset shoferi dhe pasagjeri, dërgohen te Trauma në Tiranë
23 Gusht 2021, 21:13Një tjetër aksident është regjistruar këtë mbrëmje në aksin rrugor Milot-Morinë. 2 makina janë përplasur dhe si pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit G.R., dhe pasagjeri në këtë mjet E.R., 34 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën