Kronikë
-
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 10 vite e 9 muaj burg, 60-vjeçarin Mhill Gega i cili në muajin shkurt të këtij viti përplasi me dashje me makinë bashkëfshatarin e tij Mark Gjeta në fshatin Bungaj të Mirditës
30 Tetor 2021, 08:41 -
Me shpejtësi dhe duke përdorur celularin, makina inteligjente ‘gjobit’ 334 drejtues mjetesh brenda Tiranës
30 Tetor 2021, 07:51Makina inteligjente ka evidentuar sërish të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit. Siç njofton policia janë 334 drejtues mjetesh në shkelje, nga makina inteligjente, në rrugët e brendshme të kryeqytetit, në Unazën e Re dhe në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën
-
U kap me 35 kg marijuanë në banesën në Konispol, prokuroria ‘zbërthen’ të dhënat në telefonin e autorit
29 Tetor 2021, 22:09Detaje të reja janë zbuluar nga sekuestrimi i 35 kg marijuanë në Konispol, pak javë më parë, ku u arrestuan çifti, Lutfi e Shano Faslliu (Demce), për të cilët Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”
-
Dy vendime të KLGJ-së rrezikojnë t’u ofrojnë gjyqtarëve mburojë përballë ILD-së
29 Tetor 2021, 21:04Dy vendime të njëpasnjëshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) rrezikojnë të kthehen në një mburojë për gjyqtarët përballë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Si për rastin e një gjyqtareje të Apelit të Tiranës, për të cilën ishte kërkuar shkarkimi, ashtu dhe më pas për dy gjyqtarë të Apelit të Vlorës, për të cilët ishte kërkuar masë disiplinore, KLGJ-ja ka vendosur pezullimin e procedimit disiplinor, me arsyetimin se duhej pritur vendimi i formës së prerë nga organet e Vettingut.
-
SPAK kërkon pasuritë e Ahmet Isufaj, kërkohet konfiskimi i pasurive të xhaxhait të Arben Isufaj
29 Tetor 2021, 20:59Gjykata e Posaçme pritet të shqyrtojë kërkesën e SPAK për konfiskimin e pesë pasurive që i përkasin Ahmet Isufaj dhe rrethit të tij familjar ku përfshihen një ndërtesë gati 500 metra katrorë si kompleks shërbimesh ndodhur në Sheq të Fierit, truall me sipërfaqe 1580 m2, një vilë tre katëshe , automjet dhe pasuri e paluajtshme e llojit njësi .
-
Presidentja e MEK: Populli iranian është gati për përmbysjen e regjimit tani më shumë se kurrë më parë! Pense: Presidenti Raisi një vrasës brutal i masave
29 Tetor 2021, 20:41Të enjten më 28 tetor 2021, një samit dypartiak diskutoi rreth impaktit të presidencës së Ebrahim Raisi-t tek pozicioni sfidues që Teherani ka ndërmarrë përballë bisedimeve bërthamore dhe në ndërhyrjet e vazhdueshme në rajon. Samiti diskutoi gjithashtu mbi rolin e Raisi-t në masakrën e 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë.
-
Incidenti/ Komisioni i Vetingut: Dritan Gina hyri me forcë në sallë, sjellja e tij nuk riparohet edhe sikur ta çonim për ‘riedukim’ në Shkollën e Magjistraturës
29 Tetor 2021, 18:27Komisioni i Vetingut shprehet se për të shkarkuar nga detyra prokurorin Dritan Gina do të mjaftonte vetëm përplasja e tij me gardën dhe hyrja me forcë në sallën e seancës dëgjimore në 22 shtator 2021.
-
VIDEO/ Shpërthen në flakë makina te Komuna e Parisit në Tiranë, shkrumbohet e tëra, e drejtonte një vajzë! Drejtuesja e mjetit nuk është lënduar
29 Tetor 2021, 18:10Një makinë ka shpërthyer në flakë në Unazën e Madhe në Tiranë, në afërsi të Komunës së Parisit.
-
Makinat inteligjente ‘gjobiten’ 894 drejtues mjetesh duke shkelur rregullat e qarkullimit, Policia: Pezullohen 256 leje drejtimi, ndëshkohen 2126 drejtues mjetesh
29 Tetor 2021, 17:14Gjatë 48 orëve të fundit, nga monitorimi i makinave inteligjente janë evidentuar disa automjete në shkelje me ligjin. Kështu, 894 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me gjobë, e cila do t’u shkojë direkt e në banesë
-
Durrës, 22 vjeçari me Smart përplas 33-vjeçaren me biçikletë, transportohet urgjent për në spital
29 Tetor 2021, 17:03Një 33-vjeçare është dërguar me urgjent për në spital në Durrës, pasi teksa po lëvizte me biçikletë u përplas nga një Smart që drejtohet nga një 22 vjeçar. E reja ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën në kujdesin e mjekëve.
-
Zjarr në fshatin Labinot të Elbasanit, digjen shkurre dhe pemë (VIDEO)
29 Tetor 2021, 16:37Një sipërfaqe pylli është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të premte në fshatin Labinot, në Elbasan.
-
Ndodh në Sarandë/ Nipi: Lironi dajën, drogën e mbolla unë! Gjyqtari liron nga qelia 60-vjeçarin
29 Tetor 2021, 16:09Dëshmia e nipit, ka qenë kyçe për lirimin e Alim Abazit, 60-vjeçarit i cili që prej 9 gushtit ishte arrestuar për kultivimin e 54 rrënjëve “cannabis sativa” në Qafen e Soronesë, Bashkia Konispol. Nipi Sabri Mucaj, edhe ky i arrestuar në një ditë me dajën, ka deklaruar se Abazi është i pafajshëm, pasi drogën e kishte mbjellë ai, në tokën e shtetit, shumë pranë stanit të 60-vjeçarit.
-
Sarandë, u kap me 2.5 kg marijuanë, dënohet me 6 vjet e 8 muaj burg 51-vjeçari
29 Tetor 2021, 15:22Gjykata e Sarandës ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg një 51-vjeçar nga Berati, i cili një vit me parë u kap me rreth 2.5 kg marijuanë në tentativë për ta trafikuar me këmbë drejt kufirit të gjelbër shqiptaro-grek
-
Erdhën nga Kosova dhe i grabitën 50 mijë euro biznesmenit në Ksamil, Vangjel Pella kërkon lirinë: Jam sëmurë nga zemra! Gjykata nuk ia pranon
29 Tetor 2021, 15:16Grabitja e 50 mije eurove ne 3 korrik të këtij viti me banesën e biznesmenit Lorenc Poka ne Ksamil, vazhdon të mbajë në qeli kosovarin Hil Mema dhe biznesmenin nga Ksamili, Vangjel Pella.
-
Shtyhet vendimi për ankimin e Thoma Gëllçit, ish-kreu i RTSH: Nuk jam i rrezikshëm
29 Tetor 2021, 14:42Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për nesër, në orën 12:00, vendimin për ankimin e bërë nga Thoma Gëllçi kundër masës së sigurisë “arrest në burg”. Seanca u shty për shkak të pretendimeve të palëve nëse vetë ish kreu i RTSH, Thoma Gëllçi tha para trupës gjykuese se nuk është i rrezikshëm dhe mund të lirohet duke i caktuar një masë më të lehtë.
-
-
-
Qytetarja dhunon mjeken dhe infermieren e poliklinikës së Fierit, shpallet në kërkim 28-vjeçarja
29 Tetor 2021, 12:26Një 28-vjeçare ka dhunuar një mjeke dhe një infermiere në poliklinikën mjekësore të qytetit të Fierit. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 28-vjeçarja është shpallur në kërkim.
-
Sekuestrohet 32 kilogramë kanabis në Manati të Lezhës, arrestohet një person, në kërkim dy djemtë e tij
29 Tetor 2021, 12:14Policia e Lezhës ka goditur dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Një person është arrestuar në Manati, ndërsa një tjetër u prangos në fshatin Ndërfane të Mirditës. Dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia.
-
VIDEO/ Shkoi të grabiste vilën, vritet nga pronari 38-vjeçari shqiptar në Itali, baba i një fëmije të vogël
29 Tetor 2021, 12:13Një shqiptar është vrarë në Itali nga pronari i një vile të cilën shkoi ta grabiste. Viktima është identifikuar si Arbër Xheleshi, 38 vjeç, ndërsa ngjarja u regjistrua në Santopadre në provincën e Frosinone, 4 ditë më parë. Xheleshi ishte baba i një fëmije të vogël.