Kronikë
-
25 Qershor 2021, 22:01
-
Aksident në Elbasan, po bënte xhiro me skuterin e marrë me qira, makina përplas të riun! Dërgohet në gjendje të rëndë në spital
25 Qershor 2021, 21:56Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan, si pasojë e një aksidenti. Mësohet se aksidenti është regjistruar në afërsi të urës së Zaranikës, ku një i ri, i cili po bënte xhiro me një skuter të marrë me qira, është përplasur nga një automjet.
-
Shoi familjen Gushi në aksidentin tragjik, Igli Madani i proceduar më parë për aksident me plagosje në Tiranë! I hetuar edhe për kanabis dhe përleshje! Gjoba pa fund! Kush është babai biznesmen
25 Qershor 2021, 21:43Igli Madani, 22-vjeçari i arrestuar sot nga policia, pas shkaktoi aksidentin tragjik që i mori jetën 4 anëtarëve të familjes Gushi në autostradën Fier-Vlorë, është një emër i njohur për policinë. Madani me patentë prej 3 vitesh, kishte marrë 8 gjoba, 4 prej tyre për parakalim të gabuar. Ai kishte 2 gjoba për xhama të zinj, 1 gjobë shpejtësie. Ai ishte proceduar për tjetër aksident në Tiranë, si dhe për kanabis dhe sherr. Ai është i biri i biznesmenit Bashkim Madani.
-
OSHEE njofton, zona të ndryshme të Sarandës dhe Delvinës pa energji elektrike, ka avari
25 Qershor 2021, 21:33Zona të ndryshme të Bashkive Sarandë dhe Delvinë janë aktualisht pa energji elektrike për shkak të një avarie në linjën e Kurum.
-
VIDEO/ Aksidenti ku u shua një familje në Fier-Vlorë, dhjetëra të rinj mesazh sensibilizues! Shtrihen si të vdekur para Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Transporteve
25 Qershor 2021, 20:54Të organizuar në rrjetet sociale me dhjetëra të rinj janë mbledhur sot para Ministrisë së Brendshme dhe më pas në atë të Transporteve duke u shtrirë në tokë 'si të vdekur' si mesazh sensibilizues për aksidentin e rëndë që ndodhi sot në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku u shua një familje për shkak se u përplasën nga një makinë me shpejtësi shkëterrë e drejtuar nga një i ri 20-vjeçar
-
Fotoreporterë të “National Geographic” në Kukës, të mahnitur nga malet shqiptare
25 Qershor 2021, 20:28Dy fotografë të huaj flasin për eksperiencën e bukur që po kalojnë në Kukës. Ata kanë ardhur për turizëm por paralelisht janë duke punuar për një libër, koleksion me foto. Bunkerët janë ato qe u kane bërë me shumë përshtypje.
-
Makina del nga rruga dhe përfundon në lumin e Lanës, plagoset një kalimtar 80-vjeçar
25 Qershor 2021, 19:50Një makinë ka dalë nga rruga në kryeqytet dhe ka përfunduar në lumin e Lanës. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastit 80-vjeçar.
-
Kolektori i Balldrenit i mbushur me peshq të ngordhur, banorët: Ferma derdh lëndë të rrezikshme në kolektor
25 Qershor 2021, 19:30Banorët e fshatit Balldren të Lezhës ngrenë alarmin se jetesa e tyre po bëhet e vështirë për shkak të situatës së krijuar në kolektorin e zonës që është mbushur plot me peshq të ngordhur. Banorët thanë se kjo është një situatë e përsëritur dhe dyshojnë se shkaktare është një fermë blegtorale që hedh lëndë të rrezikshme në kolektor duke vrarë peshqit.
-
Gjendet në rrugë një 18-vjeçar në Tiranë, policia bën apel: Vuan nga probleme të shëndetit mendor, nuk mban mend adresën e shtëpisë
25 Qershor 2021, 19:26Aktualisht 18-vjeçari ndodhet pranë Komisariatit të Policisë Nr.6., ndërsa policia lut familjarët e tij apo çdo person që mund të ketë kontakte me të, të telefonojë në 112 ose të paraqitet në këtë komisariat.
-
-
Aksidenti rrugor që i mori jetën 4 antarëve të një familjeje në Vlorë, eksperti Luzi tregon për Report Tv arsyet: Ja masat që duhet të merren
25 Qershor 2021, 18:25Pushimet e familjes Gushi, u kthyen tragjike për shkak të aksidentit që ndodhi ditën e sotme në Vlorë, ku katër antarët e famijes u shuan. Eksperti i Sigurisë Rrugore, Arben Luzi, i ftuar në ‘Studio Live’ në Report TV shpjegoi rrethanat se si ka ndodhur aksidenti. Sipas ekspertit Luzi, makina tip ‘Audi’ ka qenë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe e ka goditur mjetin tip ‘Toyota’ nnë pjesën e pasme, në anësoren e majtë.
-
U ekzekutua në 2011, zbardhet vrasja e biznesmenit Ilir Rexhepi në Elbasan, shpallet në kërkim Mihal Toshi
25 Qershor 2021, 18:20Gjykata e Elbasanit ka shpallur në kërkim Mihal alias Mirgen Toshi, pasi iu caktua masa e sigurisë “arrest në burg”, si i dyshuari kryesor për krimin e ndodhur më 30 dhjetor të 2011-s në Elbasan, ku mbeti i vrarë me disa plumba, biznesmeni Ilir Rexhepi.
-
Operacioni blic i strukturës anti-korrupsion të Kryeministrisë, një prej dosjeve të sekuestruara në kadastrën e Sarandës e falsifikuar me shkrim dore leja e kryerjes së punimeve
25 Qershor 2021, 17:22Një nga dosjet e sekuestruara lidhet me një pronë mbi të cilën po bëhet një ndërtim pa leje, lokal, dhe pa miratimin e një prej pronarëve. Kjo leje ishte për një periudhë dhe është falsifikuar shtyrja me shkrim dore.
-
Çoi në 'Venecia' zgjedhjet lokale të 2019-s, 'Kushtetuesja' sqaron vendimin: Çështja unike, këshillimi i nevojshëm! Debatet po i japin ngjyrime politike
25 Qershor 2021, 17:19Vendimi për tia deleguar vendimin a interpretimin Komisionit të Venezias për çështjen e zgjedhjeve të kaluara vendore, nuk la shije të mirë në opinion publik në pritshmëritë nga Gjykata Kushtetuese. Jo pak e kanë konsideruar këtë vendim si shmangie të përgjegjësive nga ana e gjykatësve kushtetues.
-
Përfundon puna për rehabilitimin e rrëshqitjes në aksin Vlorë-Orikum, Balluku: Nga sot kthehet në normalitet qarkullimi i mjeteve
25 Qershor 2021, 17:13Nga sot, qarkullimi i automjeteve në aksin Vlorë-Orikum është kthyer në normalitet. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ishte sot e pranishme në këtë aks, ku pa nga afër vijimin e punimeve, ndërsa tha se punimet për rehabilitimin e rrugës përfunduan brenda 30 ditëve, sikurse ishte premtuar.
-
Raporti/ 400 raste pastrimi parash në 2020, të përfshirë avokatë, gjykatës dhe familjarë të zyrtarëve të lartë, njerëzit e krimit me lidhje deri në qarqet politike
25 Qershor 2021, 16:50Krimi i organizuar dhe korrupsioni vijojnë të udhëheqin pastrimin e parave në Shqipëri, 80 informacione u referuan edhe në SHISH, 40 çështje në prokurori dhe 227 në polici. Skemë pastrimi parash mes avokatëve dhe gjykatësve duke rritur deri në 13 herë dëmshpërblimin për shpronësimet
-
-
Koronavirusi/ Asnjë viktimë dhe 7 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në vend
25 Qershor 2021, 16:417 raste të reja infeksioni me COVID janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, ndërsa për të disatën ditë radhazi tashmë, fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë viktimë.
-
Çfarë parashikon ligji, deri në sa vite burg rrezikon shoferi që shoi familjen Gushi?
25 Qershor 2021, 16:13 -
Matura 2021/ Dalin notat e testit të matematikës, Kushi: Ulëm kufirin minimal të kalueshmërisë! 1,820 maturantë kanë marrë notën 10
25 Qershor 2021, 16:01Kushi njofton se pas një analize të kujdesshme dhe duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, është vendosur ulja e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë. Ndërkohë, ajo nënvizon se janë 1,820 maturantë nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10.