Kronikë
-
Tetë të plagosur është bilanci i një aksidenti në Shijak, ku mjeti tip 'Benz' ka përplasur një motor me rimorkio. Mësohet se në momentin e aksidentit, 8 personat ishin brenda në rimorkio, të cilën e përdornin për të mbledhur kanaçe.
28 Tetor 2021, 20:53 -
Arben Kraja vizitë në Holandë, takon homologun e tij: Fokus rezultatet e arritura nga SPAK dhe shkëmbimi i informacioneve mes palëve
28 Tetor 2021, 20:20Drejtuesi i Prokurorisë Posaçme Antikorrusion, Arben Kraja ndodhet në një vizite zyrtare në Holandë. Në kuadër të kësaj vizite, sot u zhvillua një takim me Drejtuesin e Prokurorisë Kombëtare për Mashtrime Serioze dhe Konfiskimit Aseteve (struktura homologe e SPAK ) në Holande, zotin Guus Schram.
-
Berat/ Po digjnin mbeturinat, por zjarri iu doli nga kontrolli, zjarrfikësit 1 orë 'luftë' me flakët, shpëtojnë banesat Moravë nga djegia (VIDEO)
28 Tetor 2021, 19:12Pas një ore 'luftë' me flakët zjarrfikësit kanë mundur të shpëtojnë banesat e fshatit Moravë nga djegia. Një zjarr i fuqishëm përfshi disa toka bujqësore duke rrezikuar serat dhe banesat e fshatit. Vetë banorët e zonës ishin shkaktarët e flakëve, të cilët duke djegur mbeturinat, zjarri iu doli nga kontrolli.
-
-
-
-
Dhunoi tregtarin pak ditë më parë në Lushnje pse refuzoi kontrollin, pezullohet efektivi i policisë
28 Tetor 2021, 18:03SHÇBA ka pezulluar nga detyra policin B.SH. dhe ka vendosur ndaj tij detyrim paraqitje, pasi dhunoi pak ditë më parë një tregtar në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” në Lushnje. Rasti u denoncua nga vetë shitës i fruta-perimeve, Amarildo Hoxha, 28 vjeç, i cili tha se ai u dhunua nga policia e Lushnjës vetëm se po filmonte me telefonin e tij nga mjeti. Por kjo është mohuar nga efektivët, të cilët u shprehën se ai nuk pranoi të identifikohej dhe i kishte kanosur.
-
Shkatërrohet organizata kriminale në Belgjikë që vrau shqiptarin në 27 nëntor 2020, kunat i Erion Alibejt, organizator i dy vrasjeve në Elbasan
28 Tetor 2021, 16:22Një organizatë kriminale që merrej me trafikun e gjerë të kokainës është shkatërruar të martën në Belgjikë, mirëpo nga hetimet autoritete vendase kanë zbuluar edhe lidhjen me shqiptarin Ardit (Arjan) Spahiu, të ekzekutuar më 27 nëntor të 2020.
-
-
Operacion anti-drogë në Lezhë, në një shtëpi të braktisur gjenden rreth 50 kg kanabis
28 Tetor 2021, 14:54Policia e Lezhës po zhvillon një operacion anti-drogë. Gjatë kontrolleve ka gjetur një sasi të konsiderueshme me kanabis në një shtëpi të braktisur në fshatin Manati.
-
-
Vdekja e 4 rusëve në Qerret, Shefi në Krimet e Rënda për Report Tv: Gjendja e mushkërive të tyre na tregon për asfiksi! Ishin njerëz të thjeshtë, vëmendje maksimale hetimeve
28 Tetor 2021, 14:26Josif Shtëmbari, shef sektori në Drejtorinë e krimeve të rënda në Policinë e Shtetit, ka dhënë detaje dhe informacione të reja mbi ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur opinionin publik në vend. Vrasja e turistëve rusë, grabitja e biznesmenit në Nikël të Fushë-Krujës dhe vrasja e Demir Backës në Fier janë 3 ngjarjet më të rënda të javëve të fundit.
-
-
Me flamuj dhe veshje tradicionale, kremtohet sot dita e ‘Jo-së’ greke në manastirin e Këlcyrës! Krah nënës së Katsifas ish-kampioni në peshëngritje Piro Dhima
28 Tetor 2021, 13:13Dita e JO-së greke, që përkujton fundin e luftës italo-greke 81 vite më parë, është kremtuar në zonat minoritare të Gjirokastrës.
-
-
Pak ditë para skadimit të marrëveshjes me qeverinë, naftëtarët në Ballsh, sërish para uzinës: Ende s'ka vendim çfarë do bëhet me ne
28 Tetor 2021, 10:11Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga skadimi i marrëveshjes 1 vjeçare me qeverinë, naftëtarët në Ballsh janë mbledhur sërish sot para uzinës. Marrëveshja skadon 9 nëntor, ndërsa naftëtarët deklarojnë se nuk kanë ende një përgjigje për fatin e uzinës dhe se pasi kanë marrë edhe pagën e 12, mbetet e paqartë se çfarë do të bëhet me ta.
-
Përvjetori i ‘Jo-së’ dhe fillimi i luftës greko-italiane, Greqia feston ‘nën hijen e rëndë të pandemisë’
28 Tetor 2021, 10:04Ndryshe nga vendet e tjera që festojnë dhe kanë vendosur si ditë pushimi ditët e përfundimit të dy luftërave botërore, Greqia ka vendosur si festë kombëtare futjen në Luftën e Dytë Botërore, fillimin e luftës greko-italiane
-
Rruga është tashmë e hapur, rinisin hetimet për Fatmir Mediun! Gjykata e Lartë çon në SPAK dosjen e Gërdecit
28 Tetor 2021, 09:50Gjykata e Lartë ka dërguar sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dosjen arkivore të Gërdecit. Dorëzimi i dosjes vjen pas vendimit të Apelit të GJKKO për të rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke i hapur rrugë edhe rigjykimit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
-
Qarkullonte me doza kanabis gati për shitje në makinë, arrestohet 35-vjeçari në Lezhë! Në pranga edhe një tjetër ‘fluturoi’ qesen me drogë nga dritarja
28 Tetor 2021, 09:49Teksa puna për parandalimin dhe “goditjen’ e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve vazhdon, 2 persona janë vënë në pranga nga policia e Lezhës, ndërsa është proceduar penalisht një tjetër.
-
Fier/ 38-vjeçari thyen xhamin e qendrës shëndetësore pas sherrit me mjeken, një tjetër në pranga për lojëra fati
28 Tetor 2021, 09:18Policia e Fierit njofton se janë arrestuar dy persona. Njëri prej tyre për organizim të lojërave të fatit ndërsa një tjetër pasi u konfliktua me një mjeke duke thyer xhamin e qendrës shëndetësore Dukas.